Infektohet me COVID i penduari i drejtësisë në burgun e Drenovës

I penduari i drejtësisë Luftar Reçi është infektuar nga COVID. Burime për Abc bëjnë me dije se pasditen e djeshme nga burgu i Drenovës është transportuar në spitalin e Korçës. Pas ekzaminimeve, ai ka rezultuar me COVID dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, megjithatë gjendja e tij shëndetësore nuk raportohet të jetë e rëndë. Reçi ka ndihmuar drejtësinë për zbardhjen e dy vrasjeve të bujshme të vitit 2005 atë të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut.


Ai ka treguar emrat e bashkëpunëtorëve në këto vrasje, të Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës, Viktor Ymerit, Indrit Taullait dhe Emiljano Shullazin. Zbulohet se arsyeja pse këto dy vrasje janë bashkuar në një hetim të vetëm është fakti se Reçi ka deklaruar se bombën me të cilën është kryer vrasja e Vajdin Lamajt, ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit. Pasi ka marrë vesh nga mediet se u vra Lame me shpërthim, ka telefonuar Lul Berishën i cili i ka thënë se ishte në Turqi dhe kjo ishte punë Indrit Taullaut.

Hetimet për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve, por më pas, pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt, ku vdiq dhe miku i tij Artan Arsi. Për vrasjen e Saliut dhe biznesmenit Lamaj akuzohen Lul Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taullau dhe Luftar Reci

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: