Vrau dhe groposi 8 vjeçarin/ Kush është 38-vjeçari monstër i Fierit që kishte tortuar një vajzë më parë (EMRI)

Klodian Çalamani është 38-vjeçari i tmerrshëm i Fierit që ditën e sotme rrëmbeu dhe groposi një fëmijë 8 vjeç. Autori mësohet se nuk është hera e parë që rrëmben fëmijë, pasi dhe më herët ka rrëmbyer një vajzë por fatmirësisht nuk e ka vrarë. Fati ishte tragjik për 8-vjeçarin që u rrëmbye sot.

Por kush është Klodian Çalamani?


Ai dhe më herët kishte rrëmbyer një vajzë të mitur. Ngjarja e rëndë ishte regjistruar në vitin 2012.Çalamani së bashku me një person të quajtur Florian Vasiu kishin rrëmbyer dhe torturuar një vajzë 16-vjeçare.Florian Vasiu e pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të rinjtë, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta. Floriani dhe Klodiani kishin planifikuar ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do t’ia shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht gjoksin, duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

TRONDITËSE/ Rrëmbehet dhe vritet fëmija 8 vjeç, gjendet i groposur në banesën e fqinjit

Tronditëse në Fier.Një fëmijë 8-vjeçar është rrëmbyer dhe më pas është gjetur i groposur dhe i pajetë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Grecalli në fier paraditen e sotme. Mësohet se ka qenë fqinji i fëmijës, shtetasi me inicialet Klodian Çalamani., 38 vjeç, që ka marrë të miturin dhe më pas e ka mbyllur në brendësi të banesës se tij. Mësohet se rrëmbimi ka ndodhur në orën 9 të mëngjesit.

NJOFTIMI I POLICISE


Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motive të saj

Rriten shifrat/ 587 raste të reja me Covid ,7 jetë të humbura

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 587 qytetarë, në këto bashki:
289 në Tiranë, 30 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 22 në Durrës, 19 në Berat, 16 në Vlorë, 13 në Korçë, 11 në Kavajë, 10 në Kamëz, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Patos, Gjirokastër, Pogradec, nga 7 qytetarë në Dimal, Mallakastër, Kurbin, 6 në Himarë, 5 në Vorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Libohovë, Roskovec, Bulqizë, Krujë, Pukë, nga 2 qytetarë në Kukës, Lezhë, Mirditë, Mat, Selenicë, Përmet, Devoll, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Dropull, Dibër, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.
Janë 8,317 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.


Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Shkodra 56 vjeçe, dy qytetarë nga Berati të moshave 60-71 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 65-85 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-84 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 182,535 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 587
Të shëruar në 24 orë 696
Të shtruar në spitale 166
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3662

Testime totale 1,355,929
Raste pozitive 193,856
Raste të shëruara 182,535
Raste Aktive 8,317
Humbje jete 3,004

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4413
Fier 822
Gjirokastër 479
Durrës 455
Shkodër 450
Berat 406
Vlorë 392
Elbasan 340
Korçë 240
Lezhë 171
Dibër 79
Kukës 70

Parodisti i Vlorës në gjendje të rënduar/ Familja apelon për ndihmë !

Mane Lumani, një nga 4 Parodistët e Vlorës, është duke kaluar një gjendje të rënduar shëndetësore! Në heshtje dhe larg vëmendjes së opinionit, Mania i humorit shqiptar vuan pamundësinë financiare për një ndërhyrje kirurgjikale në zemër dhe prostatës. Mania është një nga ata të katërt, të cilët si rrallë gjëra në këtë jetë u simbolizuan me emrin e qytetit! Familja e artistit ka shpërndarë në rrjetet sociale numrat e llogarisë duke kërkuar ndihmën e dashamirësve të artit dhe të Manes .

23 vjet më parë, pikërisht në nëntor të vitit 1998, qyteti u sensibilizua dhe u solidarizua me problemet e para shëndetësore të Metit të shtrenjtë, duke i mundësuar ndërhyrjen mjekësore në Itali.


Tronditet Athina/ Atentat 50 vjeçarit shqiptar ,persona të armatosur e qëllojnë nga makina…

Atentat ndaj një 50-vjeçari shqiptar në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Koropi, Greqi. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë ndaj 50-vjeçarit shqiptar nga një makinë ngjyrë argjendi. Shqiptari ndodhej jashtë një zyre të Qendrës së Shërbimit të Qytetarëve. Nga plumbat ai ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Policia, supozon se goditja ka qenë paralajmërim ku mendohet se ka dashur t’i japë një “mësim” të plagosurit. Kryetari i Bashkisë se Koropit, Dimitris Kiusis, tha për mediat se ‘bëhet fjalë për perplasje mes shqiptarësh të komunitetit rom për kontrollin e trafikut të drogës në zonë’.


Grida Duma: “Shqiptarët janë civilizuar, Rama doli nudo dhe e votuan kryeministër”

Deputetja e Partisë Demokratike, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së saj në Parlament, ku po diskutohet për projektbuxhetin 2022. Ndërsa e cilësoi buxhetin “mjeran”, demokratja shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit.

Grida Duma tha:


Kur mori të qeveriste kryeqytetin e vendit ty të dukej se kur shëtisje se ishe në ekspozitën e një vendi të çmendur. Të dukej vetja në një ekspozitë të një kryeqyteti psikopatësh. Psikopatia mbaronte mbrapa. Mbrapa ishte e rrënuar. Ky ka ardhur me dhjetëra herë për të treguar me çdo metaforë se sa i rrënuar është. Nuk e harron njeri metaforën ‘jashtëqitja që iu del nga goja’. Ishte po i njëjti njeri që mori fotot tona 5 me 5 në protestë dhe linçonte këdo nga opozita. Ky thërret vetëm urrejtjen. Kur e çoj në mendje cilin tipar fizik mund t’i bësh Ramës 5 me 5 e kam të vështirë të mos qeshësh. Po ky po drejton një komb që kur pa foton e tij nudo e votoi për kryeministër. Ky flet për civilizim. Ky popull megjithëse e pa në atë gjendje e votoi sërish sepse tregoi që është një popull vlerash thellë-thellë, megjithëse e kanë rrënuar shpirtërisht. Pjesë e kësaj mungese civilizimi jeni ju. Kur ai vjen dhe flet për shifra…Do që të gjithë ta pranojmë teatrin njësoj. I kam parë gjestikulacionet e përçmimit kur flisni ju. Ai nuk i dëgjon dot të vdekshmit e zakonshëm, është imortal, është lideri global”, tha Grida Duma.

Balliu: “Më 11 Dhjetor është Kuvendi i PD-së, në 18 Dhjetor është Kuvendi i Sorosit”

Ish deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar me një postim në faqen e tij në fecebook pas deklarimit të një dite më parë për një kongres tjetër të thirrur nga Basha.

“Më 11 Dhjetor është Kuvendi i Partisë Demokratike”.

“Në 18 Dhjetor është Kuvendi i Sorosit”, shkruan Balliu në shenimin e tij që e shoqëron edhe me një fotomontazh.

Ja postimi i plotë:

O ti …çohu në këmbë o kone/ Momenti kur Salianji tenton të përplaset fizikisht me Braçen

Në seancën e sotme, Salianji iu drejtua deputetit të PS, Erion Braçe duke i thënë se është ai zv.kryeministri që ka dalë nga përgjimet në Itali për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi. Në videon e mëposhtme shfaqen momentet kur deputeti i PD-së, Ervin Salianji tenton të përplaset fizikisht me deputetin e PS, Erion Braçe. Sikurse shfaqet në pamje nëse nuk do të kishte ndërhyrë garda kjo situatë mund të kishte sjellë një konfrontim fizik mes tyre.

Kjo deklaratë e Salianjit ka agravuar situatën.


“Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur km i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. Ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin. A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta ,” tha Salianji.

Për 4 muaj mbaronte studimet/ Aksidenti i merr jetën 23-vjeçares shqiptare në Danimarkë

Një 23-vjeçare nga komuna e Vushtrrisë së Kosovë, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Danimarkë. Një 23-vjeçare nga komuna e Vushtrrisë së Kosovë, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Danimarkë. Kanë qenë familjarët e saj, të cilët kanë njoftuar mbi aksidentin tragjik, duke lajmëruar se varrimi do të bëhet më 17 nëntor.

“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët(burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby” shkruan babai i së ndjerës.

23-vjeçarja mësohet se edhe katër muaj do të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver.

Kjo është familja shqiptare që u shua në aksidentin tragjik (FOTO)

Ditën e djeshme një ngjarje tragjike ndodhi në zonën e Lamias, në Greqi, teksa një familje shqiptare pothuajse është shuar në një aksident të rëndë të ndodhur. Makina tip “BMW” me të cilën ata po udhëtonin, është përplasur me një trailer që tranportonte naftë dhe është shkatërruar e gjitha.


Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka ndërruar jetë babai, nëna dhe vajza e tyre 22 vjeçe. I vetmi i mbijetuar është djali i familjes, një 17 vjeçar që po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Lamias. Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ngjarja tronditi gjithë zonën e Lamias në Greqi, por edhe mbarë opinionin publik në Shqipëri. Mediat greke publikojnë pamjet e aksidentit që janë vërtet të rënda, ndërsa ka dalë dhe foto e familjes që u aksidentua. Emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur.

Kryetari i fshatit të Koromilia, Dimitris Giataganas, ka thënë se asfalti në këtë zonë është i vjetër dhe me reshjet e para, ai bëhet i rrezikshëm. “… për dekada nuk ka pasur asnjë aksident trafiku në këtë rrugë dhe brenda 1.5-2 vitesh kemi numëruar të paktën tetë prej të cilëve dy me vdekje. Ne që e përdorim çdo ditë, sidomos në ditë të tilla (me shi) bëjmë kryqin që të mos na vijë ndonjë kamion ose të rrëshqasim nga rruga…”, ka thënë ai.


Aksident hekurudhor në Athinë, makineria përplaset me trenin, humb jetën një person (VIDEO)

Një aksident hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Agios Nikolaos, Greqi. Mediat fqinje raportojnë se një makineri e pastrimit është përplasur me trenin në stacion. Një punëtor 41-vjeçar ka humbur jetën dhe dy janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në stacionin ISAP në Agios Nikolaos, si pasojë e një defekti në një makineri të përdorur nga një kompani austriake për punime të specializuara smerilimi. Makina speciale ishte nisur nga Kifisia dhe kishte shfaqur dëmtime në frena, për pasojë filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar para se të përplasej përfundimisht me një vagon.Punëtorët para përplasjes u detyruan të hidheshin.


Aleksia feston sot 20-vjetorin, Niko Peleshi ndan foton e veçantë me familjen

Sot në familjen e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi ka festë. Vajza e tij, Aleksia feston ditëlindjen e 20-të. Ka qenë vetë ministri Peleshi që ka ndarë në Instagram një foto, ku prezanton për herë të parë të gjithë familjen. Rreth tortës me qirinj janë Niko Peleshi, bashkëshortja, dy djemtë dhe padyshim vajza e ditëlindjes, Aleksia.


Agron Llakaj humb njeriun e dashur nga Covid: “Sa vuajte moj shpirt”

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka humbur motrën e tij, si pasojë e Covid-19.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një foto të motrës.
Sakaq, Agroni ka treguar edhe vuajtjet që ajo ka kaluar deri në ndarjen nga jeta.

Moter moj! Bardhe moj! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emer te bukur qe kishe moj moter por fatin jo…,kovidi i pa bese ta preu jeten ne mes .Sa vuajte moj shpirt,sa lengove moj moter.Ne mengjes kur folem me the “jam mire por kam ftohte !”Ah pse smu ankove njeher moj zemer,ah!!! Ike moter,ike…,jemi te pafuqishem para fatit qe na ka caktuar Zoti ! Lamtumire motra ime! Lamtumire o shpirt ! Me fal por smunda ! Qofsh e Zotit,e parajses sic vet zemren kishe!”, ka shkruar ai krahas fotos.


U diplomua në Tiranë/ Cila është jeta e Klodiana Çelës dhe pse njihej si gruaja “merimangë”

Klodiana Çela kishte pasur premisa për t’u bërë një artiste e madhe. Ajo u diplomua në fakultetin e arteve të bukura të Tiranës dhe udhëtoi drejt Greqisë në moshë të re duke u angazhuar në disa ekspozita pikture. Ajo u njoh me një marinar në Lixouri të Kelafonisë. Më pas ajo u largua për në Athinë duke marrë një deklaratë të nënshkruar prej tij në vitin 2003, se i kishte marrë borxh 85 mijë euro dhe do të kthehej sërish. Tashmë ajo kishte një pasaportë. Me një pamje mbresëlënëse, shqiptarja përdori disa avokatë për t’u futur në ambientet ku qëndronin shoqëritë më të larta të Athinës.


Kështu në fund të vitit 2007,në një restorant në Athinë ,14 vite më parë Klodiana Çela arriti të njihej me okulistin grek. Asokohe, mjeku po drekonte bashkë me një grup mjekësh dhe avokatësh teksa shijonin verën e tyre.Pas takimit që patën në restorant, pasuan disa takime të tjera dhe vizita në ekspozita pikture. Romanca e tyre e fshehtë zgjati për të paktën 2 vite.

Lindja e Melinës në vitin 2009 solli krisje në lidhjen e çiftit. Klodiana u thoshte partnerëve me të cilët dilte se nuk mund të bënte fëmijë për të krijuar një lidhje të hapur me ta. Okulisti fillimisht nuk e besoi se vajza ishte e tij, dhe u desh të bënte testin e ADN për ta vërtetuar këtë gjë. Ai e pranoi menjëherë atësinë e fëmijës dhe nisi t’i jepte Klodianës, shuma deri në 4000 euro. Familja e tij dhe në veçanti gruaja angleze me të cilën ishte takuar që kur ishte student në Mbretërinë e Bashkuar e pranuan situatën. Klodiana Çela fillimisht e pranoi këtë “kontratë” pasi me paratë që merrte nga mjeku grek siguronte një jetë luksoze duke shkuar në palestra të shtrenjta dhe duke veshur markat firmato. Pas disa episodesh përplasje me gruan e mjekut grek, në 2016, Klodiana Çela humbi kujdestarinë e fëmijës.


Kjo e çoi ate te tentonte ta rrëmbente fëmijën por skenari i saj dështoi pasi shëndeti i vajzës u përkeqësua. Gjykata ia ndaloi takimet e gjata, ndërkohë që nuk duhet të afrohej më shumë se 100 metra pranë shtëpisë së mjekut dhe familjes së tij. Një lidhje e cila perfundoi me nje fund dramatik,pasi doktori Grek, ndodhet në spital,i plagosur rende…Shqiptarja pasi e plagosi me armë zjarri e akuzoi atë se donte t’i merrte paratë dhe t’i rrëmbente fëmijën

Ata që e njohin 49-vjeçaren flasin për një grua “merimangë”, tmerrësisht të bukur dhe të zgjuar e cila lëvizte mes qarqeve me lidhje të forta dhe shoqërohej me burra me pozitë të mirë financiare që i siguronin asaj një jetë luksoze. Mirëpo, sipas tyre ajo ka një të metë të madhe….këmbëngul se ka armiq kudo…Këto fiksime e kanë çuar deri më tani dy herë në spital psikiatrik. Çela ka paditur në polici me dhjetëra njerëz nga nëna dhe motra e saj e deri te avokatët.

Curri: “Nëse Kuvendi i Berishës ka kuorumin, rrëzohet ai i Bashës direkt!”

Tashmë duket se në Partinë Demokratike do të mbahen dy Kuvende, një i thirrur nga delegatët dhe Sali Berisha dhe një tjetër i thirrur nga kryesia e PD dhe Lulzim Basha. Për të zgjidhur këtë ngërç dhe luftë që ka nisur në PD, Arjan Curri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë një zgjidhje të thjeshtë! Mjafton të llogariten delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin e Sali Berishës, që do të mbahet i pari në datën 11 dhjetor. Nëse ky Kuvend do të ketë kuorumin, kjo e rrëzon automatikisht Kongresin e Lulzim Bashës, të planifikuar për datën 18 dhjetor.

Arjan Curri:


Në këtë fazë nuk na intereson shumë procedura me firma. Ajo që më intereson mua është kush ka kuorumin. Ose i ka i pari dhe rrëzon të dytin ose e kundërta. Vetëm një mundësi keni [i drejtohet Palokës] për ta rrëzuar të dytin, duke publikuar kuorumin e Kongresit të parë. Unë pozicionohem me atë kongres që ka bazën, delegatët. Duam të dimë, cili ka kuorumin. Nuk mund ta kenë të dy kuorumin. Për mua fiton ai që ka kuorumin. Nëse zoti Paloka thotë kam 4200 firma, i bie kuorumin e ka pari dhe i dyti bie. Përse nuk i publikoni ju, që ta delegjitimoni kongresin e dytë?