Evi Kokalari: “PD e themeluan burra si Berisha dhe Hajdari, po e shkatërrojnë Basha dhe Bardhi

Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari u shpreh nga ‘Foltorja’ e Fushë Krujës se PD u themelua nga burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari dhe po shkatërrohet nga Lulzim Basha e Gazment Bardhi. Kokalari dënoi sërish deklaratat e një ditë më parë në Kryesinë e PD, duke theksuar se ajo që ka shprehur Grida Duma për shkatërrimin e PD, është shqetësuese. Po ashtu ajo ndau edhe një deklaratë që sipas saj e ka thënë nënkryetarja dhe deputetja e PD-së, Grida Duma ”që në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet”.

Ajo tha:


”Në 11 dhjetor do të shkarkojmë Lulzim Bashën. Dua të fokusohem te ngjarjet e djeshme, individë të Kryesisë kanë thënë gjëra shqetësuese.

Grida Duma ka thënë se në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet. S’e di për këtë PD flet Grida Duma që do ta shkatërrojë. Nëse ajo mendon se do t’ju shkatërrojë ju, anëtarët e PD, është një gabim shumë i madh. I kujtoj Grida Dumës se PD-në e themeluan burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari e duan ta shkatërrojnë burra si Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: