Shpërthen avokati Lapaj për vrasësin e 8 vjeçarit: “Pas ca vitesh do endet rrugëve i lirë…kushdo që vret fëmijë duhet ta paguajë”

Avokati Adriatik Lapaj ka folur me tona të ashpra, ndërsa ishte tejet i prekur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një prej fshatrave të Fierit, ditën e djeshme, ku trupi i pajetë i një fëmije 8-vjeçar u gjend i groposur në oborrin e fqinjit të tij, Klodian Çalamanit. Avokati duke iu drejtuar këtij të fundit e quan atë një ‘kriminel ordiner’ dhe refuzon ta shohë si një të sëmurë mendorë, sepse pas ca vitesh ai do të endet sërish rrugëve të lirë! Lapaj tha ne top channel ,se Çalamani duhet të paguajë për krimin e kryer, ndërsa deklaron se në burgun e Zaharisë ditën e sotme bëhet një trajtim çnjerëzor, ku të burgosurit me probleme të shëndetit mendor nga pamundësia për ti trajtuar dhe mjekuar i lënë sërish të lirë!

Adriatik Lapaj tha:


Nuk mendoj dhe nuk e them a ka probleme mendore, por është një kriminel ordiner që ka vrarë një fëmijë dhe nuk mundet dhe refuzoj që ta shoh si të sëmurë mendor, sepse ai zotëria pastaj pas ca vitesh do e shohim rrugëve. Ai është ordiner dhe kushdo vret fëmijë që në këtë republikë duhet të paguajë. Ne sot në burgun e Zaharisë bëjmë një trajtim çnjerëzor, që i fusim aty s’kemi si i trajtojmë dhe i lëshojmë rrugëve. Të merren masa që të rehabilitojmë këta njerëz. Ky problem ka zgjidhje, edhe mendja po e trajtove me ndonjë ilaç mund të trajtohet. Këta i lënë deri në pikën e fundit edhe njerëzit marrosen.

Grida Duma: “Demokratët janë vendosur me pa të drejtë në një betejë kundër vetes,ja pse Berisha nuk është burrë shteti”

Nga Grida Duma

Për Sali Berishën dhe përfituesit linçues prej tij, Për politikën dhe për njerëzoren, Sot, demokratët janë vendosur me pa të drejtë në një betejë kundër vetes. Se cilët janë përgjegjësit sot për këtë, vetëm koha do ta vërtetojë një ditë. Derisa të vijë ajo ditë do na ndajnë dy botë; ata që do përfitojnë dhe ata që e dinë që do goditen por qëndrojnë që demokratët një ditë të fitojnë. Pra përfituesit dhe fituesit!


Se si po vepron seicili nga ne në këtë situatë, po ashtu kam bindjen që koha do ta qartësojë një ditë.Sa edhe kam bindjen që për qëndrimet e mia koha do më japë të drejtë. Bindjen e qartësinë që kam sot e kam pasur në 2013 kur tradhtarët e tij, përfituesit nga ai me dhjetëra vite madje dhe ata jashtë tij; ju sulën të gjithë Sali Berishës, dhe nuk dilte askush ta mbronte publikisht.

As ata që ju ndryshoi jeta me breza prej tij, aq më pak ata.

E kam mbrojtur unë!

E kjo është e dokumentuar, dhe e fiksuar në kujtesën e demokratëve pa asnjë dritë hije. E mbroja Sali Berishën si figura politike që mori përgjegjësinë e vet dhe u soll si burrë shteti. Në atë kohë kur e kam mbështetur nuk kam komunikuar me të as “si” as “pse”; ishte bindje e imja.


Mbështetja ime publike për të, nuk është sot një arsye që unë të kërkoj paqe dhe mirëkuptim nga Sali Berisha, por një arsye më shumë, që të kërkoj prej tij përgjegjshmëri në debatin publik. Mbi të gjitha i takon atij një guxim njerëzor për t’i thënë vetë gjërat e mira apo të këqija në adresë time apo gjithkujt tjetër. Por sot shoh sërish skena që përsëriten; shoh se si përpos atyre që e kanë me pastërti reale pjesëmarrjen në përplasjen e brendshme, ka shumë nga ata që i janë sulur e po kacavirren rreth tij, me nuhatje për të përfituar sërish nga ai.

Unë nuk gjykoj këta apo ata aspak!

Natyra njerëzore i ka të gjitha!

Gjykoj dhe kam një reflektim ndaj Sali Berishë-s!

Gjykoj sepse Sali Berisha, ka mundësi që me një fjalë apo gjest, të drejtojë në çast, ndjekesit e ata që kacavirren të pas tij. Kjo sepse për fat të mirë ose jo, bashkëpunimi me të, më ka mësuar të kuptoj që valenca e tij politike ka ndikim te fortë tek ata që flasin me fjalët e tij, ata që thonë ato që nuk mund t’i thotë dot vetë ai.


Sot Sali Berisha, më e pakta ka detyrë ta përdorë këtë valencë, që ata që sot vërtiten rreth tij mos përdorin linçimin. Ka detyrë të ndalojë ata që përdorin linçime personale ndaj njerëzve, që ndoshta sot nuk mendojnë si ai, por që për atë vetë, kanë kontribuar e punuar dhe shumë madje. Dhe këtë nuk ia drejtoj si kërkesë me përulje, por si një reciprocitet minimal!

Dikush që i thotë vetes “burrë shteti”, pasi mbaron së foluri, nuk rri e dëgjon me endje si linçohen nga ushtarët e tij; ata që nuk mendojnë si ai. Kjo është nga ato besëprerje që nuk kanë lidhje me “burrin e shtetit”. Ai i detyrohet modelit që duhet të lërë në histori dhe faktit që përfaqëson më shumë se thjeshtë personin e tij individual në trashëgiminë e demokratëve.

I detyrohet të njerëzishmes, etikës dhe politikës që e ka shenjuar për mirë dhe për keq; por që duhet ta shenjojë edhe më shumë për mirë. Në këtë betejë finale për Sali Berishën do ishte mirë për të dhe të gjithë, të shihej edhe njeriu tek ai.

Në fakt kjo është realisht beteja e tij.

Flet xhaxhai i autorit ‘mostër’: “E këshillonim, por s’na dëgjonte,të kthehet dënimi me varje” (Video)

Pas ngjarjes së rëndë në Fier ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau një 8-vjeçar, ka folur xhaxhai i autorit. Sipas dëshmisë të siguruar nga News24, Vllasi Çalamani thotë se autori nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor. Prej vitesh sipas tij, ai nuk takohej e fliste me të. Xhaxhai thotë se i nipi edhe kur doli nga burgu vijoi me të njëjtën sjellje, ndërsa shtoi se nuk i druhet një hakmarrjeje nga familja e djalit, për arsye se ai nuk ka konflikt me asnjë.


“Ne e njohim atë ashtu siç foli. I kemi folur gjithmonë. Mua nuk më dëgjonte. Ai nuk kishte një moshë 14 vjeç, por po shkonte 40. Nipi nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor. Unë të paktën nuk e di. Unë nuk flisja me nipin sepse nuk më dëgjonte. Ai edhe njëherë ka marrë një vajzë, e rrëmbeu, por nuk di përse e bëri. Unë e di që ai pinte alkool, tjetër se di. Nuk i druhem hakmarrjes, sepse unë nuk kam punë me nipin.

Unë i bëj thirrje kryetarit të parlamentit ligjin me varje. Ai nuk është për shoqëri më. Ai jetonte vetëm. Unë them që ai e ka bërë ngjarjen. Nuk e di çfarë e ka shtyrë që të merrte këtë akt ndaj fëmijës. Ai ashtu siç hyri në burg e ashtu doli, nuk ndryshoi fare. Në një moment të dytë do të shkoj te familja e djalit, sepse kam fëmijë vetë edhe nipër. Bashkia e futi në punë, por ai pinte dhe ashtu nuk të mban njeri në punë”, tha xhaxhai i Klodianit/BalkanWeb

“Një engjëll u vra sepse kishte fqinj djallin”, revoltohet Aurela Gaçe: “Dënim maksimal që të frikësohet monstra e radhës”

Këngëtarja e njohur, Aurela Gace ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fieri, ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe më pas vrau 8-vjeçarin.Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo i ka dërguar ngushëllimet prindërve, duke shpresuar që askush mos ta provojë dhimbjen e tyre.E revoltuar, Gaçe ka thënë se duhet të vendoset drejtësia dhe autori meriton dënim maksimal dhe të izolohet nga njerëzit normal.

Reagimi i plotë i këngëtares:


Mbrëmë perqafova fëmijët para gjumit, si cdo natë tjetër, e për një çast mendova nënën që nuk do të mundet ta pêrqafojë dot më djalin e saj, jo pse u sëmur, jo pse thjeshtë ashtu ishte e shkruar, por sepse bashkë me njerëzit normalë, marrin fryme monstra, djaj si puna e kētij që s’di as ç’emër ti vëmë.

Ky akt nuk quhet as faj, as gabim që të dënohet normal siç mund të dënohet çdokush që i kryen ato.Ky akt i kryer mbi nje èngjëll që të vetmin faj që kishte, ishte vetëm pse ishte komshi i këtij djalli ,duhet dënuar në atë mënyrë qē të frikēsohet monstra e rradhēs.

Kēto qënie e dinë se asgjë nuk i gjen, se thjeshtë burgosen e do hanë e do flenë falas.Skizofrenë ka kudo, por dikush ndonjëherë e kurdoherë duhet tu japë dënimin e merituar.Ngushëllimet në këtë rast tingëllojnë kaq pa peshë. Mos e provoftë askush dhimbjen e mamit e babit e familjarëve të Mateos ëngjëll. Institucionet përkatëse, e kanë detyrë ti tregojnē popullit se ku jetojnë monstrat si ky, të paralajmërojnë lagjen,qytetin se monstrat dalin nga burgjet, nga cmendinat e jetojne afër secilit prej nesh.


U dënua me burg për pak , edhe jetoi i lirë derisa ktheu në viktimë një fëmijë.Këta duhen mbajtur gjithmonë nën mbikqyrje. Te izolohen nga njerezit normalë ,pa artitur ta kryejnē gjëmën e rradhës.

Pa fjalë !

Dënim maksimal për ty djall.

Shqipëria si një meme e madhe/ Kryetari bashkisë “inaguron” rrugën më të çuditshme (FOTO)

Banorëve të disa fshatrave malorë të Bulqizës u ka sosur durimi duke pritur ndonjë investim nga qeveria socialiste. Ata kanë mbledhur bashkë lekët dhe në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së qytetit Lefter Allën e kanë ndërtuar vetë “rrugën”. Për të kuptuar thonjëzat duhen parë fotot më poshtë, që tregojnë se Alla ka parë nga afër investimin dhe e ka reklamuar në Facebook gjithë krenari, duke e inspektuar vetë sikur të kishte ndërtuar një autostradë…ndersa bëhet fjalë për vetëm dy shtresa betoni të hedhura sa për të kaluar gomat e makinës.

Kryebashkiaku shkruan:


“Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, #BashkiaBulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës” shkruan Alla në Facebook, duke reklamuar përfundimin e punimeve.

Kryebashkiaku nuk ka vënë re ndonjë gjë të çuditshme, por komentet në profilin e tij janë perla….

Ore rruge eshte kjo!? Sa viza ke hequr perpara se te beje kete?” i shkruan një prej komentuesve, duke i kujtuar videon me kokainë, për të cilën Lefter Alla përfundoi në SPAK.


“Po dumdumi me 3 goma? Apo është teknologji e vjetër kjo?

“O Lefter paske bere korsi edhe per gomarin”

“Paske bere kanal me korsi bicikletash anash”

“bravo jeni per tu nxjere ne librin guiness”

“Tallje k… me at popull ju vraft zoti se populli ka vdek”

“Ka punu me plan tjetri jo kot me kot ! Neser pasneser e hap kanal ate pjesen ne mes dhe del kanal vadites fiks 🤣🤣 çudira alla shqiptarçe” tallet një tjetër.

https://www.instagram.com/p/CWYaULtsbHg/?utm_medium=copy_link

Klevis Balliu: “Basha ka bërë më shumë karantinë këto tre muaj se sa gjatë pandemisë”

Ish-deputeti Klevis Balliu, është shprehur se Krydemokrati Lulzim Basha tashmë futet tek pakica. Në një intervistë për Ora News, Balliu është shprehur se kreu i PD më shumë ka qëndruar në zyrë gjatë këtyre muajve sesa gjatë pandemisë. Për Balliun Basha është braktisur ngatë gjithë ndërsa shton se halli i tij i vetëm është të ruaj karrigen e tij.

Klevis Balliu tha :

Basha është pakicë, është i ngujuar në një zyrë dhe nuk takon asnjë, sepse askush nuk do ta takojë. Basha ka bërë më shumë karantinë këto tre muaj se sa gjatë pandemisë. Në zyrën e tij bie era vetmi. Ndihet i vetmuar. Një njëri i tillë nuk sjellë në pushtet PD. Është pa asnjë koalicion pa asnjë aleat. Ai e di që nuk e sjellë PD në pushte. Karrigen e tij e do për interesat e tij monetare personale. I duhet vetëm vulë. Ai nuk ka hallin e shqiptarëve por vetëm hallin e tij.


Si e mora vesh lajmin/ Flet tezja e 8 vjeçarit: “Më tha ‘do të tregoj një sekret, e kishte masakruar”

Tezja e 8-vjeçarit Mateo Vasia që u rrëm bye dhe u vr a ditën e djeshme nga fqinji i tij në fshatin Grecallit të Fierit ka folur në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Ajo ka treguar bisedën e fundit me nipin dy ditë më parë, kur i kishte thënë se do i tregonte një sekret.Në një lidhje ‘skype’ nga Italia, tezja e të miturit Adriana tha se lajmin e kishte marrë nga motra tjetër, teksa në fotot e trupit të pajetë të nipiti kishte parë shenja dhune.


Ndodhem prej 3 vitesh e gjysmë në Itali. Pres të bëj dokumentet. Dola t’i blija ca gjëra dhe çokollata djalit. Në darkë me thotë djali që o ma ka humbur Mateo. I shkruaj motrës që kam në Greqi, janë dy motra burrat vëllezër dhe e pyes ça ka ngjarë me çunin, më thotë ke shkarë nga trutë e kokës.Më pas më merr në telefon dhe më thotë Djana bëhu e fortë se çunin e kanë vr arë. Motra ime dhe kunati janë njerëz punëtorë, kanë punuar me djersën e ballit dhe me sakrifica. Ai kr iminel që kishte bërë një kr im, pse qeveria nuk mori masa dhe të priste t’i merrte jetën një vogëlushi.

A është e drejtë? Kur person bën një kr im, ai që e bën njëherë e bën praë, pse e nxjerr nga bur gu. Ishte një ëngjëll, e çoi për të blerë bukë dhe i tha hajde tek shtëpia ma sill. Lam 3 vjet e gjysmë që nuk i kam parë, nuk i kam ndjerë aromën. Më ngelën çokollatat në çantë, më ngelën gjërat që i kisha blerë për çunat. Më kërkonte shumë gjëra dhe i kisha premtuar që do e nxirrja në Fier. Sot nuk isha dot aty. t’i hidha një grusht dhe. Aty ku është vr arë nipi të ngrihet një lapidar.


Kam folur me dy çunat e mi që gjenden aty, me vëllezërit dhe vjehrrën e motrës. Kurse me motrën nuk kam folur, nuk është në gjendje. Kam parë dy foto të çunit, ishte i mas akruar, me shenja dh une. Çfarë ma ka gjetur motrën, më ka gjetur dhe mua.Para dy netësh më marrin dy nipat në telefon e bënin shaka. Më tha do të them një sekret dhe ty, do dalim në Fier bashkë e do ta them. Nuk ta them tani, se më dëgjon mami e babi, unë dua ta them vetëm ty dhe Kristos, djalit që kam këtu. Ai qeshte, ishte i lumtur. E kam pritur vetë atë djalë dhe e kam rritur vetë.

Fotot e nipit mi nisi vëllai, ishte i mas akruar në pjesën e fytyrës, kur i pashë me iku truri. Dua vetëm drejtësi. Ai nuk meriton bu rg, meriton ta nxjerrësh në mes të Fierit, ta v arësh dhe t’i hedhësh benzinë e t’i vësh fl akën. Ta shikojë motra, dhe siç ka vuajtur nipi im, të vuajë dhe ai”, tha tezja mes lotësh.

Provim për të rinovuar patentën? Gonxhe tregon çfarë do të ndodhë nga Dhjetori: “Do i fusim në një dhomë …”

Nga dhjetori do të nisë procesi i rinovimit të patentave, atyre që iu ka skaduar. Ndërsa është vendosur që shoferët e pabindur dhe shkelës do të futen një ritestim. Blendi Gonxhe, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor sqaroi në Zona Zero mënyrën se si do të përzgjidhen shoferët për t’u futur në një ritestim. Ka dy kategori, shkelësit që kanë gjoba apo ulje pikësh të patentave, si dhe ato që nuk kanë e kanë rinovuar patentën prej më shumë se tre vitesh.


Ai bëri të ditur se do të jenë 20 pyetje fillimisht për shoferët për t’i plotësuar online. Në rast se nuk iu përgjigjen saktë 70% të pyetjeve atëherë duhet të bëjnë një “Pit stop”, ndalesë të shkurtër.

“20 pyetje janë gjithsej, nëse nuk i përgjigjet 70% të pyetjeve futeni një dhomë dhe merr këshilla për 10 minuta. Duhet ti rikujtojmë parimet bazë dhe e kemi bërë me dy shkallë. 

Aty do t’i jepet falas një broshurë dhe i jepet më pas një video me shpjegime të thjeshta se si të sillemi përpara një rotonde, si sillemi në vijat e bardha, çfarë do të bëjmë me ndriçimin, sa herë i kolaudojmë mjetet, si e kontrollojmë mjetin tonë përpara nisjes, etj”, tha Gonxhe.

E rëndë/ Babai gjen të vdekur djalin 24-vjeçar, policia jep detajet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Durrës. Blutë e qytetit bregdetar raportojnë se ka qenë i ati ai që ka gjetur trupin e pajetë.

Njoftimi i policisë:


Durrës/Informacion paraprak 

Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur pa shenja jete babai i tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.

Zihen në parlament e pajtohen tek berberi…Braçe dhe Salianji shkojnë të qethen ‘bashkë’ (FOTO)

Ditën e djeshme, dy deputetët, Ervin Salianji dhe Erion Braçe për pak sa nuk u përplasën fizikisht në Parlament. Ata shkuan përballë njëri tjetrit dhe po të mos ishte garda, të paktën në dukje, do të kishte ndodhur një sherr i madh…Pas sherrit, dy deputetët kanë shkuar të qethen tek i njëjti berber. Fotot janë publikuar nga ky i fundit, i cili shton se tek ai nuk zihen ndonjëherë



Makina i afrohet ngadalë/ Ja pamjet tronditëse të atentatit me silenciator ndaj biznesmenit shqiptar në Athinë

Dalin pamjet e atentatit me pasojë vrasjen e biznesmenit shqiptar në Athinë, Marius Dhiamandi dhe plagosjen e kushëririt të tij, Juxhin Bajrami. Në pamje duket momenti kur Dhiamandit i afrohet një automjet te këmbët. Nga xhami i pasëm një person i paidentifikuar qëllon me armë zjarri silenciator. Shqiptari bie në tokë dhe humb jetën në vend nga plumbat e marra. Viktima është djali i një ish-oficeri nga Delvina dhe është larguar nga vendlindja që në moshën 7-vjeçare. Sipas policisë greke, Dhiamandi ishte arrestuar në 2013 për një vrasje që kishte ndodhur tre vite më herët, por kishte marrë pafajësi. Konkretisht ai u arrestua për vrasjen e një shqiptari në 14 shkurt të 2010. Vrasja e 30-vjeçarit shqiptar asokohe ndodhi rrugën “Fokionos Negri” në Kipseli.


Rriten shifrat/ 616 raste të reja me Covid ,10 jetë të humbura

Sot është shënuar një bilanc tragjik nga COVID-19 në Shqipëri. 10 persona kanë humbur jetën dhe 616 qytetarë kanë rezultuar të infektuar nga 3218 testime. Viktimat janë tetë qytetarë nga Tirana të moshave 51-94 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi të moshave 76-83 vjeç. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,078 që nga fillimi i epidemisë.


616 qytetarët e infektuar janë regjistruar në këto bashki: 289 në Tiranë, 29 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Fier, 26 në Korçë, 19 në Shkodër, 16 në Gjirokastër, nga 15 qytetarë në Elbasan, Sarandë, 14 në Vlorë, 11 në Kuçovë, nga 10 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Skrapar, 7 në Roskovec, nga 6 qytetarë në Lushnje, Kolonjë, Dimal, nga 5 qytetarë në Patos, Kavajë, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 3 qytetarë në Himarë, Vorë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Shijak, Libohovë, Memaliaj, Poliçan, Gramsh, nga 1 qytetar në Belsh, Devoll, Këlcyrë, Delvinë, Divjakë, Mirditë, Has, Kukës, Malësi e Madhe, Vau i Dejës. Janë 8,380 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (17 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 616
Të shëruar në 24 orë 543
Të shtruar në spitale 164
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 3218

Testime totale 1,359,147
Raste pozitive 194,472
Raste të shëruara 183,078
Raste Aktive 8,380
Humbje jete 3,014

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4462
Fier 761
Gjirokastër 492
Shkodër 471
Berat 447
Durrës 446
Vlorë 397
Elbasan 336
Korçë 245
Lezhë 175
Dibër 76
Kukës 72

Tronditëse / Fëmija 10-vjeçar me nënë shqiptare vritet nga i ati në Itali (FOTO)

Një fëmijë me origjine shqiptare, djali i një 44-vjeçari polak dhe i një 32-vjeçareje shqiptare, është vrarë nga i ati ditën e djeshme në Itali. Ngjarja e rëndë, sipas raportimeve të mediave italiane, u shënua në Cura di Vetralla, në provincën e Viterbos. I ati i fëmijës, Mirko Tonkov vrau djalin e tij 10-vjeçar duke i prerë fytin me thikë kuzhine. Krimi ndodhi në shtëpinë ku Mattias jetonte vetëm me nënën e tij pasi Gjykata e Viterbos kishte vendosur që 44-vjeçari mos t’i afrohej banesës.


Polaku dhe shqiptarja i kishin dhënë fund martesës. Sipas mediave italiane, shkaku ishte dhuna sistematike që 44-vjeçari kishte ushtruar ndaj shqiptares. Raportohet se fëmija u kthye në banesë pas shkolle rreth orës 13.30 i shoqëruar nga një i afërm i tij. Mbetet e paqartë se si i ati i tij ka arritur të hyjë në banesë ku kreu dhe krimin. Ku raportohet se ky i fundit sapo kishte dalë nga një spital Covid-i në Romë. Ndersa Mariola Rapaj, 32 vjeç, e gjeti djalin e saj të pajetë në dysheme kur u kthye në banesë nga puna, rreth orës 15.30. Burri ishte në një dhomë tjetër. Ky i fundit u arrestua nga policia. Karabinierët po dëgjojnë dëshmitarët për të rindërtuar atë që ndodhi në banesën e një pallati dykatësh.

Lidhur me ngjarjen reagoi dhe kryebashkiaku i Vetrallës, Sandrino Aquilani, i cili, në faqen e Komunës në FB, shpreh ngushëllimet e tij:

“Me dhimbje të thellë mësojmë lajmin për vrasjen e një bashkëqytetari tonë të vogël. Mattias ishte vetëm 10 vjeç dhe vdiq në mënyrë të pashpjegueshme. Një histori që na lë të habitur dhe të tronditur dhe që në këtë moment, duke pritur që drejtësia tokësore të marrë rrugën e saj, duhet të na çojë drejt reflektimit, meditimit dhe lutjes”.


Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeu kalon në turin e tretë, shorti e vendos përballë Teutës

Skënderbeu është skuadra që do të luajë në raundin e tretë të Kupës së Shqipërisë. Korçarët kanë mposhtur 4-3 me penallti Bylisin pas rezultatit final 3-3 të dy ndeshjeve të luajtura. Kjo ishte një ndër ndeshje me të luftuara të Kupës duke prodhuar një rezultat të mbushur me emocione. Të parët që kaluan në avantazh ishin ballshiotët me Qardakun, ndërsa Meksi dhe Elvi Berisha përmbysën gjithçka në pjesën e parë. Ishte sërish Qardaku që barazoi shifrat duke çuar takimin në shtesa, ku më pas skuadrat i janë drejtuar penalltive.

Penalltitë:


Skënderbeu është treguar më i saktë duke shënuar 4 prej tyre, (pa gabuar asnjë11- metërsh) ndërsa Bylisi ka shënuar vetëm 3 (duke gabuar në dy 11-metërsha).

Në turin e tretë bardhekuqtë do të ndeshen me Teutën që më herët eliminoi Korabin. Ndeshjet e para zhvillohen në 26 janar 2022, ndërsa ato të kthimit në 9 shkurt 2022.

Çiftet çerekfinale, Kupa e Shqipërisë:

Grupi A

Teuta vs Skënderbeu

Partizani vs Tirana/Dinamo

Grupi B

Vllaznia vs Flamurtari

Laçi vs Egnatia

Vrasja e 8-vjeçarit/ Revoltohet Stresi … thirrje shtetit: “Tregoji vlerat, mostra të tilla të varen në litar”

Ngjarje e djeshme në Fier, ku një 8-vjeçar u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani, ka tronditur të gjithë opinionin publik.Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur që kanë reaguar të revoltuar.

“Tregojini vlerat shteti shqiptar: Mostra të tilla le të varen në litar. RIP Mateo”, ka shkruar reperi krahas fotos.