‘Ta varin, i shkruante fjalë turpi çupës”/ Flet gjyshja e 14-vjeçares që u ngacmua nga drejtori i shkollës në Pogradec (Video)

Gjyshja e 14-vjeçares së ngacmuar seksualisht nga drejtori i shkollës, ka folur për mediat. Ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Stropckë të Pogradecit, ka shokuar një Shqipëri të tërë.E moshuara ka deklaruar para kamerave se mbesa e mitur jetonte me të pasi prindërit i punonin i Greqi. Ajo deklaron se drejtori i shkollës ku mbesa shkonte për të mësuar kishte rreth 2 javë që i shkruante mesazhe turpi.


“I ka shkruar çupës në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin çuar në Pogradec. Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që çupa shkoi në Pogradec. Nuk e di çfarë i shkruante, por llafe turpi”-ka thënë ajo. “Kishte dy javë që shkruante me çupën. Vajza na tregoi pastaj, prindërit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Shkuan bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babanë e asaj. Dje na thirrën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jashtë, për çupën. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin. Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë”

Kemi frikë ta çojmë në shkollë. Kemi frikë mos na e e godasin. Këto gjëra ndodhin tani.’- shtoi e moshuara.

Drejtori aktualisht ndodhet prapa hekurave.