Elsona tregon dramën në familje: “Babi e lidhte mamin në krevat me litar, e rrihte “

Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan priti në studio historinë e Elsonës, një vajzë e re 20-vjeçare. Në rrëfimin e saj të dhimbshëm, ajo tregon historinë e familjes. Elsona është fëmija i dytë pas një djali dhe 2 djemve të tjerë pas saj. Martesa me shkuesi e nënës së saj, Angjelinës nuk ka qenë aspak e lumtur. U desh vetëm një vit që Angjelina të ishte viktimë e dhunës për shkak të alkoolit që bashkëshorti konsumonte.


Gjatë shtatzënisë me njërin nga djemtë, ai e ktheu te prindërit e saj ku nuk gjeti mbështetjen e duhur dhe nëna e Elsonës detyrohet të shkojë sërish te bashkëshorti. Asgjë nuk ndryshoi, Elsona tregon se ajo ka qenë dëshmitare e ngjarjeve të dhimbshme.

Elsona: Kanë filluar torturat që në atë kohë dhe ka pasur shumë raste që i kam parë vetë.

Ardit Gjebrea: I ke parë vetë? Ke qenë dëshmitare?

Elsona: Po, kam qenë dëshmitare. Ka qenë një rast, se babi sa herë pinte, vinte në shtëpi dhe i gjuante direkt mamit, shumë.


Ardit Gjebrea: Edhe në syrin tuaj?

Elsona: Po, i gjuante shumë dhe mami vetëm binte në tokë e nuk ndiente asgjë. Ka pasur raste e ka lidhur në krevat me litar, e rrihte shumë.

Ardit Gjebrea: Po ju çfarë bënit?

Elsona: Ne ishim të vegjël, unë mundohesha ndonjëherë të ikja fshehurazi ta zgjidhja mamin, të bëja ndonjë gjest, por ai më shtynte, më gjuante./tvklan.al