Rrëfimi tronditës i autorit!/ E vrava dhe e groposa në oborr…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabër në Fier, ku një 8-vjeçar u mor peng dhe u gropos në fshatin Grecalli. Mësohet se i mituri ka qenë duke shëtitur me biçikletën e autorit gjatë mesditës, pasi ishte kthyer nga shkolla. Ai ka shkuar te shtëpia e Klodian Çalamanit, 38 vjeç, për t’i kthyer biçikletën, por në atë moment është rrëmbyer nga autori. Kanë qenë kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë që kanë filmuar momentin kur i mituri shkon me biçikletë te shtëpia e vrasësit. 8-vjeçari është marrë peng nga Çalamani i cili e ka mbajtur në shtëpinë e tij për disa orë dhe më pas e ka vrarë dhe groposur.


38-vjeçari jetonte i vetëm në banesë, ndërkohë që fqinjët thonë se Çalamani është person me probleme mendore. Ndërsa Banorët e fshatit Greçalli u shprehën se fqinji që kreu krimin, Klodian Çalamani 38-vjeç ishte përdorues droge dhe autor i një tjetër pengmarrje. Disa vite më parë ai kishte marrë peng edhe një vajzë 16-vjeçe.

Si ndodhi ngjarja ?

Ka qenë nëna e djalit që ka dhënë alarmin në lagje se i mituri nuk kishte shkuar në shkollë dhe as në shtëpi. Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici. Kjo e fundit nisi hetimet. Pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë në lagje, u pa nga prindërit se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit, me biçikletën e këtij të fundit. Kjo ka shtuar shumë dyshimet, ndërsa policia ka zbarkuar në banesën e 38-vjeçarit. Ky i fundit pasi u përball me uniformat blu, shfaqi shenja nervozizmi, ndërsa pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar autorësinë.


E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”. Ky ka qenë rrëfimi makabër i autorit të dyshuar. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, si dhe motivimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: