Tronditet Tirana! Atentat me kallashnikov drejt një “Audi”, vriten dy persona

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi drejt një mjeti tip “Audi” me ngjyrë të bardhë .Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe Armando Dumani, 26 vjeç, të dy banues në zonën e Yrshekut në Tiranë kanë mbetur të vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Dy të rinjtë që ishin edhe fqinjë me njëri-tjetrin kanë qenë ulur në një lokal në zonën e Astirit për të konsumuar diçka rreth orës 19:00, por pasi kanë kaluar 40 minuta knë menduar të lëvizin që aty. Ata janë nisur të dy drejt parkingut ku Mihasi kishte lënë mjetin e tij “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM”. Mihasi në vendin e shoferit e Dumani pasagjer, kanë hipur në mjet dhe kanë dalë në rrugë kryesore. Ata janë afruar pranë semaforit në zonën e njohur si ‘Dy rrathët’ dhe po prisnin që semafori të tregonte dritën jeshile.


Krah tyre janë afruar atentatorët, numri i të cilëve nuk dihet ende, që ndodheshin në mjetin e llojit “Toyota” me targa “AA 532 ON”, të cilat rezultojnë të vjedhura në muajin korrik në Tiranë. Atentatorët kanë nxjerrë kallashnikovët në dritare dhe kanë qëlluar me breshëri drejt mjetit ku ndodheshin Mihasi e Dumani, duke i lënë këta të fundit të vdekur në vend. Më pas janë larguar drejt ish-sheshit “Shqiponja”, kanë marrë autostradën dhe Thumanë i kanë vënë flakën makinës së përdorur në atentat. Mjeti është gjetur nga autoritetet teksa digjet dhe brenda saj ndodheshin dy kallashnikovët me të cilët u vranë të rinjtë sot.




Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: