U vranë me kallashnikov brenda “Audit” në Astir/ Ja kush janë dy viktimat e atentatit mafioz

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme në orën 19:39 ku është qëlluar më kallashnikov ndaj një mjeti tip “Audi” në Astir dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë dy persona. Sipas njoftimeve zyrtare viktimat janë Erigres Mihasi dhe Mihasi 32 vjeç ishte shofer i “Audit” të bardhë ndërsa Dumani 26 vjeç pasagjeri.


Mësohet se Erigers Mihasi, 32 vjeç e Armando Dumani, 26 vjeç ishin ulur në një bar kafe në zonën e Astirit, pak para se të ekzekutoheshin.Dy të rinjtë, pasi kanë dalë nga lokali, janë futur në parkingun ku kishin lënë mjetin e llojit “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM” dhe kanë dalë në rrugë kryesore. Sapo janë afruar pranë semaforit dhe prisnin që të pulsonte jeshilja, atentatorët kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë qëlluar drejt tyre me breshëri kallashnikovi.

Atentatorët, numri i të cilëve nuk dihet ende, ndodheshin në mjetin e llojit “Toyota” me targa “AA 532 ON”,e cila rezulton e vjedhur në muajin korrik në Tiranë. Ata kanë nxjerrë kallashnikovët në dritare dhe kanë qëlluar me breshëri drejt mjetit ku ndodheshin Mihasi e Dumani, duke i lënë këta të fundit të vdekur në vend. Më pas janë larguar drejt ish-sheshit “Shqiponja” dhe kanë marrë autostradën …dhe në Thumanë i kanë vënë flakën makinës së përdorur në atentat. Mjeti është gjetur nga autoritetet teksa digjet dhe brenda saj ndodheshin dy kallashnikovët.

Armët e makina janë në duart e ekspertëve me shpresën se mos autorët kanë lënë gjurmë përmes të cilave mund të identifikohen. Ndërkohë trupat e Mihasit e Dumanit janë dërguar në morg për t’ju nënshtruar eksprtizës mjeko-ligjore.


Mihasi la pas tre fëmijë, ndërsa për Dumanin nuk dihen detaje nga jeta e tij private. Të dy viktimat ishin persona me precendetë penalë. Konkretisht Mihasi rezulton të jetë përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale si: grabitja e prindërve të Elton Çiços (tashmë i ndjerë) në Tepelenë, goditja me armë e Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosja e mikun të tyre, Ibrahim Durollari si dhe plagosja e një punonjësi bashkie, Rudolf Toma. Për herë të fundit ai u kap në një aksion në Laç të zhvillua nga policia gjatë kësaj vere për armëmbajtje pa leje, por sot rezultonte i lirë në Astir.

Dumani mësohet se është me origjinë nga Vlora, por prej vitesh rezulton të jetë shpërngulur në Tiranë, në zonën e Yrshekut. Në vitin 2012 Dumani ka qenë i arrestuar bashkë me disa persona të tjerë për një sërë grabitjesh në banka të ndryshme. Asokohe banda e tyre u kthye në “makth” për bankat, deri në shkatërrimin e saj nga policia.



Tronditet Tirana! Atentat me kallashnikov drejt një “Audi”, vriten dy persona

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi drejt një mjeti tip “Audi” me ngjyrë të bardhë .Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe Armando Dumani, 26 vjeç, të dy banues në zonën e Yrshekut në Tiranë kanë mbetur të vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Dy të rinjtë që ishin edhe fqinjë me njëri-tjetrin kanë qenë ulur në një lokal në zonën e Astirit për të konsumuar diçka rreth orës 19:00, por pasi kanë kaluar 40 minuta knë menduar të lëvizin që aty. Ata janë nisur të dy drejt parkingut ku Mihasi kishte lënë mjetin e tij “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM”. Mihasi në vendin e shoferit e Dumani pasagjer, kanë hipur në mjet dhe kanë dalë në rrugë kryesore. Ata janë afruar pranë semaforit në zonën e njohur si ‘Dy rrathët’ dhe po prisnin që semafori të tregonte dritën jeshile.


Krah tyre janë afruar atentatorët, numri i të cilëve nuk dihet ende, që ndodheshin në mjetin e llojit “Toyota” me targa “AA 532 ON”, të cilat rezultojnë të vjedhura në muajin korrik në Tiranë. Atentatorët kanë nxjerrë kallashnikovët në dritare dhe kanë qëlluar me breshëri drejt mjetit ku ndodheshin Mihasi e Dumani, duke i lënë këta të fundit të vdekur në vend. Më pas janë larguar drejt ish-sheshit “Shqiponja”, kanë marrë autostradën dhe Thumanë i kanë vënë flakën makinës së përdorur në atentat. Mjeti është gjetur nga autoritetet teksa digjet dhe brenda saj ndodheshin dy kallashnikovët me të cilët u vranë të rinjtë sot.




Covid ne Greqi /Shenohen 6.154 rate të reja dhe 70 humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar se janë shënuar 6.154 persona të infektuar me Covid-19. Gjithashtu nuk e kanë fituar betejën me virusin 70 qytetarë. Autoritetet njoftojnë se rastet e infektimeve po vijnë në rritje dhe infektimet gjithashtu. Ata apelojnë që qytetarët të tregojnë kujdes, të aplikojnë vaksinimin dhe të shmangin kontaktet me njerëzit.


Infektohet me COVID i penduari i drejtësisë në burgun e Drenovës

I penduari i drejtësisë Luftar Reçi është infektuar nga COVID. Burime për Abc bëjnë me dije se pasditen e djeshme nga burgu i Drenovës është transportuar në spitalin e Korçës. Pas ekzaminimeve, ai ka rezultuar me COVID dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, megjithatë gjendja e tij shëndetësore nuk raportohet të jetë e rëndë. Reçi ka ndihmuar drejtësinë për zbardhjen e dy vrasjeve të bujshme të vitit 2005 atë të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut.


Ai ka treguar emrat e bashkëpunëtorëve në këto vrasje, të Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës, Viktor Ymerit, Indrit Taullait dhe Emiljano Shullazin. Zbulohet se arsyeja pse këto dy vrasje janë bashkuar në një hetim të vetëm është fakti se Reçi ka deklaruar se bombën me të cilën është kryer vrasja e Vajdin Lamajt, ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit. Pasi ka marrë vesh nga mediet se u vra Lame me shpërthim, ka telefonuar Lul Berishën i cili i ka thënë se ishte në Turqi dhe kjo ishte punë Indrit Taullaut.

Hetimet për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve, por më pas, pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt, ku vdiq dhe miku i tij Artan Arsi. Për vrasjen e Saliut dhe biznesmenit Lamaj akuzohen Lul Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taullau dhe Luftar Reci

Ulen shifrat/ 587 raste të reja me Covid ,3 jetë të humbura

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,143 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 587 qytetarë, në këto bashki: 241 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.


Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore          587
Të shëruar në 24 orë       526
Të shtruar në spitale       176
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 3,143
Testime totale              1,347,471
Raste pozitive                192,600
Raste të shëruara            181,213
Raste Aktive                     8,401
Humbje jete                      2,986

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4,460
Fier                865
Shkodër         453
Vlorë                443
Gjirokastër      443
Durrës             419
Berat               367
Elbasan            346
Korçë              253
Lezhë              195
Dibër                81
Kukës              76

Rama: “Pagat e mësuesve do i rrisim 40% gjatë mandatit te 3-të”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Evis Kushi prezantuan ditën e sotme buxhetin e vitit 2022 për Ministrin e Arsimit. Në fundin e 4 viteve, Rama tha se arsimtarët do të kenë një rritje të konsiderueshme të pagave të tyre, e cila do të bëhet në mënyrë graduale, duke nisur që prej vitit të ardhshëm.

Vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit dhe projeksioni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. Kjo lidhet jo vetëm ne ç’ka dimë dhe planifikojmë, por edhe ç’ka ne nuk e dimë dhe mund të na shfaqet përpara. Çdo vit do të jetë i njëjtë me rritje të vazhdueshme të pagës për ju”. Nëse ky vit mbyllet përsëri me një rritje pagash për ju dhe nëse sot mesatarja bruto e paga neto e mësuesve është më e lartë. Edhe vitin e ardhshëm do të jetë i njëjtë dhe çdo vit tjetër.”, tha Rama.


Shpërthen Spaho :”Luli, gënje, por me masë,Berisha në 2011 solli PD-në e gjithë Shqipërisë në Tiranë, që të luftonte për…

Nga Edmond Spaho.

Berisha ishte Kryetar i PD-së dhe Kryeministër i Shqipërisë dhe Luli mori vendim ta përjashtoje Berishën nga fushata e vitit 2011 për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës!!!!!!!!!!!!! Hajde trim hajde!!!!Përjashtoi Berishën nga fushata në vitin 2011!!!!!! O Guri o trim me fletë!!!


Akoma nuk po më besohet, ku e gjeti forcën, cilët e mbështetën kur përjashtoi Berishën, se duhet të jesh shumë trim të marrësh një vendim të tillë. A e kuptoni o njerëz se në çfarë përmase është gënjeshtra?! Luli, gënje, por me masë. Mos gënje duke na dhënë të gjithëve dozën e elefantit. Nuk e mbajmë dot, or mik.

Berisha në vitin 2011 solli gjithë PD-në e Shqipërisë në Tiranë që të luftonte për Lulin. Çdonjërit iu vendos objektivi se çfarë rezultati duhet të arrinte në zonën në ngarkim. Asnjëherë nuk kam votuar në Tiranë për shkak se kam qënë deputet në Korçë dhe më duhej të merresha me organizimin e zgjedhjeve atje dhe nëse do të vija të votoja në Tiranë, do të humbja një ditë kohë për fushatën në Korçë.

Në zgjedhjet e Lulit në vitin 2011 nuk e di si ma dha Zoti dhe erdha e votova në Tiranë. Kur mësova rezultatin me 11 vota diferencë, e falenderova Zotin, pasi Berisha për 11 vota do të merrte listat dhe do shihte me lupë kush kishte votuar e kush jo.


Të mos harrojmë se Luli pati 20 mijë votat e LSI-së në krah, marrëveshjen me Hysni Milloshin që vetëm Berisha mund ta bënte dhe që Ristani sakrifikoi reputacionin e tij që Basha të dilte fitues. Si shpërblim Basha e vendosi numrin dy të PD-së të katërtin në listën e Vlorës dhe ai nuk u bë deputet. Asnjëherë në 30 vjet histori të PD-së nuk ka ndodhur që Sekretari i Përgjithshëm i saj të ishte i katërti në listë.

Skerdi Faria rrëfen të kaluarën e tij të vështirë:“Kam qenë konviktor ,nuk ngopeshim me bukë”

Doktori i VIP-ave, Skerdi Faria edhe pse sot është një ndër mjekët më të pasur, fillesat e veta nuk i ka pasur edhe aq të lehta. I ftuar në emisionin ‘Glamour Zonë’, në Ora News ,ai ka rrëfyer të kaluarën e tij plot sakrifica.

Ester Bylyku: Cila ka qenë periudha më e vështirë për ty? Që ti mbase e ke vuajtur.

Skerdi Faria: Unë në Tiranë, kam qenë një konviktor. Mbaj mend që nuk ngopeshim me bukë. Por këto nuk i quaj vuajtje, sepse edhe sot ka njerëz që nuk ngopen me bukë, dhe ka njerëz që kanë vuajtur shumë më tepër se sa unë.


Cili ishte Korçari që ishte kundër Bllokut dhe guxoi t’i thoshte Enver Hoxhës në sy: “Po flas unë, mos më ndërpre”

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të gjeneral-major Panajot Plakut me origjinë nga fshati Hoçisht i Devollit të Korçës, i cili pasi u diplomua në shkollën “Normale” të Elbasanit në vitin 1936, u kthye në qytetin e Korçës ku u lidh me grupet komuniste dhe në periudhën e pushtimit të vendit 1939-1944, ai u angazhua në Lëvizjen Antifashiste dhe për aktivitetin e tij u arrestua e u burgos nga autoritetet italiane në qytetin e Durrësit e pasi u lirua, doli në radhët partizane, duke u emëruar si zëvendës komisar i Brigadës së Parë Sulmuese të komanduar nga Mehmet Shehu, që me formimin e saj në gushtin e vitit 1943, në fshatin Vidhkuq të Korçës. Si i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake Panajot Plaku pas mbarimit të Luftës, duke filluar nga komisar dhe komandant Divizioni në rrethin e Korçës, komandant Korpusi, Drejtor i Drejtorisë Operative dhe zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore me gradën e gjeneral-major, zv/ ministër i Mbrojtjes Popullore për Drejtorinë e Kufirit, e deri tek posti i ministrit pa Portofol në qeverinë që kryesohej nga Mehmet Shehu? Si mundi të arratisej nga Panajot Plaku nga Shqipëria në qershorin e vitit 1957 (kur mbante funksionin e ministrit pa portofol dhe Kryetarit të Komitetit Shtetëror për Gjeologjinë) duke kaluar fshehurazi kufirin shtetëror në afërsi të liqenit të Pogradecit nga fshati Lin dhe të dilte në Jugosllavi, ku u vendos në Beograd si azilant politik dhe i dërgoi një letër udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, duke denoncuar të gjitha krimet e Enver Hoxhës dhe regjimit të tij?! Misteri i vdekjes së Panajot Plakut në vitin 1966 në hotelin ku banonte në Beograd dhe çfarë shkruante ai në kujtimet e tij për Enver Hoxhën e udhëheqjen e lartë të PPSH-së, të cilat i përmblodhi për t’i botuar në një libër me titull “Dhuna mbi revolucionin në Shqipëri”, dhe pas vdekjes së tij ai u përkthye edhe në gjuhën serbo-kroate (nga Predrag Vuqiviq, redaktor i gazetës “Borba” dhe Vela Popoviq, redaktor i Televizionit të Beogradit), libër që pati një jehonë të madhe dhe u botua më pas nga Shtëpia Botuese “Rilindja” e Prishtinës në gjuhën shqipe në vitin 1985.


Kujtimet e ish-ministrit pa portofol, gjeneral-major, Panajot Plaku, të shkruara në Beograd në vitet 1957-1966

Enveri fshehu raportin e Hrushovit!

Në Kongresin XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik ishte prezent edhe delegacioni i Partisë së Punës të Shqipërisë. Në krye të delegacionit ishte Enver Hoxha, e në delegacion ishte, përveç të tjerëve edhe Mehmet Shehu. Pas kthimit të delegacionit në Shqipëri, u mbajt pleniumi i Komitetit Qendror të PPSh-së, në të cilin Enver Hoxha, në emër të Byrosë Politike dhe të delegacionit e informoi Komitetin Qendror për punën e Kongresit dhe për mbledhjen e mbyllur në të cilën Nikita Hrushovi, paraqiti një referat për veprat e dëmshme të Stalinit.

Mirëpo, duhet theksuar menjëherë se Enver Hoxha nuk e lexoi në këtë plenumi referatin e Hrushovit, por në interpretim të vet prezantoi vetëm disa fragmente të zbutura të referatit të përmendur. Plenumi u mbajt në sallën e Pallatit të ‘Brigadave’. Isha ulur m’u karshi Enver Hoxhës dhe e ndiqja me vëmendje leximin e referatit. Vërejta mirë se gjatë leximit disa herë kapërceu nga disa fletë. Por jo vetëm kaq. Kur lexoi nja dy të tretat e referatit, papritmas e ndërpreu leximin. Si për nga fakti se para tij kishin mjaft faqe të palexuara, ashtu edhe për nga përmbajtja, kuptohet se referati u ndërpre.


Unë supozoj se Enver Hoxha do të ketë hequr dorë nga leximi i mëtejshëm i referatit, duke vendosur të mos flasë për ato probleme, për të cilat do t’i duhej të thotë diçka më shumë për ndikimin e stalinizmit në Partinë e Punës të Shqipërisë dhe për pasojat e rënda të këtij ndikimi për popullin shqiptar. Leximi ndoshta do të jetë ndërprerë edhe për shkak se edhe deri atëherë shihej se çfarë atmosfere të rëndë kishte krijuar në radhët e anëtarëve të Komitetit Qendror edhe ajo pjesë e parë e referatit.

Mehmeti: Jo buste të Enverit!

Pas një pauze të shkurtër, Mehmet Shehu tha se në radhët e PPSH-së nuk ka kult të individit dhe vuri në dukje se në një mbledhje të Byrosë Politike vetë Enver Hoxha kishte deklaruar se mjaft më me ngritjen e busteve dhe me glorifikimin e emrit të tij, të cilin e kanë marrë si emër të tyre një varg fabrikash dhe objektesh. Mehmeti tha më tutje se: asnjë vendim i rëndësishëm, qoftë shtetëror, nuk është aprovuar pa dijeni të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH ose të qeverisë, se mbledhjet e Byrosë Politike, të Komitetit Qendror, kongreset dhe konferencat e Partisë janë mbajtur rregullisht dhe se anëtarët e Partisë janë informuar çdo herë për vendimet dhe për detyrat më të rëndësishme.

“Mirëpo’ vazhdoi Mehmet Shehu, ‘në Partinë tonë janë bërë disa gabime në lidhje me qëndrimet e Stalinit se paralelisht me forcimin e shtetit socialist forcohet në masë të njëjtën edhe reaksioni në vend”. “Në kushtet e vendit tonë’, theksoi Mehmet Shehu, ‘ky nuk duhet të konsiderohet si ndonjë gabim kush e di sa i madh”. Mirëpo organizatat e Partisë u informuan vetëm kalimthi për plenumin dhe për punën e tij, në kontekst të materialeve të tjera në lidhje me Kongresin XX-të të P.K. të BRSS-së.

Vetëm u tha se KQ i PPSH mbajti plenumi, në të cilin u kritikua “kulti i personit të Stalinit” dhe asgjë tjetër. Në lidhje me hollësitë, me atë se ku qëndronte kjo kritikë dhe çka duhej të kritikohej, nuk u dhanë kurrë farë shpjegimesh më të hollësishme. Megjithëkëtë edhe komunistët edhe populli i Shqipërisë, dikush më pak e dikush më shumë, ishin të informuar për rrymat e reja në BRSS dhe në vendet e tjera socialiste. Ndonëse Tuk Jakova dhe Bedri Spahiu ishin likuiduar mu në prag të Kongresit XX të PK të BRSS, të gjithë shpresonin se do të bëhen ndryshimet pozitive në Shqipëri.


Rezistenca në Konferencën e Tiranës!

Në mars 1956, pas Kongresit XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, u mbajt Konferenca partiake e Tiranës, në të cilën duheshin zgjedhur delegatët për Kongresin e Tretë të Partisë së Punës të Shqipërisë. Konferenca filloi sipas procedurës së zakonshme. Referatin kryesor e paraqiti sekretarja e parë e atëhershme e Komitetit të Partisë së Tiranës, Fiqrete Shehu. Si përfaqësues i Komitetit Qendror, në Konferencë mori pjesë anëtari i Byrosë Politike, nënkryetari i parë i qeverisë, ministri i Mbrojtjes Popullore, Beqir Balluku.

Në referat nuk kishte asgjë posaçërisht interesante e as nuk i fol për çfarëdo çështjeje delikate, e cila do të mund të sillte diskutime të ashpra. Mirëpo pas referatit kur e mori fjalën Fadil Paçrami, anëtar i Komitetit Qendror, i cili u dha përkrahje të plotë qëndrimeve të referatit, në sallë jehuan protesta masive. Kjo ishte shenjë se delegatët nuk donin, as nuk mundnin të dëgjonin më diskutime të tilla apologjike. Menjëherë pas Fadil Paçramit, fjala e të cilit në të vërtetë ishte ndërprerë, kërkoi fjalë zv/ministri i Industrisë, Pajo Islami. Ky ishte anëtar i Partisë prej vitit 1942. Kishte marrë pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare prej formimit të saj. Ishte një nga luftëtarët më të vendosur për likuidimin e fraksionit në organizatën 1943.

Gjatë luftës ishte komisar i çetës, pastaj i batalionit, e më vonë zv/komisar i brigadës. Pas luftës ishte në detyra të ndryshme me përgjegjësi. Delegatët e dëgjuan me vëmendje diskutimin e Pajo Islamit. Ai foli për sulmet brutale të udhëheqjes së Shqipërisë kundër Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe kundër udhëheqjes së saj. Pastaj i përkujtoi marrëdhëniet jashtëzakonisht të përzemërta e vëllazërore, që ekzistonin ndërmjet dy vendeve dhe partive para Rezolutës së Informbyrosë. “Me gabim të udhëheqjes së tashme’, tha Pajo Islami, ‘marrëdhëniet e bazuara në gjakun e bijve më të mirë të Shqipërisë, tash nuk janë madje as në nivel të tolerimit”!


E përmendi likuidimin e paarsyeshëm të tërë udhëheqsisë së revolucionit popullor të Shqipërisë dhe shprehu mendim se këta njerëz duhet të rehabilitohen. Ai foli edhe për të metat dhe gabimet e mëdha në punën e Ministrisë së Industrisë dhe për marrëdhëniet e këqija ndërmjet komunistëve në Ministri. Pajo Islamin u orvatën disa herë ta ndërpriste sekretarja e Komitetit të Partisë së Tiranës, Fiqrete Shehu, me motivacionin se është duke e fyer udhëheqjen dhe se sulmet e tilla nuk janë luajale. Të gjithë delegatët u ngritën unanimisht kundër këtyre ndërhyrjeve, kështu që udhëheqësia e Konferencës u detyrua të heshtë.

Iljaz Ahmeti kundër “Bllokut”!

Pastaj e mori fjalën koloneli i atëhershëm i Ushtrisë Popullore të Shqipërisë dhe krye shefi i Shërbimit të Prapavijës në Ministrinë e Mbrojtjes, Iljaz Ahmeti. Ai ishte pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare që prej fillimit. Anëtar i Partisë ishte bërë në vitin 1942 dhe ishte një nga udhëheqësit ushtarakë në rrethin e Gjirokastrës prej fillimit të Luftës. “Në mbledhjet e këtilla të Partisë’, tha ai ‘sidomos pas Kongresit XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, është e domosdoshme të analizohet në mënyrë të hapët puna e Partisë sonë, të flitet me të vërtetë për gabimet me qëllim që të mos përsëriten më.

Ja për shembull, një gabim. Unë kam bërë llogari precize se një anëtar i Komitetit Qendror, i kushton popullit tonë së paku një milion lek në vit. Këtu po e abstraktoj përdorimin që është për nga kualiteti edhe për nga çmimet është privilegj i shkallës më të lartë, furnizimin special me tekstil dhe me të gjitha gjërat e tjera të nevojshme me kushte jashtëzakonisht të volitshëm. Gjithashtu nuk kam llogaritur se anëtarët e Komitetit Qendror nuk paguajnë qira për vilat e veta, si në Tiranë, ashtu as në Durrës. Po theksoj posaçërisht se anëtarët e Komitetit Qendror të PPSh-së jetojnë në Durrës më se gjashtë muaj në vit dhe shkojnë për çdo ditë në Tiranë me automjetet të shtetit.


Të gjitha këtyre duhet t’u shtohet fakti se ekzistojnë edhe një varg privilegjesh të tjera krejt të paarsyeshme edhe në Tiranë edhe në Durrës. A është kjo me vend kur merret parasysh fakti se një punëtor i kualifikuar nuk ka më shumë se 60.000 lek në vit. A nuk është ky një lloj izolimi i udhëheqjes së Partisë nga masat e popullit? A mund t’i ndiejë ai anëtar i Komitetit Qendror problemet dhe nevojat e punonjësve dhe të jetë me ta në të njëjtin nivel barazie? Por jo vetëm kaq. Ne në Ushtri deri tash, nuk kemi mundur të thuash as ta hapim gojën para eprorëve tanë! Do t’ju vë në dukje një shembull.

Çfarë gabimi ka bërë Hamid Keçi i cili pas kryerjes së Akademisë “Voroshillov”, bëri disa vërejtje të arsyeshme në lidhje me planin e organizimit të një stërvitje ushtarake. A ka qenë dashur që për këtë arsye Hamid Keçi, anëtar i Partisë që nga fillimi, i cili sikurse edhe tërë familja e tij, ka dhënë çdo gjë për revolucionin tonë, të shkojë në burg, ku gjendet edhe tash? Unë mund të vë në dukje shumë gjëra të këtilla. Por secili prej jush i di dhe nuk dëshiroj t’ju humbas kohë. Në qoftë se duam të kemi parti të shëndoshë dhe t’i ndreqim gabimet e vjetra, mendoj se duhet të punojë në këtë drejtim jo vetëm kjo konferencë, por edhe Kongresi i ardhshëm”.

Pas Iljaz Ahmetit kërkoi fjalë Shyqëri Këllezi, drejtor i Kombinatit të Tekstilit “Stalin” në Tiranë. Anëtar i Partisë që prej vitit 1941. Ka qenë në detyra të ndryshme udhëheqëse pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Pas Luftës ishte drejtor i Drejtorisë Kryesore të Komunikacionit Automobilistik. Në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, u zgjodh kandidat për anëtar të Komitetit Qendror. Sikurse Pajo Islami edhe Iljaz Ahmeti, vuri në dukje një varg gabimesh në punën e Partisë, pozitën e privilegjuar të anëtarëve të Komitetit Qendror, likuidimi e bërthamës proletare të revolucionit popullor e të tjera.


Delegatët e Konferencës e përshëndetën fundin e fjalës së tij, si dhe diskutimet e tjera, me duartrokitje spontane. Atmosfera ishte e atillë, sa që udhëheqja e Konferencës nuk dinte se si të sillej. Të tërë në atë mbledhje ishin në këmbë dhe ai u duartrokit me entuziazëm si një prej komunistëve guximtar, të cilët e flisnin të vërtetën për Partinë e tyre. Pasdite, megjithëse ndërtesa ku mbahej Konferenca ishte e rrethuar nga disa kordonë policësh, diskutimet vazhduan në të njëjtën frymë.

Ardhja e Enverit në Konferencë!

Kështu ishte edhe ditën e dytë dhe të tretë të mbledhjes së Konferencës, ndonëse ishin ftuar urgjentisht që të vinin në Konferencë, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Dy ditët e para të Konferencës së Tiranës, ishin në të vërtetë, manifestim i protestës masive kundër politikës së udhëheqjes së Partisë. Është karakteristike për shembull, se gjatë këtyre dy ditëve, anëtarët e Komitetit Qendror të PPSh-së, Kiço Ngjela, ministër i Tregtisë dhe Avdyl Këllezi zëvendëskryetar i Qeverisë, deshën të flasin. Por, as i pari dhe as i dyti, nuk mundën të marrin fjalën, sepse delegatët nuk dëshironin justifikim të gabimeve që ishin bërë.

Ditën e tretë të Konferencës, pasi u ftuan urgjentisht, morën pjesë në mbledhje Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. I pari e mori fjalën Enver Hoxha me qëllim që të qetësonte pakënaqësitë dhe rezistencën e delegatëve. Duke kritikuar diskutimet e disa delegatëve, ai apeloi për një qasje “më konstruktive”, ndaj problemeve të ndryshme dhe kërkoi që në analizimin e dobësive, të mos flitej me një ashpërsi aq të madhe. Apeloi për pjekuri të organizatës së Partisë së Tiranës dhe të traditave të saj, duke theksuar se diskutimet gjatë dy ditëve të mëparshme, nuk ishin në nderin, të cilën e gëzonte ajo. Po atë ditë, përsëri foli kolonel Ilajaz Ahmeti.

Në praninë e Enver Hoxhës, i argumentoj qëndrimet e veta dhe i sulmoi ashpër përfaqësuesit e Komitetit Qendror të PPSH-së, Kiço Ngjelën dhe Abdyl Këllezin, të cilët u orvatën ditën e parë të konferencës, ta pengojnë manifestimin e revoltës të komunistëve të Tiranës. Iljaz Ahmet i demaskoi energjikisht përfaqësuesit e Komitetit Qendror të PPSh-së dhe faktoi të gjitha ato gjëra, që i kishte thënë ditën e parë. Deri sa ishte duke folur, Iljaz Ahmeti, Enver Hoxha e ndërpreu disa herë, kështu që në fund, folësi, i’u lut sekretarit të parë të Partisë, që të mos e ndërpriste më, sepse ishte duke folur pikërisht, për faktin se nuk kishte barazi në Parti. “Përndryshe’ tha Iljazi’ kur foli Enver Hoxha, tha shumë gjëra me të cilat, unë nuk pajtohem, por, nuk ja ndërpreva fjalën. Pas kësaj, kolonel Iljaz Ahmeti pati mundësinë që t’i shprehte deri në fund, pikëpamjet e veta. Memorie.al

“Si u kthye kukulla në bishë”/ Rëfehet shoqja e shqiptares që tronditi Athinën: Gjithçka ndryshoi kur humbi kujdestarinë e fëmijës atje, u çmend, fliste marrëzi…”

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me shqiptaren Klodiana Çela, e cila dy ditë më parë qëlloi me armë zjarri duke plagosur ish-partnerin, që e akuzonte se i kishte rrëmbyer vajzën prej pesë vitesh. “Mega” thotë se katër vite më parë, mjeku, pra ish-partneri i shqiptares që tashmë është i plagosur kishte bërë denoncim ndaj saj, pasi nuk e kishte kthyer në kohë vogëlushen që kishte marrë për të kaluar fundjavën me të.


Kur autoritetet e lokalizuan, “ajo e kërcënoi se do ta hidhte vogëlushen nga ballkoni i banesës ku qëndronte”. Pas shumë orësh negociatash, policia është larguar dhe më pas gruaja ka gjetur mundësinë të arratiset me makinë, duke u nisur drejt Shqipërisë. Por plani i saj u anulua sërish për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor të vajzës, e cila duhej të transportohej me urgjencë në spital. Një grua i tha “Star” se shqiptarja “kishte menduar një muaj më parë ta vriste doktorin”.

Por cfarë thotë shoqja e Klodiana Çelës?

E intervistuar nga mediat greke, shoqja e saj, Komissa hedh më shumë dritë mbi jetën e shqiptares.

Klodianën e njoh prej gati 20 vitesh. Ajo që dija atëherë nuk ka asnjë lidhje me atë që prezantohet sot, pasi ishte një vajzë e bukur, serioze dhe e qetë. Në ato vite ishim mjaft të afërta sepse ishim në të njëjtin rreth dhe flisnim. Ajo ishte e bukur, e mbaj mend gjithmonë”. Edhe pse prej disa vitesh të ndara, kishin ende shumë për të ndarë kur u takuan sërish. “Ne u larguam dhe u takuam përsëri kur ajo kishte tashmë fëmijën e saj. Ishte një nënë e shkëlqyer, kujdesej për të. Më kishte treguar për problemet që kishte me mjekun okulist.


Ajo gjithmonë dukej e shqetësuar. Gjithçka ndryshoi kur humbi kujdestarinë e fëmijës atje, u çmend, fliste marrëzi. Ne po flisnim në telefon, ajo bërtiste, bërtiste, “Dua fëmijën tim”, “Më morën fëmijën”. Që atëherë, sjellja e saj ka ndryshuar”. “Kur merr një fëmijë nga një nënë, është e sigurt që ajo nuk do të rrijë duarkryq. Sigurisht që ajo që bëri ishte krejtësisht e gabuar, por besoj se të gjitha palët duhet ta kishin trajtuar ndryshe. Do të dridhesha edhe unë. Për momentin është keq, gjithçka është kundër. Po, ajo bëri diçka të keqe, të keqe, por nuk është vrasëse, diçka thjesht u plas brenda saj”, përfundon ai.

Pamje mahnitëse/ Rama publikon videon nga pika turistike e Dardhës: “Destinacion turistik plot gjallëri”

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga pika turistike e Dardhës, ndërsa i uron qytetarëve të kenë edhe një fundjavë të mbarë.Rama shkruan se tashmë Dardha është një destinacion turistik plot gjallëri.

MIRËMËNGJES dhe me Dardhën, e cila tanimë është një destinacion turistik plot gjallëri, ju uroj një fundjavë të qetë. #BeautifulAlbania”, shkruan Rama.


Flet mjeku grek që u plagos nga ish-partnerja shqiptare: “Me ka shantazhuar dhe më ka marrë mbi 100 mijë Euro, më ka rrahur edhe gruan…”

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që tronditi ditën e djeshme Greqinë. Okulisti Jorgo Neos dhe Klaudia Çelo prej vitesh kishin debate dhe probleme me njëri-tjetrin. 68-vjeçari grek, i cili tashmë është i martuar me një grua tjetër ka hedhur akuza se shqiptarja prej vitesh e shantazhon dhe e ka përndjekur.Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë për mediat greke, e cila është publikuar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje, Neos tregon se shqiptarja i ka zhvatur mbi 100 mijë euro dhe është dënuar me 4 muaj burg për shantazh.

Okulisti Jorgo Neos tha :“Ka shumë vite që kemi një mosmarrëveshje ligjore. Ajo u dënua së fundmi me katër muaj burg për shantazh, shumë procese gjyqësore të tjera nuk kanë mbaruar. Ajo ka ardhur dy herë dhe më ka rrahur gruan. Më ka shantazhuar dhe më ka marrë para, mbi 100 mijë Euro”. Ai ka shtuar më tej se ish-gruaja e tij i ka shkuar poshtë shtëpisë dhe e ka kërcënuar, si dhe i ka dëmtuar makinën atij dhe familjarëve të tij ka treguar okulisti.


Zgjedhjet për kreun e dhomës së avokatisë Korçë/ Votohet edhe me një mandat të ri Arben Lena

Dhoma e Avokatisë Korçë ka zhvilluar sot ,e premte 12 nentor ,zgjedhjet për kreun e saj, duke i besuar edhe një mandat tjetër kreut aktual Arben Lena me 19 vota kundrejt 18 per Esmerald Xhafen dhe 2 votave te pavlefshme.

Reagimi nga Arben Lena :


Falenderoj te gjithe koleget qe me votebesuan dhe per nje mandat si Kryetar I Dhoma Vendore Avokatisë Korçë ,po ashtu falenderoj dhe ata qe votuan kunder pasi kjo tregon se duhet permiresuar puna e Dhoma Vendore e Avokatise Korce. Se bashku mund te bejme me mire. Flm.

Reagimi nga Esmerald Xhafa :

Rezultati i zgjedhjeve të zhvilluara ditën e sotme për Kryetarin e Dhomës së Avokatisë Korçë ishte .

Pjesëmarrja 39 votues.

Të pavlefshme 2 Vota.

Arben Lena 19 Vota.

Esmerald Xhafa 18 Vota.

Të gjithë pjesëmarrësit panë peripecitë në të cilat kaloi ky votim.

Duke qene i hapur dhe i ndershëm me të gjithë, nisur nga procedura dhe pjesëmarrësit,njoftimet dhe parashikimet ligjore iu bëj me dije se do ndjek rrugët e ankimimit të këtij procesi.


Faleminderit atyre që më votuan,atyre që nuk më votuan dhe atyre që bënë sikur më votuan.

Në ditët në vijim do tiu njoftoj për çdo hap.

Arnavutkoy, lagja madhështore shqiptare e Stambollit

Nga Elvi Sidheri

Arnavutkoy është një ndër lagjet më të bukura të Stambollit. Besohet se emri i kësaj lagjeje është vënë prej ushtarëve shqiptarë, të cilët thuhet se kanë luftuar në krah të sulltan Mehmetit në betejën për çlirimin e Stambollit. Familjet e tyre u vendosën aty pas marrjes së qytetit nga ana e turqve. Arnavutkoy, që në shqip do të thotë Fshat Shqiptar.Sipas portalit turk “Star.com.tr”, kjo lagje ekzistonte edhe para çlirimit të Stambollit. Arnavutkoy është nga lagjet më të bukura dhe më të shtrenjta sepse ka ruajtur arkitekturën e dikurshme. Edhe bizneset e reja që janë hapur, mundohen t’i përshtaten strukturës së vjetër.


Qysh në udhëtimin tim të parë në Stamboll, shumë vite të shkuara, më pati qëlluar që veç shumë nuancave të tjera të trashëgimisë shqiptare në këtë qytet dy-kontinentësh, të më binte në sy një lagje piktoreske, fisnike dhe krejtësisht e mahnitshme si Arnavutköy, thënë copë në shqip “Fshati i shqiptarëve”.

Problemi qëndronte në faktin se thuajse asnjë guidë turistike turke nuk e përmendte praninë shqiptare në këtë lagje karakteristike dhe të kamur, duke u mjaftuar me shpjegime rrethanore që maksimumi pranonin se në këtë zonë dikur patën jetuar “Rumët”, siç turqit quanin tërë të krishterët ortodoksë, duke mos u përmendur shqiptarët askund, veç sigurisht, emrit të lagjes.

Por ndërkohë, gjërat janë ndryshe.

Arnavutköy njihet si një lagje që ngërthen në vetvete mjaft më shumë seç shpërfaqet në emrin e saj. Aty puqen tërë ngjyrimet e paqta të Stambollit. Një lagje ku gjithkush dëshiron të jetojë dhe të shëtisë, një zonë ku spikat arkitektura tradicionale e bregut të Bosforit.


Kjo ndërthurje hareje dhe elegance përbën edhe vetë fytyrën e lagjes. Vilat hijerënda të periudhës osmane, shtëpitë madhështore të zyrtarëve osmanë dhe vendbanimet e elitës së Stambollit në shekuj.

Një lagje gjelbëruar, me brigje të mahnitshme dhe plot vreshta, Arnavutköy dikur pati qenë vendbanimi i shumë ndër Vojvodët e Moldavisë (Moldavia është qeverisur nga shqiptarët për shumë kohë, qysh nga periudha e Vojvodës me origjinë shqiptare Vasile Lupu mes viteve 1634-1653 dhe rreth viteve 1820 burimet e kohës tregojnë për 90 tregtarë nga Arnavutköy që jetonin tokat e Vllahisë dhe që ishin me origjinë shqiptare).

Prirja për të qenë një lagje moderne dhe kozmopolite nuk ndryshon as në ditët e sotme, sepse Arnavutköy vijon të shquhet për peizazhet mbresëlënëse, me rrugë të shtruara me pllakëza guri dhe vilat e bardha buzë Bosforit.

Emri i kësaj lagje gjithaq ka rëndësinë e vet të pamohueshme.


Ndonëse të dhënat janë të ndryshme, një syresh tejet e njohur vjen nga koha e Sulltan Mehmet Fatihut, i cili pasi pushtoi Konstadinopojën, më tutje, me shumë mundime arrin të pushtojë edhe Arbërinë vite pas vdekjes së Gjergj Kastriotit. Si politikë ngulitje popullsish, ai e quan këtë lagje si Arnavutköy për shkak të origjinës së banorëve nga Arbëria që pati sjellë për ta ripopulluar këtë zonë pas shkretimeve të luftës dhe pushtimit të Konstandinopojës.

Të tjera burime ia taksin emrin e lagjes jeniçerëve në shumicë me origjinë shqiptare që ishin të ngarkuar me mbrojtjen e sulltanit, të cilit do të themelonin këtë vendbanim të mrekullueshëm.

Ndërsa sipas një tjetër gojëdhëne, emri i lagjes i detyrohet punonjësve specialistë të sjellë nga Shqipëria për të shtruar rruginat karakteristike të lagjes gjatë periudhës së Sulltanit Abdylmexhid. E jo rastësisht, kjo gjë të kujton “Arnavut Kaldırımı” që nuk është gjë tjetër veç “kalldrëmit”, fjalës turke që kemi trashëguar edhe neve në gjuhën shqipe, duke harruar që vetë turqit, këtë mënyrë shtrimi të rrugëve, e bashkëngjisin me fjalën “Shqiptar”.

Emri i parë i këtij vendbanimi sakaq mendohet të ketë qenë Hestia, më tutje Promotu për shkak të konsullit romak Promotus dhe Anaplous.

Pas pushtimit të Konstandinopojës nga osmanët, në lagje, krahas shumë shqiptarëve dhe të krishterëve të tjerë (përfshirë argjendarët armenë), do të kishte edhe një prani hebreje.


Në Stambollin e sotëm, Arnavutköy përbën një nga pjesët e vetme të brigjeve të Bosforit që kanë mbetur të paprekura, ku ndihet akoma burimor shpirti i kësaj lagje tradicionale, karakteristikat njësore arkitekturore tërësisht të pandryshuara.

Godinat e drunjta buzë Bosforit, ndërthuren njëra me tjetrën të ndara nga rrugina të ngushta. Nëpër lagjen që ende ka mbetur e paprekur nga zhurmat dhe smogu i qytetit, dëgjohen veç zërat gazmorë të fëmijëve dhe shpotitë e shitësve nëpër dyqane.

Rruginat e ngushta e të thepisura të lagjes gëlojnë nga vizitorët dhe vijojnë të jenë dekori i preferuar i Bosforit për fotografi të paharrueshme. Arkitektura e veçantë e shtëpive dhe vilave të lagjes e mbështetur në stilin Art Nouveau të viteve 30 të shekullit të shkuar, i jep Arnavutköy një hijeshi të natyrshme dhe një harmoni të rrallë që përthithet në çdo kënd të kësaj lagje.


Ndërkaq, në ujrat përballë Arnavutköy ndodhet edhe pika më e thellë në krejt Bosforin, që arrin në njëqind metra thellësi në Akıntiburnu, ku gjithashtu rrjedh një rrymë aq e fortë saqë dikur për t’u kthyer varkat dhe anijet, nevojitej të tërhiqeshin me litarë nga bregu. Ndër godinat më historike të Arnavutköy hasim ndërtesën e Robert College, institucioni arsimor më i hershëm amerikan jashtë SHBA (themeluar në vitin 1863), kishën ortodokse Taksiyarhis që daton qysh nga periudha bizantine dhe ngrihet pranë një burimi me ujë të bekuar shërues dhe xhaminë Tevkifiye.

Ky ishte një përshkrim i shkurtër i kësaj lagje kaq të rëndësishme për Stambollin, por gjithaq edhe për trashëgiminë shqiptare për të cilën dimë kaq pak, veçanërisht për Fshatin Shqiptar, siç përkthehet në shqip Arnavutköy, kjo lagje në venat e të cilës rrjedh historikisht gjak i pastër shqiptar.

Vizitojeni, nëse ju bie udha në Stamboll.