Tragjike/ Banesa përfshihet nga flakët, digjen brenda çifti i moshuarve

Një çift të moshuarish kanë humbur jetën pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Hllomo të Dropullit.Mësohet se ka dyshime që një shkëndije zjarri nga soba e drurit, të ketë rënë në një batanije, duke bërë që zjarri të përhapje në të gjithë shtëpinë e çiftit. Për pasojë, kanë ndërruar jetë Fotini dhe Irakli Panajoti, të dy 84 vjeç. Zjarrfikësja mbërriti me vonesë për shkak të largësisë dhe rrugës së keqe.

Më datë 16.11.2021, rreth orës 19:20, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Hllomo, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P. Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë.Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: