U vranë me kallashnikov brenda “Audit” në Astir/ Ja kush janë dy viktimat e atentatit mafioz

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme në orën 19:39 ku është qëlluar më kallashnikov ndaj një mjeti tip “Audi” në Astir dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë dy persona. Sipas njoftimeve zyrtare viktimat janë Erigres Mihasi dhe Mihasi 32 vjeç ishte shofer i “Audit” të bardhë ndërsa Dumani 26 vjeç pasagjeri.


Mësohet se Erigers Mihasi, 32 vjeç e Armando Dumani, 26 vjeç ishin ulur në një bar kafe në zonën e Astirit, pak para se të ekzekutoheshin.Dy të rinjtë, pasi kanë dalë nga lokali, janë futur në parkingun ku kishin lënë mjetin e llojit “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM” dhe kanë dalë në rrugë kryesore. Sapo janë afruar pranë semaforit dhe prisnin që të pulsonte jeshilja, atentatorët kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë qëlluar drejt tyre me breshëri kallashnikovi.

Atentatorët, numri i të cilëve nuk dihet ende, ndodheshin në mjetin e llojit “Toyota” me targa “AA 532 ON”,e cila rezulton e vjedhur në muajin korrik në Tiranë. Ata kanë nxjerrë kallashnikovët në dritare dhe kanë qëlluar me breshëri drejt mjetit ku ndodheshin Mihasi e Dumani, duke i lënë këta të fundit të vdekur në vend. Më pas janë larguar drejt ish-sheshit “Shqiponja” dhe kanë marrë autostradën …dhe në Thumanë i kanë vënë flakën makinës së përdorur në atentat. Mjeti është gjetur nga autoritetet teksa digjet dhe brenda saj ndodheshin dy kallashnikovët.

Armët e makina janë në duart e ekspertëve me shpresën se mos autorët kanë lënë gjurmë përmes të cilave mund të identifikohen. Ndërkohë trupat e Mihasit e Dumanit janë dërguar në morg për t’ju nënshtruar eksprtizës mjeko-ligjore.


Mihasi la pas tre fëmijë, ndërsa për Dumanin nuk dihen detaje nga jeta e tij private. Të dy viktimat ishin persona me precendetë penalë. Konkretisht Mihasi rezulton të jetë përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale si: grabitja e prindërve të Elton Çiços (tashmë i ndjerë) në Tepelenë, goditja me armë e Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosja e mikun të tyre, Ibrahim Durollari si dhe plagosja e një punonjësi bashkie, Rudolf Toma. Për herë të fundit ai u kap në një aksion në Laç të zhvillua nga policia gjatë kësaj vere për armëmbajtje pa leje, por sot rezultonte i lirë në Astir.

Dumani mësohet se është me origjinë nga Vlora, por prej vitesh rezulton të jetë shpërngulur në Tiranë, në zonën e Yrshekut. Në vitin 2012 Dumani ka qenë i arrestuar bashkë me disa persona të tjerë për një sërë grabitjesh në banka të ndryshme. Asokohe banda e tyre u kthye në “makth” për bankat, deri në shkatërrimin e saj nga policia.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: