Ervin Salianji lëshon alarmin: “Shqipëria nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale, institucionet ligjzbatuese drejtohen dhe komandohen nga bandat!”

Deputeti i qarkut Korçë,Ervin Salianji ka reaguar pak më parë për një video që po qarkullon me shpejtësi ku 3 persona të armatosur dhe me maska hynë në një lokal në Lezhë dhe iu kërkuan disa të rinjve kartat e identiteti dhe më pas u larguan.Salianji shkruan se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij është e gjunjëzuar para krimit.Më tej shton se pavarësisht vrasjeve mafioze, grabitjeve nuk është parë asnjë masë, por vetëm një dorëzim i plotë, sipas tij i territorit në kontroll të bandave.

Reagimi:


Ndërkohë Shqipëria nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale Rama dhe qeveria e tij është gjunjëzuar para krimit! Vrasjet mafioze, grabitjet me armë si ajo e raportuar dje, dhuna e çdo forme po shpërfaqet në çdo cep të territorrit ndërkohë institucionet ligjzbatuese në rasrin më të mirë janë inekzistente në rastin e keq drejtohen dhe komandohen nga bandat!

Asnjë masë, asnjë reagim, dorëzim i plotë i territorrit në kontroll të bandave dhe sot justifikimi i turpshem i Ramës se ngjarje te tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje te kriminalitetit mesatar!!! Kur vjedh zgjedhjet me banndat detyrohet dhe të behet zedhenes i tyre.