TE SHOKUAR/ Familjarët e 8-vjeçarit që u rrëmbye dhe u v*a në Fier shpërthejnë në zemërim dhe lot

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin dhe mbarë opinionin publik këtë mbrëmje, ku u gjet trupi i pajetë i një 8-vjeçari pas rrëmbimit nga një 38-vjeçar. Pamjet nga vendngjarja shihen familjarët e të mitur qajnë për fatin tragjik të 8-vjeçarit. Ai e ka rrëmbyer 8-vjeçarin rreth orësh 09:00 të mëngjesit të sotëm, teksa ai ishte duke bërë xhiro me biçikletë. Është dashur alarmi i dhënë nga nëna e tij pas mesdite, që policia të niste kërkimet, dhe të gjente trupin e pajetë të të miturit të mbuluar nga balta. Trupi i të miturit është mbajtur për minuta të tëra në vendin ku u gjet i pajetë, ndërkohë që dhimbja e familjarëve ka qenë e papërshkrueshme.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: