Çmendet këngëtarja e njohur/ Fton fansin në skenë dhe urinon në fytyrën e tij(VIDEO)

Të pranishmit në festivalin e muzikës rock, “Rockville” mbetën të tronditur gjatë një performance të grupit Brass Against, kur këngëtarja e grupit, Sphia Urista ftoi në skenë një fans, të cilit pak minuta më vonë duket se i urinoi në fytyrë. Grupi i njohur për interpretimin e këngëve nga grupe të tilla si Soundgarden dhe Black Sabbath po performonin një interpretim të “Wake Up” të “Rage Against the Machine” kur ndodhi i gjithë “incidenti”.


Pasi ftoi një fans në skenë, Urista e udhëzoi të shtrihej. Ajo më pas uli pantallonat e saj dhe u shfaq duke urinuar në fytyrën e tij, ndërsa ende performonte këngën. Të pranishmit në shfaqjen në Daytona Beach të Floridas dhe njerëzit që më pas panë klipet në internet e quajtën momentin “të neveritshëm”. Grupi me bazë në Nju Jork ka kërkuar falje dhe tha se Urista “ishte nxituar”.

Kaluam bukur mbrëmë në Mirësevini në Rockville. Sophia u rrëmbye. Nuk e prisnim që të ndodhte dhe nuk është diçka që do ta shihni përsëri në shfaqjet tona. Faleminderit Daytona”, shkroi grupi në rrjetet sociale.

Aksident tragjik /Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 84-vjeçari

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Kolonjë – Lushnjë. Sipas policisë, viktimë është shtetasi Isuf Bardhi, 84 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital. Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Grida Duma: “Kuvendi i 18 Dhjetorit shënon fatin e partisë…ka mbaruar koha e Sali Berishës”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike se ka ardhur koha që të zhduket kulti i individit. Ajo është shprehur se Kuvendi i datës 18 dhjetor i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha duhet të jetë reflektim i vërtetë.


Nëse ka ardhur koha, kjo parti të shkatërrohet. Le të shkatërrohet”. Po propozoni sot datën 18 për Kuvendin, po është një akt i madh i përballimit. Unë besoj tek veprimi politik. Dëgjoj sot që kërkoni shpëtimin tek vota popullore. Krimet më të mëdha të njerëzimit janë bërë në emër të popullit. Sa herë kanë ulëritur çdo populli, bën partia është bërë çdo partia bën populli.

A ka mbaruar apo jo koha e dikujt në këtë parti, e Sali Berishës. Mbaj mend që në 2013 Sali Berisha tha kam dhënë dorëheqje, nuk kthehem kurrë.
A ka mbaruar apo jo koha e dikujt, një individi apo jo, kjo mbetet retorike. Ajo që di mirë është që koha ka ardhur që të zhduket kulti i individit! Ky Kuvend i datës 18 duhet të jetë reflektim i vërtetë, jo një ndjesë hipokrite me problemet tona. Ky është një moment që shënon si do jetë fati i kësaj partie. E kjo parti duhet të jetë e vërtetë. Janë emëruar, promovuar e mbështetur njerëz me pa të drejtë për të mbajtur balancat dhe gjoja përfaqësimet.

Kjo parti duhet të njohë mirë çfarë është gara, çfarë është meritokracia. Pas 30 vjetësh diskutohet sërish që zgjidhja qenka po një njeri. Kulti i individit duhet të bjerë e të nisë gongu i garës. Kjo është mision për ty Kryetar. Bëje këtë parti një parti të të ardhmes”, është shprehur Grida Duma.

Agravon situata në PD/ Kokalari: “Grida Duma , s’duhet të jetë deputete…duhet nxjerrë zvarrë nga zyra “

Aktivistja e djathtë Evi Kokalari, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.Kokalari u shpreh se Grida Duma nuk duhet të jetë deputete dhe se ajo duhet nxjerrë zvarrë nga PD, sepse po tallet me demokratët e shqiptarët.

“Më 11 dhjetor Basha ikën dhe PD do të forcohet. Janë 5-6 vetë që bëjnë lojë të shëmtuar dhe flasin për një parti, që nuk është e tyre, por është e gjithë anatërëve të Partisë Demokratike.Demokratët janë të entuziazmuar kur flet Sali Berisha. Në thelb, PD po shkatërrohet nga Soros, sepse Soros ka punuar për të shkatërruar opozitën e vendit në Shqipëri. Për Grida Dumën, nuk duhet të jetë deputete. Ajo duhet nxjerrë zvarrë nga zyra, sepse po luan me ne të gjithë”, u shpreh Kokalari.


Basha apo Berisha? Votohet në kryesinë e PD, del rezultati

Kryesia e PD i ka thënë “jo” Sali Berishës. Pas 5 orë e gjysmë debate kryesia ka miratuar vendimin e Lulzim Bashës që mbledhja e Kuvendit Kombëtar të zhvillohet në datën 18 dhjetor dhe jo në 11 dhjetor siç ka paralajmëruar Berisha,ku kanë votuar 26 anëtarë ‘pro’ propozimit të Lulzim Bashës

Votimi në Kryesi
26 pro – Lulzim Bashës


3 kundër (Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Aldo Bumçi)

3 abstenim 

4 nuk morën pjesë në votim 

“Jemi një parti, do të kemi vetëm 1 Kuvend. Nuk do të lejojmë askënd të marrë këtë parti peng!”- ka thënë Basha në mbyllje të mbledhjes.

Kryesia e PD ka 36 anëtarë në total.

Basha vendosi datë tjetër për Kuvendin/ Fuga: “Vetëvrasje politike e monolog me veten ,vulosi sot çarjen në dysh të partisë”

Nga Artan Fuga

Kongres i partisë demokratike në 18 dhjetor???Uaaaaaaaaaaaa, vetëvrasje politike!!!Cfarë monologu me vetveten.Carje skizofrenike ndarjeje në dysh e identitetit politik! Vetëm psikanaliza i jep dum kësaj.Cfarë gafe shekullore!!!Kryesia e PD vulosi sot çarjen në dysh të partisë, të grupit parlamentar dhe të elektoratit!Hoqi me vendim vetveten!Nuk kishte si ta bënte më keq!E pabesueshme! Në fakt e pritshme pas dhjetra gafave me ose pa qëllim që kanë dëmtuar rëndë opozitën shqiptare, pra edhe ne si qytetarë, votojmë ose jo për të!


Berisha nuk lëviz nga 11 Dhjetori për Kuvendin: “Bashës ia caktoi Rama datën 18 Dhjetor”

Konferenca e paralajmëruar me urgjencë nga lideri historik demokrat, Sali Berisha, u mbyll sërish me një paralajmërim për Edi Ramën, të cilin Berisha e cilëson si përgjegjës për situatën e krijuar jo vetëm në vend, por edhe në PD. Berisha përsëriti disa herë se Rama nuk duhet të luajë me pluralizmin në vend. Sa i përket Bashës, Berisha nuk e përmendi shpesh, duke theksuar vetëm se ai është peng i Ramës dhe zbaton urdhrat që i jep ky i fundit.Duke folur për mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha la të nënkuptohet se nuk e njeh atë, pasi është një Kryesi false. Berisha tha se Kuvendi Kombëtar i PD do mblidhet më 11 dhjetor dhe do të vazhdojë sipas rendit të ditës që kanë firmosur 4200 delegatët.

Berisha tha:


“Njoftoi datën që i dha pengut të tij Edi Rama 18 Dhjetor. Me këtë rast, dua të garantoj firmëtarët e misionit historik,firmat e të cilëve do të gdhenden në muralen e pluralizmit dhe të PD që nuk do të ketë forcë që do t’i mbledhë firmat e tyre dhe ai kuvend do të mblidhet në datën e shpallur prej tyre dhe ai kuvend do të mblidhet jo sipas rendit të ditës të pengkryetarit, por atë që kanë firmosur ata. Ta harrojë kush se mund të luajë me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri është më paqësori, por mjerë ata që kërkojnë të përballen me të” u shpreh Berisha.

Deputeti demokrat: “Fshatarët paguajnë taksë ndriçimi se shkojnë te lopa në dritën e hënës”

Deputeti demokrat i Elbasanit Dashnor Sula akuzoi në Kuvend kundërshtarët politikë se kanë rritur borxhin publik. Sula ironizoi taksën e gjelbërimit dhe ndriçimit në fshat. Ai i kërkoi qeverisë të kthejnë sytë nga fshati pasi të gjithë po largohen jashtë vendit.Më tej ai tha se pensionistët janë lënë me një pension që nuk mund të përballojnë asnjë nevojë.

“Borxhi sot ka arritur në masën 87%. Vetëm OSHEE ka 160 mln euro. Ju diskutoni për pensionistët. Të gjithë e dimë që të marrësh ilaçe, të kalosh javën muajin, të përballosh dritat, ujin, zjarrin, çfarë mund t’i dalë pensionistëve. Paguajnë taksa fermerët. Fshatarët paguajnë taksë gjelbërimi. Sepse Edi Rama meqë fshatari shikon me sy arën dhe lëndinën do paguajë taksë se i kënaqet syri. Të paguash taksë ndriçimi në fshat, Kur shkon te lopa, do paguash taksë ndriçimi se ke hënën. I merrni taksë pastrimi. Taksë toke. Taksë ndërtese. Si t’i paguaj. Ku t’i gjejë. Mos i harroni ata njerëz atje. Edhe ata bukë hanë. Edhe ata kanë familje. Tani nuk kemi më punëtorë në fshat. Me vrap për të ikur në Selanik dhe Athinë. Më mirë të punojnë tokën e grekut. Kthejini sytë nga fshati”, tha ai.


Ulen shifrat/ 194 raste të reja me Covid ,7 jetë të humbura

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:


Janë kryer 2587 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 194 qytetarë, në këto bashki:
107 në Tiranë, 14 në Vlorë, 13 në Fier, 12 në Durrës, nga 6 qytetarë n
ë Kavajë, Lushnje, Gjirokastër, Berat, 5 në Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Dibër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Poliçan, Gramsh.
Janë 8,433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 74 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,839 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 194
Të shëruar në 24 orë 190
Të shtruar në spitale 172
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2587 

Testime totale 1,352,267
Raste pozitive 193,269
Raste të shëruara 181,839
Raste Aktive 8,433
Humbje jete 2,997

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4449
Fier 853
Gjirokastër 494
Durrës 472
Shkodër 438
Vlorë 404
Berat 404
Elbasan 353
Korçë 237
Lezhë 180
Dibër 77
Kukës 72

Makina inteligjente “bresheri” gjobash ne Elbasan e Durres, penalizohen shoferët rebelë(Video)

Me dronë, radarë, makina inteligjente, vijon kontrolli i Policisë Rrugore për shoferët rebelë që shkelin rregullat e qarkullimit. Gjatë javës që lamë pas, më shumë se 64 drejtues mjetesh ranë në prangat e policisë, 341 patenta të pezulluara dhe mbi 11 mijë shoferë të gjobitur për shkelje të ndryshme nga tejkalimi i shpejtësisë, parakalimi i gabuar apo edhe garat e shpejtësive.

Njoftimi:


Siguria Rrugore, një ndër prioritetet kryesore/Fetah Guri, specialist në Sektorin e Analizës dhe Planifikimit në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Gjatë javës që lamë pas: 64 drejtues mjetesh të arrestuar, 341 leje drejtimi të pezulluara dhe 11.556 masa administrative në të gjithë vendin, për shkelje që janë rrezik potencial për sigurinë rrugore, si dhe 1978 masa të tjera për tejkalim shpejtësie, të evidentuar nga makina inteligjente, në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Në vijim të kontrolleve të shtuara në të gjithë vendin, në rrugët urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, përgjatë javës që lamë pas kanë evidentuar një numër të madh të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtues mjetesh që qarkullojnë deri në dyfishin e shpejtësisë së lejuar nga tabela, drejtues mjetesh që kryejnë parakalime të gabuara apo bëjnë gara shpejtësie, që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit apo më keq akoma që drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Një numër i madh shkeljesh janë evidentuar edhe nga makina inteligjente, e cila gjatë javës që lamë pas, është zhvendosur edhe në Elbasan e Durrës. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Tiranë, Elbasan e Durrës, nga makina inteligjente janë evidentuar në shkelje 1978 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.


Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë evidentuar edhe një numër të madh shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve, në afërsi të shkollave dhe rrugëkalimet e nxënësve, duke mos respektuar vijat e bardha, dhënien e përparësisë këmbësorëve apo duke qarkulluar mbi normat e lejuara, shkelje këto që janë burim aksidenti dhe rrezik potencial për jetën e nxënësve.
Në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 11.556 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

• Janë pezulluar 341 leje drejtimi, nga të cilat 221 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 78 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 42 për qarkullim në sens të kundërt.

• Janë arrestuar 65 shtetas, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.


Pavarësisht kontrolleve intensive nga shërbimet policore, përgjatë javës që lamë pas janë evidentuar 46 aksidente, me 4 jetë të humbura dhe 10 shtetas të plagosur rëndë, ndërsa 57 shtetas të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta. Nga analiza e kryer për të përcaktuar shkakun e ndodhjes së këtyre aksidenteve kanë rezultuar disa faktorë si: parakalimet e gabuara, mospozicionimi i rregullt në karrexhatë, mosrespektimi i distancës së sigurisë dhe tërheqja e vëmendjes nga drejtimi i mjetit.

Për sa më sipër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, si dhe të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pasi në çdo aks rrugor, së fundmi edhe në rrugët urbane, ka prezencë të radarëve dhe të makinës inteligjente, prezencë të kamerave, dronëve, patrullave të Policisë Rrugore në lëvizje me makina të paloguara. Të gjitha këto jo për të shtuar sasinë e masave administrative, por për një qëllim madhor, sigurinë e jetës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistikë????
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj????????

Basha sfidon hapur Berishën: “Thërrasim Kuvendin legjitim të PD-së më 18 dhjetor”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thirri sot në orën 16:00 Kryesinë e PD-së, lëvizje që vjen pak ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha i dorëzoi Këshillit Kombëtar 4200 firma për mbajtjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Lideri i opozitës ka sfiduar hapur Sali Berishën ku thotë se më 18 dhjetor do të thërrasë Kuvendin legjitim. E thirra këtë mbledhje për të diskutuar e marrë sëbashku një vendim shumë të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike”, deklaroi Basha.


“Njoftimi i një miting-u me datë 11 dhjetor, ngjan më shumë si një nevojë për t’i kundërvënë një pjesë të vogël të Partisë Demokratike, aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA”, vijoi Basha gjatë fjalës së tij.

“PD-ja nuk mund të funksionojë me struktura paralele. Vetëm Vuçiç në Kosovë kërkon struktura paralele dhe Dodiku ne Bosnjë”, tha Basha më tej.

“Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre”, shtoi kryedemokrati.

Aksidenti fatal,reagon komuniteti shqiptar në Greqi:” Kjo rrugë ka marrë shumë jetë”

Komuniteti lokal ka reaguar pas aksidentit tragjik të familjes shqiptare në aksin Xyniada-Koromilia, ku humbën jetën tre persona. Në makinën e tyre tip “Toyota” udhëtonin babai, nëna, vajza e tyre 22 vjeçe dhe djali 17 vjeçar. Mediat greke raportojnë se vetëm ky i fundit mundi të dalë gjallë nga grumbulli i hekurave që u katandis makina pas përplasjes së fortë me tankerin e gazit që po u vinte përballë. Të tre të tjerët ndërruan jetë në vend.


Ky aks, sidomos në vendin pranë zonës që quajtur Domokos njihet si zonë problematike nga banorët, të cilët janë bërë dëshmitarë të aksidenteve të ngjashme edhe më herët. Përfaqësuesi i komunitetit të Koromilas, Dimitris Giataganas u shpreh se zona ku ndodhi aksidenti është kthyer në një aks tepër të rrezikshëm kohët e fundit për shkak të degradimit të rrugës.

“Për dekada këtu nuk ka ndodhur asnjë aksident, por sëfundmi kemi parë një numër të madh aksidentesh fatale. Asfalti është degraduar dhe me shiun e parë kthehet në gjalpë. Jemi me fat që nuk jemi vrarë deri më tani ne që e përdorim këtë rrugë çdo ditë”, u shpreh ai. Autoritetet greke nuk kanë publikuar ende identitetin shqiptarëve që u përfshinë në këtë aksident tragjik.

”Jeton në një kasolle në Korçë/ 30 vjeçari bën thirjen drithëruese :”Babai im është shtruar në spital më ndihmoni…”

Marsel Hoxhallari është një djalë 30-vjeçar nga Korça i cili vuan nga sëmundja e tokës, epilepsi e gjeneralizuar në çrregullime psikotike.
Marseli jeton në një kasolle të cilën e kanë ndërtuar së bashku me babain e tij i cili gjithashtu vuan nga sëmundje të rënda si skleroza dhe tuberkulozi dhe tashmë eshte i shtruar tek kirugjia ne korce,pasi është rrëzuar nga shkallët.
Marseli thotë dhe babai i tij ushqehet duke mbledhur ushqime të hedhura në koshat e mbeturinave të qytetit. Gjëndja e tyre është e rënduar në kushte ekstreme.
Ai kërkon që dikush t’u shtrijë dorën dhe të ndihmohen për të blerë ilaçet dhe ushqyer në këtë moment të vështirë.

Ai thotë:


Përshndetje korca blog ju lutem shume ,po deshit publikoheni hallin tim. Jam marsel hoxhallari ky eshte babi im, kishte rene nga shkallet se vuan nga tensioni …ka carre koken dhe ka shembje nga gjoksi, nga kurizi tani eshte i shtruar tek kirugjia ne korce .Ju lutem shume kush ka mundesi te me ndihmoje te ble ushqime ,buke per babin dhe veten time ,pasi jeta ime eshte skandaloze ,jetoj ne varferi ekstreme ne nje kasolle ,pa drita pa uje ushqeheshim me ushqime qe gjenden neper mbeturinave me babin por tani ai eshtë i semure…Ju lutem kush ka mundesi te me ndimoje me sa te kete mundesi ,ju lutem vereni doren ne zemer… me ndimoni babi ndodhet tek kirugjia dhoma 128 .Ai ajo qe do me ndimoje te me konktaktoje ne 0694813403 nepermjet Wester Union ose Money Gram ju lutem publikoheni allin tim dhe respekte per ju.


Gazetari plas bombën: “Broja ka thënë që sa të jetë Reja trajner, nuk vij në kombëtare më”!

Gazetari i sportit, Pano Xhixho ka zbuluar në emisionin “Skaner”, se sipas informacioneve që ai ka, Armando Broja i ka thënë rrethit të ngushtë se nuk do të shkojë më në Kombëtare, për sa kohë të jetë trajner Edoardo Reja. Xhixho theksoi se golat që Broja ka shënuar me Shqipërinë janë për aftësi individuale.

Unë tani po ju zbuloj se çfarë ka thënë Armando Broja në rrethin e ngushtë. Ai ka thënë se për sa kohë që të jetë Reja si trajner, nuk do të vijë më në Kombëtare. Nuk është 100% e sigurt, por janë nga burime të afërta. Madje ndaj Polonisë, Broja u nervozua dhe hodhi jelekun. Nuk ka marrëdhënie dashurie mes tyre. Ka kërkuar që gjithmonë të jetë titullar dhe Reja e spostonte vëmendjen. Broja është një lojtar shumë pak i shërbyer. Po të shikosh golat e tij, janë aftësi individuale. Duket që ka një inat, që e nxjerr te ato goditje. Nuk i shërbejnë. Te Southampton janë gola skuadre. ”, u shpreh Xhixho


Topalli: “Rikthimi i Berishës i shërben vendit ,situata me amerikanët ka një keqkuptim…”

Për Jozefina Topallin, personalitete të forta politike si Sali Berisha në vendin tonë, Konrad Adenauer në Gjermani apo Charles de Gaulle në Francë kanë treguar që mund të qeverisin mirë pavarësisht moshës apo shkëputjes që mund të kenë pasur nga jeta politike. Sipas ish-kryeparlamentares rikthimi i Berishës si kreu i partisë jo vetëm që nuk e dëmton PD-në, por shton ajo, me lëvizjen që ka ndërmarrë ish-kryeministri është duke i bërë një tjetër shërbime vendit.


E pyetur nga Juli Xhokaxhi në “ABC Live” nëse vijon t’i mbajë kontaktet me liderin historik të demokratëve, Topalli tha se komunikimin e mban por në takimet nëpër qytetet e Shqipërisë nuk ka qenë e pranishme edhe pse i mbështet. Kurse, komentet e forta të bëra së fundmi nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për mundësinë e rikthimit të Sali Berishës në krye të demokratëve, Topalli i cilësoi si thjesht keqkuptime.

Në ’97 ishte një izolim për një kohë të caktuar më keq se shpallja “non grata”. Kur Berisha i fitoi zgjedhjet, raportet ishin të jashtëzakonshme. Kjo është një situatë që vjen nga keqkuptimet. Uroj që të sqarohen dhe të vendoset një raport besimi siç ka qenë më parë.”

Ka një problem brenda Grupit Parlamentar të PD. Një pjesë e tyre e kanë paguar vendin e tyre. Kurrë nuk ka ndodhur në këto përmasa, të blesh karrigen e parlamentit është turp. Dhe, që këtë ta bëjë opozita është fundi i një demokracie.”