I riu shpërthen kundër monstrës në Fier: “Ishte pijanec i poshtër,bëni mirë ta vrisni, mos e fusni në burg!

Dëshmi tronditëse nga bashkëfshatarët e 8-vjeçarit, i cili u gjet i groposur dhe i pajetë në oborrin e banesës së fqinjit të tij, 38-vjeçarit Klodian Çalamani. Ngjarja makabre ndodhi në fshatin Grecalli të Fierit. Disa të rinj, në dëshminë e tyre të dhënë për gazetarin Ervis Kushi, pohuan se autori ishte përdorues i alkoolit. Madje një prej tyre bëri edhe një thirrje të fortë, ndërsa kërkoi që autori të v ritej dhe mos të futej në burg .


“Bëni mirë ta vrisni, mos ta fusni fare në burg. Para 20 vitesh ka përdhunuar një vajzë. Jam i frikësuar se kam një vëlla të vogël vetë. Po të më ndodhte mua, s’do ta lija ta kapnin, por do ta vrisja vetë.”, tha i riu. Ndërkohë, një tjetër bashkëfshatar tha se Çalamani fliste me banorët e fshatit.

“Është pijanec. I ka të tëra. Ai komunikonte me njerëzit mirë. Nuk kishim probleme. S’më ka thirrur ndonjëherë në banesë. S’kemi parë gjë që nuk shkonte. Me moshatarët e tij ishte tamam, fliste. Ai vetëm pinte. Ai punonte ku të gjente. Jetonte si në kasolle. Ai lëvizte me biçikletë. Ndihemi të frikësuar.”, pohoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: