Ilir Meta: “Nuk keni parë gjë akoma…,i përkas përjetësisht popullit të 2 marsit ,shpresoj që opozita t’i kthehet misionit të saj”

Në intervistën për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, presidenti Ilir Meta tha se është shumë krenar që kam krijuar LSI, por askush nuk kanë parë gjë akoma. Ai theksoi se LSI ka lënë misionin e saj duke lënë mandatet në 2019 dhe la misionin e saj kryesor që ishte integrimi i vendit në BE.

Ilir Meta tha:


Jam shumë krenar që kam krijuar LSI-në, por nuk keni parë gjë akoma. Tani është çështje e tyre. Do të ishte një mrekulli që Rama dhe Basha të kenë arritur që ta çojnë për skrap LSI-në. Nuk ka qenë e lehtë që të ndahesh nga një parti si PS, në një situatë të polarizuar.LSI ka lënë misionin e saj duke lënë mandatet dhe la misionin e saj kryesor që ishte integrimi. Këta pastaj dolën në Bulevard. I vetmi bulevard në demokraci janë institucionet. Kam keqardhje që nuk i kam marrë të gjithë deputetët e opozitës për djegien e mandateve. Sigurisht që ndryshimi që unë shpresoja dhe që ishte i nevojshëm nuk ndodhi, por parlamenti është diçka më ndryshe nga ai që ishte dy vitet e fundit. Shpresoj që opozita t’i kthehet misionit të saj për kontrollin e qeverisë dhe jo të kontrollohet nga ajo. Unë i përkas përjetësisht popullit të 2 marsit dhe jam në shërbim të kushtetutës dhe sovranitetit të vendit.