Ylli Manjani “revoltohet” pas vrasjes makabër në Fier: “Hapni çmendina, o të çmendur qeveritarë”

Ngjarja e rëndë në Fier, ku një fëmijë 8-vjeç është vrarë dhe më pas është ekzekutuar nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, ka sjellë edhe reagime të forta nga anët e politikës. Ka qenë ish-ministri Ylli Manjani i cili përmes një postimi në rrjetet sociale u është drejtuar politikanëve.

Reagimi i Plotë:


Hapni çmendina, o të çmendur qeveritarë!

Hapni spitale psiqiatrike, përgatisni mjekë psikiatër e t’i paguani mirë se janë çmendurit rrugëve, o të çmendur pushtetarë! Mblidhini more të çmendurit se masakruan fëmijët, o të çmendurit e të çmendurve! Janë kudo nëpër Shqipëri. Jo vetëm në Fier!

Nuk ka asnjë kuptim t’i zini me policë kur ata dhunojnë e vrasin. Është shumë vonë, o të vonuar nga mendtë! Ngrijini ato kartona për aq para sa duhen për të izoluar të çmendurit në çmendina, o të çmendur deputetë! Boll bëni sikur ziheni, o të çmendur që nuk trajtoni dot të çmendurit!

U çmendshi e marrshi malet më mirë se nuk i duheni askujt! Nuk e ruani këtë shoqëri nga të çmendurit, le pastaj nga kriminelët!

Bah, çfarë çmendurie! Çfarë trishtimi!

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: