Tronditet Athina/ Tjetër atentat mafioz…ekzekutohet biznesmeni shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë mbrëmjen e kësaj të marte. Një shqiptar, pronar i një pike karburanti është qëlluar për vdekje me armë zjarri.Atentati është kryer pikërisht në biznesin që zotëronte shqiptari. Siç raportojnë mediat greke, nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një shqiptar tjetër. Protothema thotë se i plagosuri ishte bashkëpronar me viktimën në pikën e karburantit. Ai ndodhet në spital. Identitetet e shqiptarëve nuk janë bërë ende publike. Të panjohur mbeten edhe autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Disa minuta pas ngjarjes, autoritetet janë njoftuar për një mjet tip BMW që po digjej. Ende nuk dihen arsyet e këtij atentati, ndërkohë që mësohet se po vijojnë hetimet.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: