“Duam liri”/Shpërthen protesta në Romë kundër vaksinimit të detyrueshëm (Video)

Qindra mijëra protestues u mblodhën sot në Romë, Milano dhe qytete të tjera të mëdha të Italisë për të protestuar kundër detyrimit të vaksinimit dhe “green-pass-it” të covid. Organizatorët e protestës së sotme në Romë, e cila ishte me e madhja dhe e vetmja me leje, i treguan qeverisë se janë një forcë serioze që duhet të mposhtin, shkruante New York Times. Mes tyre kishte deputetë, ish-deputetë, gjeneralë karabinierësh si Antonio Pappalardi, avokatë dhe biznesmenë. Në protestën paqësore të sheshit Circo Massimo në kryeqytet refuzuesit e vaksinave dënonin “diktaturën” e qeverisë dhe kërkonin largimin e kryeministrit teknik të pazgjedhur nga populli. Policia ishte gjithashtu në numra të mëdhenj për të parandaluar dhunën, por nuk u raportuan arrestime.


Salianji nga Korça: “100% e anëtarëve të këshillit kombëtar të zgjedhur në qarkun e Korçës janë në mbështetje të datës 18 dhjetor”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se do të ketë vetëm një Kuvend, ai i datës 18 dhjetor që do t’i japë mundësi bashkimit të PD-së. Pas mbledhjes së kryesisë së degës Korçë, Salianji në një komunikim me gazetarët tha se ajo që është thirrur nga Sali Berisha është miting. Sipas tij, 100% e anëtarëve të këshillit kombëtar të zgjedhur në qarkun e Korçës janë në mbështetje të PD dhe të Kuvendit në datën 18 dhjetor. Ai u shpreh se PD ka vetëm një luftë frontale dhe të fuqishme, atë me qeverinë dhe Edi Ramën, ndërsa deklaroi se nuk do të lejojnë që të prevalojë interesi personal.

Salianji tha:


100% e anëtarëve të kryesisë së Korçës janë në mbështetje të Kuvendit të 18 Dhjetorit. Edhe për degën e Maliqit është e njëjta situatë dhe çdo pretendim tjetër i rremë është diskredituar. Ju i shikoni njerëzit kur hyjnë dhe dalin. Përpjekja përbashkuese që po bën PD po gjen mbështetje për të mos lejuar që interesi personal të prevalojë. PD nuk del dot kundër SHBA-ve sepse partneriteti me ta është i domosdoshëm. Kuvendet nuk janë si dasmat që gjithsecili fton këdo, ka procedurë të caktuar. Kuvendet përcaktohen sipas një procedure të caktuar në zbatim të statutit. Kuvend ka vetëm në datën 18, mitingje kanë të gjitha partitë e tjera politike. Patën një mundësi për depozitimin e firmave nuk u bë dhe kryesia vendosi datën 18. Është e jashtëzakonshme mbështetja e strukturave drejtuese. Diskutimet vetëm mirë i bëjnë PD-së. Kur ka imponim me dhunë, partitë politike nuk kanë pronar”, tha Salianji.

“Lufta është veç ndaj Ramës. Ndaj vjedhjes së qeverisë. Do të ndodhin të gjitha lëvizjet e duhura. Ne jemi në terren, prandaj partia ka diskutime dhe ne nuk mund të tregojmë se kush mbush sallat. Kjo është një përpjekje që me të gjithë që janë të dëshpëruar nga vjedhja e zgjedhjeve të çojmë në një analizë serioze. Analiza duhet të zhvillohet për të nxjerrë edhe përgjegjësit duke nisur nga deputetët.

Reagon Edmond Spaho :”Kryesia e Korçës lë në pakicë Bashën”

Në një reagim për Syri Tv, drejtuesi i PD Qarku Korçë, deputeti Edmond Spaho tha:

“Lajmi është i gënjeshtërt. Më pak se gjysma e anëtarëve të Kryesisë kanë qenë prezet. Korça ka 33 kryetarë grupseksionesh, kanë qenë 12, 21 të tjerë s’kanë qenë prezent. Nga këta 12, 4 janë mbështetës të ‘Foltores’. Ajo që ka thënë ai, është për të manipuluar opinionin publik. Ai është i lindur. Akoma më keq i ka patur punët në Maliq, kur është përpjekur të zhvillojë takim me Kryesinë, kanë marrë pjesë 13 veta, nga këta 6 i ka patur kundër, 4 pro dhe tre neutral. Nga këta që kanë marrë pjesë në takim, kryetarë grupseksionesh kanë qenë vetëm tre 10 gjithsej, nga këta tre, dy kanë firmosur për Kuvendin e datës 10 dhe vetëm i ati i tij nuk ka firmosur. Nga 10 grupseksione që ka Maliqi, 9 janë për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, vetëm një, i ati i zotërisë, është për në datën 18.


Në Korcë, nga 33 grupseksionesh 12 kanë qenë prezent, 12 i ka kundër. Nuk jam njoftuar si deputet që jam në Qark, jam ende i pari i Qarkut, nuk di ende të jem shkarkuar. Si në Korccë dhe në Maliq mbledhjet janë tentuar të mbahen në ilegalitet. Janë 10 persona që nuk kanë lidhje fare me Kryesinë. Janë më pak se gjysma e Kryesisë si numër, rreth 10 prej tyre nuk kanë të bëjnë fare me Kryesinë. Pra, ajo që thotë se Kryesia e Korçës mbështet 100% Kuvendin e 18 dhjetorit, është gënjeshtër”, u shpreh Spaho.

Zjarr masiv në Greqi, kërkohet evakuimi i banorëve(Video)

Një zjarr masiv ka rënë në ishullin Tinos, ku momentalisht flakët raportohet se po përhapen me shpejtësi. Zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë, duke kërkuar evakuimin paraprak në Agia Varvara, Fero dhe Lychnaftia . Mediat Greke raportojne se 10 zjarrfikës me 5 automjete po përpiqen të shuajnë zjarrin, ndërsa në ndihmë po vijnë edhe cisternat e bashkisë së Tinos me ujë dhe disa vullnetarë qe po kordinohen me ndihmat nga Athina, Andros dhe Syros. Zjarri po përhapet me shpejtësi i ndihmuar nga era e fortë që fryn në këtë zonë.


Adoleshenti shet veshkën për të blerë iPhone-in / Tani jeton i shtrirë në shtrat me aparatin e dializës…

Në vitin 2011, një adoleshent kinez shiti një nga veshkat e tij që të mund të blinte pajisjen më të fundit Apple. Atëherë 17-vjeçari Wang Shangkun e hodhi organin në tregun e zi për rreth 4,500 dollarë AUD [3,273 dollarë USD], përpara se të përdorte paratë për të blerë një iPad 2 dhe një iPhone 4. “ “Pse më duhet një sekondë veshka?” Wang tha në atë kohë. “Mjafton një.”


Tragjikisht, 25-vjeçari tani është i lidhur me aparatin e dializës dhe ka gjasa të jetë i shtrirë në shtrat për gjithë jetën pasi ka pësuar mungesë renale. Menjëherë pasi shiti veshkën e tij të djathtë, Wang – i cili vjen nga provinca e Anhui – por nuk kishte para të mjaftueshme. Më pas, atij iu afrua një korrës organesh në një dhomë bisede në internet.

Kur isha në internet, kisha një agjent të veshkave që dërgoi një mesazh, duke thënë se shitja e një veshke mund të më japë 20,000 [juanë],” tha ai. Menjëherë pas kësaj, Wang iu nënshtrua një operacioni të paligjshëm në provincën qendrore Hunan për t’i hequr veshkën e djathtë dhe për t’ia dorëzuar një marrësi të panjohur. Vetëm kur ai u kthye në shtëpi me pajisjet e tij të reja të shtrenjta Apple, nëna e tij filloi të dyshonte dhe e detyroi atë të rrëfente, raporton NPR. Nëntë persona të përfshirë në operacion u arrestuan dhe pesë prej atëherë janë akuzuar për plagosje të qëllimshme dhe tregtim organesh.


Brenda disa muajsh, Wang zhvilloi një infeksion në veshkën e tij të mbetur – me vendndodhjen josanitare të operacionit dhe mungesën e kujdesit pas operacionit që mendohej se ishte shkak – dhe në fund pësoi dështim të organeve. Tani gjendja e tij është aq e rëndë saqë ai është shtrirë në shtrat dhe kërkon dializë të përditshme për të pastruar gjakun e tij nga toksinat që veshka e tij e mbetur nuk mund t’i trajtojë më. Mjekët kanë thënë se Wang tani ndoshta mund të përdorë një transplantim të tijin, sipas Gizmodo. Por Gizmodo gjithashtu pretendon se veshkat e njeriut mund të arrijnë deri në 366,000 dollarë AUD në tregun e zi – më shumë se 80 herë më shumë se sa Wang mori për të tijat. Kina ndaloi tregtimin e organeve njerëzore në vitin 2007, por një hendek midis numrit të njerëzve që kanë nevojë për transplantime dhe numrit të donatorëve ka ushqyer një treg të zi të madh shkruan vice.com

28-vjeçari Kolonjar u zhduk në mënyrë misterioze/ Ja telefonata që vuri në lëvizje policinë (Pista ku po hetohet)

I zhdukur prej 19 ditësh, ende nuk dihet asgjë për Sherif Mukaj, 28 vjeç, nga fshati Starje i Bashkisë Kolonjë. Pas një telefonate nga Shkodra, ku thuhej se kishin parë djalin në një lokal, pas fotos të shpërndarë në media, policia e Kolonjës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë kërkuar edhe në këtë qark. Ndërkohë nga të gjitha informacionet e mbledhura ende nuk ka asnjë rezultat për gjetjen e tij .


Sipas familjarëve nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohet të jetë parë djali në Shkodër rezulton se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruante telefonata. 28 vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 Nëntor në Ersekë ku ka konsumuar kafen me shokët e tij. Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon në shtëpinë e tij ndërsa me vete mbante një tjetër telefon që rezultonte të ishte me sinjal deri në datën 5 Nëntor,e më pas çdo gjë mbetet enigmë.

Në qershor të këtij viti familjarët të cilët jetojnë në Amerikë i kanë dërguar 5 milion lekë, çka tregon se ai s’ka patur probleme ekonomike. Pritet zbardhja e tabulateve që të hedhe dritë mbi zhdukjen e tij ndërkohë që një nga dyshimet e policisë është se ai mund të ketë kaluar kufirin nga mali pasi të gjitha sendet personale të tij i ka lënë në shtëpi.

Ata pretendojnë që mund të ketë ikur nga mali në Greqi.

Vrasja e 8 vjeçarit në Fier/ Prof. Kabo :”Duhet analizë e thellë se çfarë ka ndodhur këto 30 vjet ,çfarë u shkatërrua që erdhëm në këtë gjendje”

Kanë kaluar tashmë tre ditë nga vrasja makabre e 8 vjeçarit Mateo Vasiu, në fshatin Grecalli të Fierit, nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.38-vjeçari vrasës ishte i papunë, përdorues i pijeve alkoolike dhe person me precedentë të mëparshëm penalë me akte të dhunshme. Për ti bërë një analizë më të ftohtë kësaj ngjarje të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik në ‘Top Talk’ ishte i ftuar Prof. Përparim Kabo.


Kabo u shpreh se e gjithë kjo situatë nuk duhet lënë më në duart e shtetit burokratik siç ai e quan dhe shton më tej se qytetarët duhet ta marrin në dorë situatën! Përsa i përket peticionit të nënshkruar dy ditët e fundit nga qytetarë në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, për të rikthyer dënimin me vdekje edhe nëse është kjo një zgjidhje, prof. Kabo thotë se e ka një efekt ky dënim sepse ndryshe nuk kishte pse të ekzistonte, por sipas profesorit indiferenca jonë shoqërore është bashkëfajtor në vrasje. Profesori thotë se shoqëria është e sëmurë dhe depresive, ndërsa shton se arsimin çalon dhe po ashtu edukimi i fëmijëve e edukimi etik te njerëzit. Po ashtu, sipas profesorit varfëria në familje prodhon skarcitet shoqërore, ndërsa fëmijët që rriten në varfëri dhe dalin në rrugë teksa kërkojnë të mbijetojnë në fillim, më pas kërkojnë të pasurohen dhe kthehen në kontingjent kriminal.

“Indiferenca jonë shoqërore është bashkëfajtor në vrasje. Detyrimi i parë publik i shtetit është mbrojtja e jetës. Në Shqipëri nuk ka një strategji kombëtare për mirë rritjen e fëmijëve. Cila është më e rëndësishme 100 e ca milionë për një tunel në Llogara apo për fëmijët e Shqipërisë? Bonusi i bebeve është një akt human por i pamjaftueshëm, sepse ligji për pagesën e shtatzënisë është një ligj që lë për të dëshiruar”, shton më tej prof. Kabo.


Kabo thotë se Shqipëria nuk është një vend që ka nevojë të blejë modernitetin për të vendosë normalitetin dhe ka një thirrje për të gjithë politikanët dhe qeverinë: “Do ti them qytetarëve pse politikanët kujdesen aq mirë për fëmijët e tyre, po fëmijët e Shqipërisë nuk janë fëmijët e tyre? Fëmijët e tyre kur sëmuren mjekohen aty ku duhet, kur argëtohen fshinë ballin me 500 euro. Kjo të revolton, prandaj ai Mateo që kishte emrin biblik bën thirrje atje ku është pse s’më mbrotjët dhe si ai janë qindra të tjerë që shkojnë në shkollë të pa ushqyer, janë goca që para adoleshencës provojnë përdhunimin. Shqipëria ka nevojë që me paratë publike të sigurojë normalitetin dhe jo të blejë modernitetin, kjo është thirrja që i bëj qeverisë, parlamentit, politikanëve”.

Pjesë nga intervista:

Denis Dyrnjaja: Ne jemi një komunitet që prodhon herë pas here ngjarje të tilla. Tashmë po bëhet një peticion në rrethe të ndryshme për të rikthyer dënimin me vdekje. A është zgjidhja tek rikthimi i dënimit me vdekje ose shtrëngimi i fortë i ligjit, në shpëton kjo gjë?

Prof. Kabo: Kur flas për shtetin burokratik nuk e zëvendësoj me iniciativën emocionale të qytetarëve, flas për nevojën e ndryshimit të shtetit burokratik për të ardhur te shteti institucional. E dyta, i kam ndjekur reagimet dhe janë emotive në shumë raste të përligjura, sepse ato që përmëndët ju si fakte janë të tmerrshme. Roja e shkollës në Kamëz ngacmon seksualisht një fëmijë, drejtori i shkollës i çon mesazhi erotike nxënësve, mësueset në Tiranë rrihen më njëra tjetrën. Është shoqëria e sëmurë, është shoqëria depresive.


Denis Dyrnjaja: Si do rregullohemi, si do shkojmë në një tjetër drejtim?

Prof. Kabo: Jo, jo, nuk bëhet me vetërregullim, ne duhet të bëjmë një analizë çfarë ka ndodhur në këto 30 vjet, çfarë u shkatërrua që erdhëm në këtë gjendje. Arsimimi erdhi i pari i cili çalon nga ata që edukojnë fëmijët që nuk janë shembuj dhe nga mungesat në edukimin etik te njerëzit. Varfëria në familje prodhon skarcitete shoqërore, fëmijët që rriten në varfëri nuk arrijnë të shkollohen në nivele që duhet, dalin në rrugë dhe kërkojnë mbijetesën dhe pastaj pasurimin, kthehen në kontingjent kriminal. Një shoqëri depresive krijon individë të sëmurë, me të meta mendore. A janë të statistikuar këta, a kujdeset dikush për ta, apo në rrugë ai mund të bëjë ç’të dojë sepse është i sëmurë?

Sfondi emocional dhe propozimi për rikthimin me vdekje. A u varën ata në mes të Fierit në vitet ’90? Pse nuk u frenuan vrasjet që erdhën më mbrapa? E kam dëgjuar këtë propozim edhe në rastin e dhunës ndaj grave, që po të rritet marshi i dënimit penal, ata të tjerët nuk do ta bëjnë se do të mendojnë vrasjen dhe fatin e vrasësit. Ka një efekt dënimi me vdekje se ndryshe s’kishte pse ekzistonte. Indiferenca jonë shoqërore është bashkëfajtor në vrasje. Detyrimi i parë publik i shtetit është mbrojtja e jetës. Në Shqipëri nuk ka një strategji kombëtare për mirë rritjen e fëmijëve. Cila është më e rëndësishme 100 e ca milionë për një tunel në Llogara apo për fëmijët e Shqipërisë? Bonusi i bebeve është një akt human por i pamjaftueshëm, sepse ligji për pagesën e shtatzënisë është një ligj që lë për të dëshiruar.

Komshnjtë që si njohim më …!

Nga Mira Kazhani

Nuk kam pasur kurrë një qëndrim të plotë për dënimin me vdekje dhe nuk është ky sot shënimi im. Është një shënim për jetën dhe pasigurinë. Për sistemin që nuk funksionon dhe që në fakt jemi të gjithë të dënuar të jetojmë mbështetur në mendjelehtësinë e sistemit dhe tonën.
Ky është një shënim për monstrat si ai i Fierit, që kanë një monstër aleat: pakujdesinë totale, papërgjegjshmërinë që nis që kur nuk dënonen ose edhe kur e kryejnë dënimin dhe lirohen siç në 2012- ën Klodian Çalamani, i cili duhet të ishte ndjekur si rast.
Kush e ndoqi? Asnjë!!! Pse u lejua të jetojë në një zonë të banuar, në një lagje normale? Këtu bie në sy shteti, në ditët që një i çmendur bën një krim llahtar dhe nxjerr në pah gjithë dobësinë, amatorinë, korrupsionin dhe cektësinë me të cilën trajtojmë jetën tonë e të tjetrit.
I gjithë sistemi është një çalaman, jo Klodian sigurisht. Por çalon. Nëse në fshat ka ende socializim e njohje mes fqinjëve dhe një lloj sistemi që buron nga socializimi, në qytet, e sidomos kryeqytet, kjo po zhduket dalëngadalë.
Komshinjtë jo vetëm që sa vjen e njihen më pak por edhe kur denoncojnë, e bëjnë jo kur dëgjojnë dhunë por kur bëhen punime në banjon e komshiut, kjo më shumë për t’i prishur punë atij që rinovon shtëpinë. Jemi larg një shoqërie të sistemuar dhe të kontrolluar.
Asnjë hallkë nuk punon dhe vetëm kur ndodh gjëma zgjohemi dhe shohim si përsëritet historia.
Një opinion i tërë publik i shokuar dhe një familje e dërrmuar nga humbja e fëmijës, siç nuk e sheh askush, as në ëndrrën më të keqe.
Sot më shumë sesa për dënimin me vdekje, ne duhet të flasim për sigurinë e jetës tonë, që rrugës për në punë mos të kalojë një i çmendur të të fusë thikën, se ashtu ka parë një film mbrëmë. A ndodh? Ndodh kudo dhe mos e paçim fat!
Por kur ndodh për të dytën herë, më shumë sesa dënim me vdekje duhet të kërkojmë përgjegjësit. Sot lufta është me ndëshkueshmërinë dhe sistemin që ndjek rastet me precedent. A kemi pyetur se çfarë u bë me historinë e vogëlushes që shkoi për vdekje në spital nga babai i dhunshëm?
Para një muaji ishte po aq e rëndë kjo ngjarje e të tjera e te tjera, që dalin në skenë jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, edhe në atë të zhvilluar njerëzit e sëmurë janë më të paparashikueshmit. Ndonjëherë edhe ndëshkimi tek ata çalon, edhe ndjekja e rasteve, por gjithsesi sistemi i ka dy a tre shtylla që mbahet.
Ngjarja tragjike e Fierit nuk të lë shumë të mendosh, veçse t’i urosh më të keqen një monstre: vdekjen! Është mallkim që vjen nga pështirosja, nga lemeria e lajmit dhe thjesht nga mendimi që kjo mund t’i ndodhë një fëmije, jo në Afrikë po në Fier, mund t’u ndodhë edhe të afërmve, të kalon si ujë i ftohtë në palcë.
Por në fund nuk i tremb dënimi me vdekje të sëmurët e aq më pak nuk parandalojmë fëmijë të tjerë që dhunohen e vriten. Të sëmurët mendorë duhen mbyllur në spitale psikiatrike.
Dikush tha në një koment: të qe për ne, duhet për çdo derë një spital psikiatrik! E vërtetë është që s’mund të izolohen të gjithë në spitale, por gjurmimi dhe ndëshkimi janë një mjet që ka nevojë për një dorë të fortë.
Dyfish nëse ata kanë një precedent penal. S’mund të lihen vetëm në shtëpi e të dalin në rrugë, as të shëtisin në lagje.
Një vrasës me precedent nuk është fatkeqësi por përgjegjësi.
Po përsa kohë ne jetojmë në Big Brother, pothuaj shumica, politika, media, media sociale të gjithë, nuk flasim për problemet, por iu ikim atyre dhe pastaj kur vdes një fëmijë kujtohemi që jemi qytetarë. Edhe pse pas pak ditësh do harrojmë sërish, fatkeqësisht!


Gjergj Luca:“ Fermerët që protestojnë janë barbona, 200 milione euro i janë dhënë bujqësisë , duhet të falenderojnë qeverinë për mbështetjen ” (Video)

Biznesmeni Gjergj Luca është shfaqur tepër i irrituar me fermerët që protestojnë për TVSH-në, duke i thënë se është e turpshme kjo që bëjnë dhe se janë barbona. Gjergj Luca tha gjatë prezantimit të buxhetit për peshkimin se fermerët duhet të falenderojnë qeverinë për mbështetjen që i jep, duke shtuar se TVSH nuk është takse.

Gjergj Luca:


Gjithsecili nga ne ka nga një magazinë. Kjo punë duhet të diskutohet dhe ne duhet të pranojmë pjesën tonë sepse ne jemi formalizuar. E njëjta gjë eshë me bujqësinë dalin në rrugë dhe thonë hiqni TVSH.

Nuk është taksë TVSH-ja. Më vjen shumë keq për kolegët e bujqësisë dhe dalin në rrugë pasi kanë marrë mbështetje 4 vite nga shteti dhe dalin në rrugë për tvsh. Ne bëjmë vetë faturim. Ka komoditet më të madh për ne që vetë faturojmë veten? Ne duhet të demontrojmë se paguajmë në shtet TVSH e prodhimit.

Problemin e keni me grosistat. Mund ta keni me mua që jam grosist i madh. Nuk e keni me shtetin. Ata që dalin në rrugë dhe nuk thonë faleminderit, 200 milionë i është dhënë bujqësisë. Dalin Qesin 10 barbona atje është turp, për tvsh. Është e turpshme. Të nxjerrin njerëzit që punojnë gjithë ditën është e turpshme.

12 Shqiptarë në Seria A/ Kuqezinjtë bëjnë namin në Itali, ndër më të përfaqësuarit në elitën e futbollit italian

Shqiptarët janë kudo dhe gjithnjë e më shumë po bëhen protagonist në botën e futbollit.
Këtë e tregon më së miri edhe numri i lojtarëve kuqezinj në elitën e futbollit italian, Serie A. Madje, në një listë të fundit faktohet se shqiptarët janë ndër 10 nacionalitetet më të përfaqësuara në futbollin italian.
Janë plot 12 lojtarë kuqezinj pjesë e Serisë A, ndërsa numrin më të lartë të tyre e mban Empoli me tre shqiptarë në organikë. Fjala është për Nedim Bajramin, Ardian Ismajlin dhe Klodian Asllanin. Më pas vijnë dy shqiptarët e Lazios, Thomas Strakosha e Elseid Hysaj.
Ndërkohë, po në kryeqytetin italian qëndron edhe Marash Kumbulla, i cili përfaqëson Romën. Sakaq, listës i shtohet edhe Frederik Veseli te Salernitana, Etrit Berisha te Torino, Rey Manaj te Spezia, Eljon Toci i cili së fundmi është grumbulluar edhe me ekipin e parë të Fiorentinës, ndërsa pjesë e kësaj liste është edhe portieri Marko Molla që është në organikën e Bologna-s, shkruan Supersport.
Futbollistët shqiptarë në Serinë A:
Berat Gjimshiti-Atalanta
Thomas Strakosha-Lazio
Elseid Hysaj-Lazio
Eljon Toci-Fiorentina
Marko Molla-Bologna
Ardian Ismajli-Empoli
Klodian Asllani-Empoli
Nedim Bajrami-Empoli
Etrit Berisha-Torino
Rey Manaj-Spezia
Frederic Veseli-Salernitana


Të të shikoja, desha sot/ Ridvan Bode i dedikon vargje të ndjera Sokol Olldashit,në përvjetorin e vdekjes së tij !

Përkujtohet sot në 8-vjetorin e vdekjes së tij, Sokol Olldashi, deputeti dhe ministri, një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike dhe politikës shqiptare, që humbi jetën në një aksident në 20 nëntor 2013. Miku i tij i ngushtë, kolegu dhe bashkëpunëtori në PD, Ridvan Bode, e ka përkujtuar krej ndryshe sot Sokol Olldashin: ai ka kushtuar disa vargje të ndjera. “Sokol” i ka titulluar ato…

Sokol!


Të të shikoja, desha sot,
Në ditën kur ti u nise,
Kur tinëz ike nga kjo botë,
Dhe botën qesëndise.
Të të llafosja doja shumë,
Por heshtja jote step
Kjo botë veç gërryen si një lumë,
Ti bardhësisht je mbret.
Ndaj dorën zgjata si gjithnji
Nën plisin që di veç unë,
Mora cigaren që drodhe ti,
…dhe lotët rrodhën lumë.
Mos qesh, mos shih me qesëndi,
Nga dhimbja që ndjej unë,
Është mall, sa mall, o Perëndi,
Që plas, që çan dhe gurë.

Ervin Salianji lëshon alarmin: “Shqipëria nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale, institucionet ligjzbatuese drejtohen dhe komandohen nga bandat!”

Deputeti i qarkut Korçë,Ervin Salianji ka reaguar pak më parë për një video që po qarkullon me shpejtësi ku 3 persona të armatosur dhe me maska hynë në një lokal në Lezhë dhe iu kërkuan disa të rinjve kartat e identiteti dhe më pas u larguan.Salianji shkruan se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij është e gjunjëzuar para krimit.Më tej shton se pavarësisht vrasjeve mafioze, grabitjeve nuk është parë asnjë masë, por vetëm një dorëzim i plotë, sipas tij i territorit në kontroll të bandave.

Reagimi:


Ndërkohë Shqipëria nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale Rama dhe qeveria e tij është gjunjëzuar para krimit! Vrasjet mafioze, grabitjet me armë si ajo e raportuar dje, dhuna e çdo forme po shpërfaqet në çdo cep të territorrit ndërkohë institucionet ligjzbatuese në rasrin më të mirë janë inekzistente në rastin e keq drejtohen dhe komandohen nga bandat!

Asnjë masë, asnjë reagim, dorëzim i plotë i territorrit në kontroll të bandave dhe sot justifikimi i turpshem i Ramës se ngjarje te tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje te kriminalitetit mesatar!!! Kur vjedh zgjedhjet me banndat detyrohet dhe të behet zedhenes i tyre.

Ulen shifrat/ 465 raste të reja me Covid ,6 jetë të humbura

Në 24 orët e fundit në vend kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit gjashtë qytetarë. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3,660 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin 465 qytetarë. Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 206 në Tiranë, 30 në Fier, 20 në Durrës, 19 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Gjirokastër, 14 në Shkodër, 13 në Berat, 12 në Lushnje, nga 10 qytetarë në Kavajë, Elbasan, nga 9 qytetarë në Pogradec, Delvinë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Dimal, Korçë, nga 4 qytetarë në Krujë, Devoll, Skrapar, Cerrik, nga 3 qytetarë në Peqin, Poliçan, Përmet, Vorë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Shijak, Roskovec, Patos, Gramsh, nga 1 qytetar në Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Dibër, Rrogozhinë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Vau i Dejës.


Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk mundi të fitojë betejën me sëmundjen një qytetarë nga Shkodra 56 vjeçe, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-86 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç, një qytetar nga Korça 78 vjeç. Janë shëruar 531 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,778 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 465
Të shëruar në 24 orë 531
Të shtruar në spitale 139
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3660

Testime totale 1,368,612
Raste pozitive 195,988
Raste të shëruara 184,778
Raste Aktive 8,175
Humbje jete 3,035

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4376
Fier 711
Gjirokastër 528
Berat 460
Shkodër 456
Durrës 420
Elbasan 356
Vlorë 342
Korçë 227
Lezhë 165
Dibër 71
Kukës 63

Kjo është makina më e vogël në botë/ Nuk do e besoni çmimin marramëndës sa kushton (Foto)

Me një gjatësi jo më shumë se 1.35 metra dhe me origjinë britanike, Peel P50 figuron në Librin Guinness si makina më e vogël e prodhuar ndonjëherë në planet. Vetëm një shofer mund të futej brenda makinës, me kusht që fiziku i tij ta lejonte atë të futej në boshllëkun e poliestërit të kompanisë Peel. Kompania Peel Engineering Company, me bazë në Britani, arriti të futej në Guinnes pasi lançoi makinën e saj këtë Peel P50 të njohur në të gjithë botën ishin dimensionet e saj të paimagjinueshme.Në vitin 2010, pothuajse 50 vjet pas fillimit të prodhimit, P50 u emërua makina më e vogël në planet, duke shkruar emrin e saj në Librin Guinness.Në vitin 2013, në një ankand RM Auction, një nga 47 kopjet e Peel P50 u shit për 95,000 euro.


Dibrania më e mira në Angli/ Humbi dikur njeriun e zemrës nga kanceri,sot rrefen triumfin në kërkimet kunder semundjes(Video)

Donika Klenja, është ylli i ri në ngjitje në fushën e mjekësisë në Britaninë e Madhe. Ajo është përzgjedhur për të kryer doktoraturën mes 150 aplikantëve të tjerë nga e gjithë bota për të marrë pjesë në kërkimet shkencore ne luftën kundër kancerit nga një prej spitaleve më të njohura në botë në këtë fushë.


Ajo arriti të fitojë bursën për master në “Universitetin e Oxfordit”, pasi u intervistua nga akademikë botërorë, duke përfshirë edhe Prof Sir Andrew John Pollard, shefi i kërkimeve shkencore në vaksinën kundër Covid-19.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Donika rrëfeu gjithçka, nga mënyra se si i lindi dëshira për të studiuar mjekësi deri te plotësimi i ëndrrës së saj.

Unë studioj bazën molekulare të sëmundjeve, më shumë jam e fokusuar për kancerin. Mbarova bachelorin dhe aplikova për master në Oxford dhe ashtu bëra. Unë e provova se gjithmonë kam ecur gjithmonë me idenë që duhet ta provoj diçka që ta di.


Unë jam me origjinë nga Dibra e Madhe. Këtu studenti merr bursë të plotë për të kryer doktoraturën, merr bursë për të siguruar jetesën. Shkollën 9-vjeçare e kam bërë në Dibrën e Madhe dhe më pas fitova një bursë në shkollën e mesme në Strugë. Aty e fokusova edhe më shumë idenë për të studiuar jashtë. Në moshën 11-vjeçare humba një person shumë të dashur, gjyshen time nga kanceri i pankreasit dhe këtu fillova ta dua artin e mjekësisë sepse për mua mjekësia është art. Për ironi të fatit projekti im fokusohet te kanceri i pankreasit”, u shpreh ajo. l.k/abcnews.al