Pajtohen përfundimisht Donaldi dhe Bora, kjo e fundit poston foton…

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë pajtuar përfundimisht.Mbrëmë në emisionin Big Brother VIP, është rikthyer sërish vëmendja te historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.“Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, tha Donaldi. E për këtë përvjetor, ai zgjedhi t’ia bëjë edhe një dhuratë me mundësitë që kishte.Ai e hoqi varsen që e mbante në qafë që prej fillimi dhe e futi në një kuti të çokallatave dhe e gjuajti përtej murit, në mënyrë që ta merrte Bora. Ai i dërgoi edhe një puthje përmes ekranit. Pas këtij gjesti të bukur, ka reaguar për herë të parë edhe Zemani. Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të vetes, në të cilën shfaqet e veshur me një kostum sportiv të zi. Në dorë, Bora mban pakon e ëmbëlsirave të Donaldit, ndërsa në qafë, varësen e tij. Me këtë foto ajo uron ndjekësit e saj të shumtë për një fundjave të ëmbël.