Graniti banori i pestë që largohet nga “Big Brother VIP”, Fifi “shpërthen” në lot

Sonte rrugëtimi në Big Brother VIP ka përfunduar për ish-futbollistin, Granit Cana,duke lënë kështu shtëpinë e famshme pas një muaji qëndrimi brenda. Graniti ishte në nominim bashkë me Sarën, Monikën dhe Ilirin. Ai është zgjedhur si një nga banorët më pak të pëlqyer. Largimin e Granitit e përjetoi rëndë Fifi, e cila në mes lotësh u përshëndet me të, teksa banorët e tjerë u munduan ta qetësonin këngëtaren e cila nuk përmbahet dhe ka qare me ngashërim. Historia e tyre ishte nga më të përfolurat e këtij sezoni. Ne fillim afersia e madhe krijoi pershtypjen se do të krijonin një histori dashurie mes tyre, por gjithsesi më vonë mbetën vetëm shokë. Granitit iu zbulua edhe lidhja që kishte jashtë me një vajzë tjetër.