Aksion policor gjatë natës në Korçë/ Arrestohen disa persona mes tyre një avokat…

Policia ka zhvilluar një operacion anti drogë në qytetin e Korçës, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike dhe janë arrestuar disa persona mes tyre dhe një avokat. Lënda narkotike, me destinacion Greqinë, është sekuestruar gjatë operacionit të sektorit të antitrafiqeve, i cili kishte disa muaj që hetonte grupin e personave të ndaluar. Operacioni po vijon, ndërsa priten të bëhen arrestime të personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë Korçë:


Korce/ Sekuestrohet nje sasi e kosiderueshme lende narkotike,arrestohen disa persona. Lenda narkotike eshte sekuestruar gjate nje operacioni te sektorit te antitrafiqeve,i cili kishte disa muaj qe hetonte grupin e personave te ndaluar.

I perfshire ne trafikun nderkombetar te lendeve narkotike, sipas burimeve konfidenciale mesohet te jete edhe nje avokat. Operacioni po vijon,ndersa priten arrestime te personave te tjere te perfshire ne rrjetin e trafikimit te lendeve narkotike.


Shtyu gazetaren drejt greminës/ Gledis Nano pezullon nga detyra efektivin e policisë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka pezulluar nga detyra efektin e përfshirë në incidentin me gazetaren Anila Hoxha, të cilën e shtyu buzë humnerës në Qafë-Mollë.Lidhur me ngjarjen Policia e Shtetit thekson se si institucion i i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cënimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë


Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë pasditen së sotme me disa gazetarë, në Qafë Mollë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë Sh.T.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit. Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cënimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët.

RIKTHIM MADHËSHTOR /Kush e tha që MBRETI ra kush e tha që u dorëzua?!

RIKTHIM MADHËSHTOR

———————————

Kush e tha që MBRETI ra

kush e tha që u dorëzua?!

Sonte fushës gjakun la

me triumf u fronëzua.

———————————


Në stadium një fllad po fryn

Randy golin na dhuron,

portës Rexhepi i ve dryn

dhe Mensaja dyfishon.

———————————

Nëpër shkallë shpërthen hareja

Berisha topin kur prek,

rend ky Vrapi si rrufeja

askush Meksin dot s’e ndjek.

———————————

Zhan Zhan brazilian

samba luan plot magji,

porsi zjarr mesfushën mban

sjell Agnaldo energji.

———————————-

Gjithë tifozat plot gëzim

sot kënduam besa-besë,

për një ëndërr me besim

shpresa jonë kurrë mos vdesë.

———————————–

Tomas Menkshi 6.11.2021

Tentoi t’i vërë flakën shtëpisë së fqinjës/ Procedohet penalisht 41-veçari në Pogradec

Një 41-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka tentuar që t’i vërë zjarrin shtëpisë së një 51-vjeçareje në Pogradec. Siç njofton policia është proceduar penalisht shtetasi J. P., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të djegë me zjarr banesën e shtetases V. M., 50 vjeçe.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për shtetasin J. P., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të djegë me zjarr banesën e shtetases V. M., 50 vjeçe.’- njofton policia.


COVID-19 në Greqi sërish shifra alarmante/ Rregjistrohen 6.393 raste të reja dhe 43 humbje jete

GREQI- Ditët e fundit shteti fqinj, Greqia, po përjeton një valë të re dhe të ashpër të pandemisë, duke regjistruar çdo ditë rekorde infektimesh nga COVID-19.Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 6.393 qytetarë, ndërsa kanë humbur betejën me jetën 43 pacientë.Të shtruar në spital aktualisht janë 459 persona, prej të cilëve 377 janë të pavaksinuar, ose të vaksinuar pjesërisht. Numri total i viktima ka shkuar 16.243, ndërkohë që ai i viktimave është 780.621 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.Një rritje drastike të rasteve pozitive me COVID-19 ka pasur Greqia javën e fundit, e cila është tepër shqetësuese për ekspertët. Katër ditë më parë, u regjistrua shifra më e lartë e arritur ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë, prej 6700 infektimesh.


Tronditëse/ 16 vjeçari lidh nënën me zinxhirët e qenit: “Nuk ka jetë më kur të rreh fëmija, policia mos të ma kthejë më”

Hava Kurti është një grua që jeton në Kamëz dhe është e dhunuar nga djali i saj, i cili tani është 16 vjeç.Gazetarja e emisionit “Goca dhe Gra” ka qenë te shtëpia e gruas, ku nga pamjet duken qartë kushtet e vështira ekonomike. Shtëpia është thuajse e prishur, ku Hava jeton në kushte mjerane.Hava është martuar dy herë, ku martesa e parë ka përfunduar shumë shpejt. Ndërsa martesën e dytë e kujton si vitet më të bukura, ku solli në jetë edhe një djalë.


“Një majë shpullë nuk më ka rënë”, thotë ajo për bashkëshortin e dytë. Por pasi i shoqi vdiq, djali i saj filloi të mos shkonte rregullisht në shkollë, e kur shkonte bënte debat me mësuesit. Madje ai filloi të ushtronte dhunë, ku e lidhi në oborr me zinxhirët e qenit.

“Profesori ia fuste shpulla dhe e la shkollën. Më ka lidhur me zinxhirët e qenit. Erdhi policia, kam shkuar herë pas here te policia. Është krim. Nuk ke jetë më kur të rreh fëmija. Të afërmit e mi e morën dhe i thanë mos e rreh nënën, futi krahët shtëpisë e ndihmo nënën”, tha Hava.

Por jo vetëm kaq, pasi djali u arrestua nga policia pasi së bashku me një tjetër u kap teksa gjuante me armë, duke terrorizuar njerëzit.

“E kapi policia, kam qëndruar deri vonë se nëna për fëmijën digjet”, tha Hava e cila nuk jeton dot pa djalin. Por sërish ka një kërkesë për policinë: “Mos ma ktheni, mbajeni derisa ti vijnë mend e kokës”.

Goditi mbi 60 herë me thikë rumunin/ Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Angli

Një shqiptar është dënuar me b urg të përjetshëm në Angli, pasi goditi me thikë një rumun për më shumë se 60 herë, duke e lënë të pajetë.Sipas asaj që raporton BBC, bëhet fjalë për shtetasin Erlin Hasa, i cili qëlloi pa mëshirë 43-vjeçarin Marian Savu, pasi e ndoqi nga një festë në Perry Barr dhe në fund e vrau në një rrugë.35-vjeçari Hasa mohoi vrasjen e rumunit, babait të tre fëmijëve, por u shpall fajtor nga një trup gjykues në Gjykatën e Birminghamit. Gjykatësi Francis Laird tha se Hasa do të dënohet si fillim një minimum prej 23 vitesh në burg, përpara se të mund të konsiderohej një mundësi për lirim.

Ne kurrë nuk do ta dimë saktësisht pse Hasa sulmoi dhe vrau Marian Savu,” tha Det Insp Jim Colclough.


“Në mes të Tiranës kërcet arma”/ Ervin Salianji Shqipëria e destabilizuar nga krimi…

Ngjarjet e fundit kriminale kanë alarmuar deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili në një reagim në Facebook thotë se Shqipëria është e destabilizuar nga krimi. Sipas Salianjit, përballë këtyre ngjarjeve të rënda, qeveria është dorëzuar.

Shqipëria e destabilizuar nga krimi, në vetem 24 orë, në mes të Tiranës kërcet arma në zonën më elitare, shpërthen tritoli në mes të qytetit, vrasje makabre po në Tiranë, përleshje me thika dhe vrasje në Elbasan! Vrasjet e tipit mafioz ende të pazbardhura, droga e përhapur më shumë se cimçakizi!


Tronditet Tirana/ Të shtëna me armë zjarri në ish-Bllok,ka të plagosur…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në Tiranë, pranë zonës së ish-Bllokut. Mesohet se i plagosuri është Ilir Shkurti, rreth 32 vjec, i cili po merr mjekim në spitalin e Traumës në kryeqytet. Paraprakisht dyshohet se ka ngelur i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë të jetë bërë një konflikt mes dy të rinjve për motive banale.

Njoftimi i policisë: 


Fale reagimit të menjehershëm të shërbimeve të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes. Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Memelli: “Rezultati duhej të ishte më i thellë, mesazhi për arbitrat… na lini të luajmë futboll”

Skënderbeu shkëlqen në javën e tetë të Superiores, ku triumfon 2-1 ndaj Kukësit. Korçarët bënë një lojë të kënaqshme, teksa golat për ta u realizuan nga Dwumfour dhe Mensah. Nuk mund të mos jetë i kënaqur trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli. Ai foli përt Supersport pas 90 minutëshit, ku komplimentoje djemtë për paraqitjen e bërë.Memelli iu kundërpërgjigj edhe trajnerit të verilindorëve, Longo, i cili tha se kuksianët pësuan gola idiotë.

Migen Memelli(Skenderbeu):


Ndeshja dhe punaSikur e thatë edhe ju, Kukësi më jep një afeksion për mënyrën sesi qaset. Ka një trajner të jashtëzakonshëm. Dimë që Kukësi krijon nga poshtë. Kemi qënë të jashtëzakonshëm sot dhe dua të komplimentoj lojtarët. Kam marrë një sinjal sot. Edhe pse kemi djem të rinj dhe pa eksperiencë, gjërat i kemi bërë mirë. Nuk kemi bërë mirë me pasin e fundit. Rezultati duhet të ishte më i thellë. Tranzicioni është kthyer në një armë për të gjitha skuadrat. Nëse e bën mirë, mund të të duhet. Kam cilësi të jashtëzakonshëm në ekip. Kam punuar edhe në anën psikologjike. Përgjigja që më dhanë në fushë ka qënë e jashtëzakonshme.

Ndryshimi i skemësNe e bëjmë këtë në varësi të kundërshtarit. Fillimi ka qënë i vështirë te ky sistem. Duke kaluar minutat e ktheva në 5-3-2 të pastër. Këtë e bëra pasi e dija që Kukësi sposton lojtarët. Kjo do bënte që ata të kishin avantazh. Nga ky moment gjërat shkuam mirë.

Dhomat e zhveshjesNë dhomat e zhveshjes kërkova që të rrisim intensitetin pasi vetëm kështu do e mposhtim Kukësin.


Longo tha pësuam gola idiot? Konstatim idiot. Ne, sikur gjithë pjesa tjetër e futbollit, goditjet standarte i përgatisim që të jenë sa më efikase. Nisur nga ky fakt, donim që të ishim sa më favorit. Gol i bukur është ai që kalon vijën fatale.

RreshtimiQasja që bëmë ne ndaj këtyre kundërshtarëve, ishte në një formë që mos të linim shumë hapësira. Dyshën e mesfushës ta bllokonim.

ArbitratMbarëvajtja ka qënë e jashtëzakonshme. Fakti gjithmonë e rrëzon fjalën Me Partizanin na u dha penallti kundër. Në Laç e pësuam me penallti të paqënë. Mesazhi është: Na lini të luajmë futboll” – Tha ai.

Rikthehet Skënderbeu ,Mensah mbyll ndeshjen me golin e dytë(VIDEO)

Skënderbeu mund 2-1 Kukësin, në takimin e javës së tetë të Kategorisë Superiore. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve ideale që patën djemtë e Memellit. Skuadra korçare do shpërblehej me gol pas 53 minutash lojë. Dëumfour gjuan saktë, duke dërguar topin në rrjetë. I dyti do vinte në minutën e 82-të nga Mensah. Lojtari i Skënderbeut do dyfishonte shifrat, por kishte dyshime për pozicion jashtë loje. VAR nuk vonon dhe e quan të rregullt. U vu re se Mensah ishte në gjysmëfushën e Skënderbeut në nisje të aksionit dhe për këtë arsye realizimi ishte i vlefshëm, me të drejtë. Kukësi realizoi për statistikë vetëm në minutën e fundit shtesë, ku Hila ngushtoi diferencat. Skëndërbeu largohet kështu nga vendi i fundit duke u renditur i teti me 6 pikë. Kukësi është në vendin e dytë me 14 pikë.

FT Skënderbeu 2-1 Kukësi (Doumfour 53′, Mensah, 99′ Hila)

FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu: Rexhepi; Meksi, Sadriu, Vitija, Dumfur, Vrapi, Mara, Zhan Viktor, Moraesh, Berisha, Mensah.
Trajner: M. Memelli

Kukësi: Tafas, Peposhi, Bytyçi, Lulaj, Ndreca, Sh. Taipi, Gj. Taipi, De Lukas, Milunoviç, Feizhao, Basha.
Trajner: D. Longo

Ulen shifrat/ 563 raste të reja me Covid ,2 jetë të humbura

Janë kryer 3150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 563 qytetarë, në këto bashki: 221 në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 26 në Berat, nga 23 qytetarë në Kamëz, Sarandë, nga 18 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 16 në Shkodër, 13 në Elbasan, 12 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Korçë, 9 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kurbin, Vorë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Këlcyrë, Mallakastër, Kavajë, nga 4 qytetarë në Pogradec, Patos, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mirditë, Shijak, Himarë, Konispol, Devoll, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Maliq, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Roskovec, Dibër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Selenicë, Dropull, Poliçan, Cerrik, Peqin.


Janë 7,894 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-89 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,713 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 563
Të shëruar në 24 orë 494
Të shtruar në spitale 175
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3150

Testime totale 1,325,991
Raste pozitive 188,557
Raste të shëruara 177,713
Raste Aktive 7,894
Humbje jete 2,950

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4140
Fier 807
Shkodër 485
Durrës 453
Vlorë 431
Gjirokastër 367
Elbasan 341
Berat 275
Korçë 228
Lezhë 179
Kukës 110
Dibër 78

75‘Skënderbeu 1-0 Kukësi /Ujqërit kalojnë në epërsi dhe tregojnë forcë (VIDEO)

Skënderbeu dhe Kukësi janë duke matur forcat me njëri-tjetrin, teksa luajnë mes tyre javën e 8 të Superiores. Skënderbeu ndez motoret dhe rikthehet atehere kur duhet

53′ Pas një krosimi nga Mara në goditjen e dënimit, Dumfur kërcen mbi të gjithë dhe gjen cepin e rrjetës.

LIVE Skënderbeu-Kukësi 1-0
54′ Dumfur


FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu: Rexhepi; Meksi, Sadriu, Vitija, Dumfur, Vrapi, Mara, Zhan Viktor, Moraesh, Berisha, Mensah.
Trajner: M. Memelli

Kukësi: Tafas, Peposhi, Bytyçi, Lulaj, Ndreca, Sh. Taipi, Gj. Taipi, De Lukas, Milunoviç, Feizhao, Basha.
Trajner: D. Longo

WhatsApp vjen me risi/ Do të funksionojë dhe pa internet !

WhatsApp do të sjellë një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të përdorin aplikacionin pa internet. Do të thotë që përdoruesit e Android dhe iOS do të mund të hapin WhatsApp Web në desktop edhe nëse telefoni celular nuk ka lidhje interneti. Megjithatë, për të aktivizuar këtë veçori, përdoruesit duhet të zgjedhin programin ‘beta’ në versionin e desktopit. Në vazhdim, do të shihni ‘BETA’ në këndin e sipërm majtas, pranë imazhit të profilit tuaj. Më pas, do të mund të komunikoni me mesazhe edhe nëse telefoni është i fikur.Sidoqoftë, nëse i dërgoni një mesazh të padëshiruar një personi dhe dëshironi ta fshini, nuk do të jeni në gjendje ta fshini akoma. Duhet të hapni aplikacionin në telefonin tuaj për të fshirë tekstin. Gjithashtu, nëse telefoni është i fikuar për të paktën 14 ditë, llogaria e WhatsApp në Web do të dalë automatikisht.


Kafshim buze dhe telefonata natën/ Ky është drejtori i shkollës që ngacmonte 14-vjeçaret në Pogradec

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Adriatik Haxhillari drejtori i shkollës 9-vjeçare të fshatit Stropckë që ngacmonte nxënëset. Mësohet se mesazhet që drejtori u kishte dërguar vajzave 14-vjeçare ishin parë për herë të parë nga vëllai i njërës prej tyre që i kishte prindërit në Greqi. Vajza e mitur shqetësohet nga telefonatat në mes të natës dhe vëllai i saj kishte shkuar ta takonte drejtorin dhe e kishte goditur. Një ditë më pas drejtori kishte kërkuar ndjesë. Sipas “FaxNews” drejtori i ngacmonte vajzat duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës. Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori. Koha e ngacmimeve ka zgjatur 3 javë deri në 1 muaj. Ndërkohë mësohet se drejtori ishte konsumues i rregullt i alkoolit pasi pinte çdo ditë tek një lokal para shkollësh dhe dyshohet që në shumë raste të ketë qenë edhe nën efektin e alkoolit.