Ngjarja horror/ Ky është monstra i Fierit që rrëmbeu dhe vrau me lopatë fëmijën 8 vjeç(FOTO)

Ky është mostra që vrau dhe groposi të miturin në Fier. Klodian Çalamani ka rrëmbyer dhe më pas ka vrarë e groposur në oborrin e banesës së tij, fqinjin vetëm 8 vjeç. I mituri është parë së fundmi duke qarkulluar me biçikletën e autorit të vrasjes, e sot teksa ishte nisur për në shkollë, nuk kishte shkuar kurrë në destinacion. Pasi e ëma ishte lajmëruar për mungesën e të birit, ka vënë alarmin duke shkuar në Komisariatin e Fierit, ku në orën 15:30 ka firmosur denoncimin për zhdukjen e tij. Por mesa duket për të miturin ishte tepër vonë. Duke marrë parasysh faktin që 38-vjeçari ishte i fundit që u pa duke komunikuar me të miturin, Policia shkoi së pari në banesën e tij. Gjatë marrjes në pyetje nga Policia, ai ka pranuar vrasjen e të miturit, duke treguar edhe vendin ku e kishte mbuluar me baltë në oborr.