Taulant Xhaka i jep lamtumirën kombëtares shqiptare: “Një nga vendimet më të vështira,do jem përjetë KUQEZI”

Taulant Xhaka mbetet një personazh unik, i dashuruar nga tifozët, i urryer nga rivalët, një lojtar që ka dhënë gjithnjë maksimumin për fanellën. Prej vitesh, Xhaka përfundoi në qendër të kritikave si pasojë e refuzimeve që i beri në kohë të ndryshme Kombëtares, në fund ai që i vendosi vulën ishte Edy Reja, duke deklaruar publikisht që Xhaka nuk dëshiron të vijë në përfaqësuese duke i mbyllur në këtë mënyrë dyert e Kombëtares. Pas Edy Reja është vetë lojtari, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale, konfirmoi i ka dhënë fund karrierës së tij me Kombëtaren, duke e konsideruar këtë si vendimin më të vështirë që ka marrë ndonjë herë:


Letra:
Të nderuar tifozë , futbollistë, dashamirës të futbollit, e nderuara Kombëtare shqiptare, krenari e gjakut tim. Dita që u vesha kuqezi ka qenë dhe mbetet dita dhe kujtimi im më i bukur i jetës time. Kam qenë dhe jam shumë krenar që u bë e mundur , që unë të vishesha kuqezi.Ishte një ëndërr për të gjithë familien XHAKA e cila tashmë e bërë realitet. Do jemi gjithmonë krenar dhe Mirnjohës. Nuk përshkruhen dot me fjalë emocionet dhe çastet e bukura që kam kaluar në gjirin e kombëtares kuqezi.

Të paharrueshme do mbetet kualifikimi që arritëm sëbashku në europian, apo dhe ndeshja që kaluam në Serbi. Mbi të gjitha entuziazmi dhe krenaria e përfaqësimit të kombëtares kuqezi, është një luftë për të treguar dashurinë ndaj vendit tënd të origjinës. Si unë dhe vëllai im Graniti, jemi rritur me atdhedashuri për Shqipërinë dhe Kosovën. Kohët e fundit kam munguar në kombëtaren kuqezi për shkak të lëndimeve të shumta, që akoma vazhdojnë të më ndjekin. Për këtë arsye dhe shumë arsye të tjera private, kam vendosur të jap lamtumirën nga Kombëtarja kuqezi si lojtar i saj, por me zemër do jem në çdo moment pranë jush deri në frymën e fundit. Do jem përjetë KUQEZI.


Më besoni, që ky vendim është ndër vendimet më të vështira dhe emocionuese të marra ndonjëherë në jetën time. Nuk e kam pas aspakt të lehtë ta marr një vendim të tillë, sepse pranë kombëtares jam ndjerë shumë shumë mirë dhe krenar. Jam mbështetur shumë nga stafi i FSHF-it, nga bashkë lojtarët e mi, si dhe nga tifozat e mrekullueshëm kuqezi. Por, në kushtet dhe rrethanat që unë ndodhem, mendova që është më e mira t´i them në këtë moment lamutumirë kombëtares së futbollit, për t´i dhënë edhe brezit të ri mundësinë të afirmohen, që të jenë e ardhmja e kombëtares sonë të përbashket. Dua të falënderoj përzemërsisht trajnerët me të cilët kam punuar, lojtarët, presidenin e FSHF-it z. Armando Duka, si dhe gjithë dashamirët e futbollit, për gjithë mbështetjen që më kanë dhënë gjatë angazhimit tim në gjirin kuqezi.

Një falenderim i veçantë dhe special shkon për tifozat kuqezi, ata jane lojtari i 12-të dhe na kanë mbështetur në çdo kohë dhe moment. Tifozat na kanë dhënë mbështetje edhe në ditët tona më të vështira. Ata kanë qenë frymëzim i madh për mua. Tifozat e kombëtares kuqezi janë më të mirët në botë. Tani edhe unë do jem një tifoz i flaktë i kombëtares kuqezi, pra një si JU . Krenari dhe respekt për tifozat. Nder dhe krenari e madhe për gjithë familien XHAKA, që unë isha për disa vite pjesë e kuqezinjve. Ishte një ënderr e shumë brezave që falë zotit tashmë e bërë realitet. Faleminderit për besimin dhe gjithçka që më dhatë! Për kombëtaren kam dhënë maximumin dhe jam shumë krenar që isha pjes e saj. Një falenderim edhe për familjen time që më ka mbështet në ç`do hap të karrierës time.


I riu shpërthen kundër monstrës në Fier: “Ishte pijanec i poshtër,bëni mirë ta vrisni, mos e fusni në burg!

Dëshmi tronditëse nga bashkëfshatarët e 8-vjeçarit, i cili u gjet i groposur dhe i pajetë në oborrin e banesës së fqinjit të tij, 38-vjeçarit Klodian Çalamani. Ngjarja makabre ndodhi në fshatin Grecalli të Fierit. Disa të rinj, në dëshminë e tyre të dhënë për gazetarin Ervis Kushi, pohuan se autori ishte përdorues i alkoolit. Madje një prej tyre bëri edhe një thirrje të fortë, ndërsa kërkoi që autori të v ritej dhe mos të futej në burg .


“Bëni mirë ta vrisni, mos ta fusni fare në burg. Para 20 vitesh ka përdhunuar një vajzë. Jam i frikësuar se kam një vëlla të vogël vetë. Po të më ndodhte mua, s’do ta lija ta kapnin, por do ta vrisja vetë.”, tha i riu. Ndërkohë, një tjetër bashkëfshatar tha se Çalamani fliste me banorët e fshatit.

“Është pijanec. I ka të tëra. Ai komunikonte me njerëzit mirë. Nuk kishim probleme. S’më ka thirrur ndonjëherë në banesë. S’kemi parë gjë që nuk shkonte. Me moshatarët e tij ishte tamam, fliste. Ai vetëm pinte. Ai punonte ku të gjente. Jetonte si në kasolle. Ai lëvizte me biçikletë. Ndihemi të frikësuar.”, pohoi ai.

Krimi horror në Fier/ Flet daja i 8-vjeçarit:”Do ta varrim si qen!

Fshati Greçalli në Fier është tronditur sot nga një ngjarje horror, ku një i mitur vetëm 8 vjeç është vrarë dhe më pas është groposur në banesën e fqinjit të tij 38-vjeçar, Klodian Çalamani.Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, daja i vogëlushit me lot në sy ka treguar momentin kur mori vesh lajmin e rëndë. Ai tha se do të kërkojë drejtësi ose në të kundër do të detyrohet që të vendosë drejtësi me duart e tija.

Është nipi im. Mbrëmë më ka treguar motra. Nuk e dija që ishte i dhunshëm, më ka treguar motra që është dënuar më përpara. Ky është shteti, cfarë të bëjmë? Do të kërkojmë drejtësi…Do ta varrim si qen!” tha daja i viktimës.


Ilir Meta: “Nuk keni parë gjë akoma…,i përkas përjetësisht popullit të 2 marsit ,shpresoj që opozita t’i kthehet misionit të saj”

Në intervistën për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, presidenti Ilir Meta tha se është shumë krenar që kam krijuar LSI, por askush nuk kanë parë gjë akoma. Ai theksoi se LSI ka lënë misionin e saj duke lënë mandatet në 2019 dhe la misionin e saj kryesor që ishte integrimi i vendit në BE.

Ilir Meta tha:


Jam shumë krenar që kam krijuar LSI-në, por nuk keni parë gjë akoma. Tani është çështje e tyre. Do të ishte një mrekulli që Rama dhe Basha të kenë arritur që ta çojnë për skrap LSI-në. Nuk ka qenë e lehtë që të ndahesh nga një parti si PS, në një situatë të polarizuar.LSI ka lënë misionin e saj duke lënë mandatet dhe la misionin e saj kryesor që ishte integrimi. Këta pastaj dolën në Bulevard. I vetmi bulevard në demokraci janë institucionet. Kam keqardhje që nuk i kam marrë të gjithë deputetët e opozitës për djegien e mandateve. Sigurisht që ndryshimi që unë shpresoja dhe që ishte i nevojshëm nuk ndodhi, por parlamenti është diçka më ndryshe nga ai që ishte dy vitet e fundit. Shpresoj që opozita t’i kthehet misionit të saj për kontrollin e qeverisë dhe jo të kontrollohet nga ajo. Unë i përkas përjetësisht popullit të 2 marsit dhe jam në shërbim të kushtetutës dhe sovranitetit të vendit.

Berisha zbulon “sekretin”: “Basha donte të tërhiqej nga numërimi në Tiranë”

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, është shprehur se Basha ka qenë gati të pranojë rezultatin në Bashkinë e Tiranës ende pa përfunduar procesi. Kjo sipas Berishës do i jepte fitoren Edi Ramës, i cili në rezultatin fillestar u nda me 10 vota para Bashës. Berisha shtoi se u bazua në dy kode zgjedhore ndërkombëtare për të rinumëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara.

I thuaj Bashës së unë këtë s’po e bëj për të, por për demokratët shqiptarë. Unë votë nuk i prek kujt por edhe votë nuk fal”, u shpreh Berisha.


Ylli Manjani “revoltohet” pas vrasjes makabër në Fier: “Hapni çmendina, o të çmendur qeveritarë”

Ngjarja e rëndë në Fier, ku një fëmijë 8-vjeç është vrarë dhe më pas është ekzekutuar nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, ka sjellë edhe reagime të forta nga anët e politikës. Ka qenë ish-ministri Ylli Manjani i cili përmes një postimi në rrjetet sociale u është drejtuar politikanëve.

Reagimi i Plotë:


Hapni çmendina, o të çmendur qeveritarë!

Hapni spitale psiqiatrike, përgatisni mjekë psikiatër e t’i paguani mirë se janë çmendurit rrugëve, o të çmendur pushtetarë! Mblidhini more të çmendurit se masakruan fëmijët, o të çmendurit e të çmendurve! Janë kudo nëpër Shqipëri. Jo vetëm në Fier!

Nuk ka asnjë kuptim t’i zini me policë kur ata dhunojnë e vrasin. Është shumë vonë, o të vonuar nga mendtë! Ngrijini ato kartona për aq para sa duhen për të izoluar të çmendurit në çmendina, o të çmendur deputetë! Boll bëni sikur ziheni, o të çmendur që nuk trajtoni dot të çmendurit!

U çmendshi e marrshi malet më mirë se nuk i duheni askujt! Nuk e ruani këtë shoqëri nga të çmendurit, le pastaj nga kriminelët!

Bah, çfarë çmendurie! Çfarë trishtimi!

“U prehsh në paqe ëngjëll i vogël”/Reagon i tronditur Blendi Fevziu : “Ky vend nuk do gjejë kurrë qetësi!”

Qyteti i Fierit dhe të gjithë shqiptarët mbrëmjen e sotme u tronditën nga vrasja makabër e 8-vjeçarit nga fqinji i tij, Klodian Çalamani. Në lidhje me këtë ngjarje tronditëse ka reaguar dhe gazetari Blendi Fevziu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin masa që historia e vogëlushit të pafajshëm mos pasohet nga krime të tjera. Fevziu shton se kjo ngjarje meriton nëj reflektim të plotë dhe organet përkatëse duhet të merren me indetifikimin e të gjithë personave të rrezikshëm.

Blendi Fevziu :


“Nje femije 8 vjecar, krejtesisht i pafajshem, ka munguar sot ne shkolle. Engjelli i vogel eshte rrembyer, vrare dhe groposur nga fqinji i tij, me gjase nje i semure mendor, por edhe nje kriminel perserites. Pertej te qenit nje krim makaber, nje ngjarje e tmerrshme dhe nje vrasje tejet troditese, ajo eshte nje kembane per shoqerine tone. Detajet nuk kane dale ende, por nuk eshte ngjarja e pare e ketij lloji. Kur i hyn me ne thellesi befas zbulon qe vrasesi dhe krimineli, ka kryer edhe here te tjera tentativa te ngjashme. Dhe e kane ditur te gjithe, lagjia, komshinjte, policia dhe drejtesia qe me gjase e ka lene te lire.

Pa dashur te akuzoj askend, ngjarja meriton nje reflektim te plote, nje ndeshkim te te gjithe fajtoreve dhe nje identifikim te gjithe personave me rrezikshmeri te tille. Po nuk ndodhi kjo, ky vend sdo te gjeje me kurre qetesi. Dhe vrasesit do te vertiten rrugeve, ndersa toleruesit apo ata qe i lirojne do te vijojne te gezojne parate e pista me te cilat kane marre vendimin. Qe historia e vogelushit 8 vjecar te mos pasohet nga krime te tjera, duhet te bejme presion te gjithe. (P.s kete thame edhe ne ngjarjen e tmerrshme te dikurshme te Palases, por vec nje impenjimi 2 – 3 mujor, e gjitha u harrua).

ENGJELLI I VOGEL DHE I PAFAJSHEM U PREHTE NE PAQE!”, shkruan Fevizu.

Vrau dhe groposi fëmijën 8-vjeçar/ Policia nxjerr foton e 38-vjeçarit Mostër

Policia e Shtetit ka publikuar foton e autorit të krimit monstruoz në Fier.Klodian Çalamani rrëmbeu dhe më pas groposi 8-vjeçarin, fqinjin e tij.Klodian Çalamani e ka marrë të miturin në banesë dhe më pas e ka goditur në kokë me lopatë. Fill pas kësaj ai e ka groposur të miturin në baltë, në oborrin e banesës së tij ku jetonte prej vitesh i vetëm.Po ashtu mësohet se pas ngjarjes horror, autori ka dalë në rrugë duke pyetur familjarët të viktimës nëse e kishin gjetur djalin, për të humbur gjurmët.

E mora në shtëpi, e vrava dhe më pas e groposa me baltë në oborr”, kjo është dëshmia paraprake e Klodian Çalamanit për policinë.


Tronditet Athina/ Tjetër atentat mafioz…ekzekutohet biznesmeni shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë mbrëmjen e kësaj të marte. Një shqiptar, pronar i një pike karburanti është qëlluar për vdekje me armë zjarri.Atentati është kryer pikërisht në biznesin që zotëronte shqiptari. Siç raportojnë mediat greke, nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një shqiptar tjetër. Protothema thotë se i plagosuri ishte bashkëpronar me viktimën në pikën e karburantit. Ai ndodhet në spital. Identitetet e shqiptarëve nuk janë bërë ende publike. Të panjohur mbeten edhe autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Disa minuta pas ngjarjes, autoritetet janë njoftuar për një mjet tip BMW që po digjej. Ende nuk dihen arsyet e këtij atentati, ndërkohë që mësohet se po vijojnë hetimet.



Tragjike/ Banesa përfshihet nga flakët, digjen brenda çifti i moshuarve

Një çift të moshuarish kanë humbur jetën pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Hllomo të Dropullit.Mësohet se ka dyshime që një shkëndije zjarri nga soba e drurit, të ketë rënë në një batanije, duke bërë që zjarri të përhapje në të gjithë shtëpinë e çiftit. Për pasojë, kanë ndërruar jetë Fotini dhe Irakli Panajoti, të dy 84 vjeç. Zjarrfikësja mbërriti me vonesë për shkak të largësisë dhe rrugës së keqe.

Më datë 16.11.2021, rreth orës 19:20, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Hllomo, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P. Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë.Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


Evi Kokalari: “PD e themeluan burra si Berisha dhe Hajdari, po e shkatërrojnë Basha dhe Bardhi

Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari u shpreh nga ‘Foltorja’ e Fushë Krujës se PD u themelua nga burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari dhe po shkatërrohet nga Lulzim Basha e Gazment Bardhi. Kokalari dënoi sërish deklaratat e një ditë më parë në Kryesinë e PD, duke theksuar se ajo që ka shprehur Grida Duma për shkatërrimin e PD, është shqetësuese. Po ashtu ajo ndau edhe një deklaratë që sipas saj e ka thënë nënkryetarja dhe deputetja e PD-së, Grida Duma ”që në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet”.

Ajo tha:


”Në 11 dhjetor do të shkarkojmë Lulzim Bashën. Dua të fokusohem te ngjarjet e djeshme, individë të Kryesisë kanë thënë gjëra shqetësuese.

Grida Duma ka thënë se në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet. S’e di për këtë PD flet Grida Duma që do ta shkatërrojë. Nëse ajo mendon se do t’ju shkatërrojë ju, anëtarët e PD, është një gabim shumë i madh. I kujtoj Grida Dumës se PD-në e themeluan burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari e duan ta shkatërrojnë burra si Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi”.

TE SHOKUAR/ Familjarët e 8-vjeçarit që u rrëmbye dhe u v*a në Fier shpërthejnë në zemërim dhe lot

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin dhe mbarë opinionin publik këtë mbrëmje, ku u gjet trupi i pajetë i një 8-vjeçari pas rrëmbimit nga një 38-vjeçar. Pamjet nga vendngjarja shihen familjarët e të mitur qajnë për fatin tragjik të 8-vjeçarit. Ai e ka rrëmbyer 8-vjeçarin rreth orësh 09:00 të mëngjesit të sotëm, teksa ai ishte duke bërë xhiro me biçikletë. Është dashur alarmi i dhënë nga nëna e tij pas mesdite, që policia të niste kërkimet, dhe të gjente trupin e pajetë të të miturit të mbuluar nga balta. Trupi i të miturit është mbajtur për minuta të tëra në vendin ku u gjet i pajetë, ndërkohë që dhimbja e familjarëve ka qenë e papërshkrueshme.


Ngjarja horror/ Ky është monstra i Fierit që rrëmbeu dhe vrau me lopatë fëmijën 8 vjeç(FOTO)

Ky është mostra që vrau dhe groposi të miturin në Fier. Klodian Çalamani ka rrëmbyer dhe më pas ka vrarë e groposur në oborrin e banesës së tij, fqinjin vetëm 8 vjeç. I mituri është parë së fundmi duke qarkulluar me biçikletën e autorit të vrasjes, e sot teksa ishte nisur për në shkollë, nuk kishte shkuar kurrë në destinacion. Pasi e ëma ishte lajmëruar për mungesën e të birit, ka vënë alarmin duke shkuar në Komisariatin e Fierit, ku në orën 15:30 ka firmosur denoncimin për zhdukjen e tij. Por mesa duket për të miturin ishte tepër vonë. Duke marrë parasysh faktin që 38-vjeçari ishte i fundit që u pa duke komunikuar me të miturin, Policia shkoi së pari në banesën e tij. Gjatë marrjes në pyetje nga Policia, ai ka pranuar vrasjen e të miturit, duke treguar edhe vendin ku e kishte mbuluar me baltë në oborr.


Rrëfimi tronditës i autorit!/ E vrava dhe e groposa në oborr…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabër në Fier, ku një 8-vjeçar u mor peng dhe u gropos në fshatin Grecalli. Mësohet se i mituri ka qenë duke shëtitur me biçikletën e autorit gjatë mesditës, pasi ishte kthyer nga shkolla. Ai ka shkuar te shtëpia e Klodian Çalamanit, 38 vjeç, për t’i kthyer biçikletën, por në atë moment është rrëmbyer nga autori. Kanë qenë kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë që kanë filmuar momentin kur i mituri shkon me biçikletë te shtëpia e vrasësit. 8-vjeçari është marrë peng nga Çalamani i cili e ka mbajtur në shtëpinë e tij për disa orë dhe më pas e ka vrarë dhe groposur.


38-vjeçari jetonte i vetëm në banesë, ndërkohë që fqinjët thonë se Çalamani është person me probleme mendore. Ndërsa Banorët e fshatit Greçalli u shprehën se fqinji që kreu krimin, Klodian Çalamani 38-vjeç ishte përdorues droge dhe autor i një tjetër pengmarrje. Disa vite më parë ai kishte marrë peng edhe një vajzë 16-vjeçe.

Si ndodhi ngjarja ?

Ka qenë nëna e djalit që ka dhënë alarmin në lagje se i mituri nuk kishte shkuar në shkollë dhe as në shtëpi. Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici. Kjo e fundit nisi hetimet. Pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë në lagje, u pa nga prindërit se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit, me biçikletën e këtij të fundit. Kjo ka shtuar shumë dyshimet, ndërsa policia ka zbarkuar në banesën e 38-vjeçarit. Ky i fundit pasi u përball me uniformat blu, shfaqi shenja nervozizmi, ndërsa pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar autorësinë.


E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”. Ky ka qenë rrëfimi makabër i autorit të dyshuar. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, si dhe motivimet.

‘E groposa në oborr’/Kamerat filmuan 8-vjeçarin në shtëpia e autorit. Detaje të tjera tronditëse (VIDEO)

Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabër në Fier, ku një 8-vjeçar u mor peng dhe u gropos në fshatin Grecalli. Mësohet se i mituri ka qenë duke shëtitur me biçikletën e autorit gjatë mesditës, pasi ishte kthyer nga shkolla. Ai ka shkuar te shtëpia e Klodian Çalamanit, 38 vjeç, për t’i kthyer biçikletën, por në atë moment është rrëmbyer nga autori. Kanë qenë kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë që kanë filmuar momentin kur i mituri shkon me biçikletë te shtëpia e vrasësit. 8-vjeçari është marrë peng nga Çalamani i cili e ka mbajtur në shtëpinë e tij për disa orë dhe më pas e ka vrarë dhe groposur.


38-vjeçari jetonte i vetëm në banesë, ndërkohë që fqinjët thonë se Çalamani është person me probleme mendore. Ndërsa Banorët e fshatit Greçalli u shprehën se fqinji që kreu krimin, Klodian Çalamani 38-vjeç ishte përdorues droge dhe autor i një tjetër pengmarrje. Disa vite më parë ai kishte marrë peng edhe një vajzë 16-vjeçe.

Si ndodhi ngjarja ?

Ka qenë nëna e djalit që ka dhënë alarmin në lagje se i mituri nuk kishte shkuar në shkollë dhe as në shtëpi. Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici. Kjo e fundit nisi hetimet. Pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë në lagje, u pa nga prindërit se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit, me biçikletën e këtij të fundit. Kjo ka shtuar shumë dyshimet, ndërsa policia ka zbarkuar në banesën e 38-vjeçarit. Ky i fundit pasi u përball me uniformat blu, shfaqi shenja nervozizmi, ndërsa pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar autorësinë.


E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”. Ky ka qenë rrëfimi makabër i autorit të dyshuar. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, si dhe motivimet.