Humbje turpëruese, Anglia i jep shuplakë historike Shqipërisë së Rejës (VIDEO)

Mbyllet me rezultatin 5-0 sfida Angli-Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Një nga takimet më skandaloze të viteve të fundit për kuqezinjtë që shpërfytyrohen që në 45 minutat e para. Anglia shënoi 5 gola dhe të gjitha në pjesën e parë. Kane shënoi 3 herë, ndërsa Henderson dhe Maguier komplentuan serinë e golave. Në fraksionin e dytë, vendasit ulën totalisht ritimin duke administruar rezultatin e thellë, ndërsa Shqipëria nuk kishte fuqi të reagonte. Me këtë fitore, Anglia shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e parë, ndërsa Shqipëria në vendin e 3-të me 15 pikë.


Ndeshja nisi më mirë për Anglinë që arriti të shënojë që në minutën e 9-të, kur Harry Maguire gjeti rrjetën me një goditje me kokë.

Shqipëria kishte shumë rast të mirë të barazonte, por Myrto Uzuni edhe pse i vetëm me Jordan Picford, gjuajti në duart e tij.

Në minutën e 18-të, Anglia thellon epërsinë në 2-0 me golin e shënuar nga Harry Kane.

Por anglezët nuk u ndalën, pasi Jordan Henderson shënoi për 3-0 pas një aksioni të mirë individual.


https://twitter.com/watch_lfc/status/1459254865151025163?s=21

Harry Kane në minutën e 33-të, shënoi për 4-0 me një gjuajtje të fortë nga brenda zonës.

Sulmuesi i njëjtë kishte edhe dy raste, por për fatin e kuqezinjve nuk kaluan vijen fatale.

Por në kohën shtesë, Kane nuk gaboi dhe me volej shënoi për 5-0.


https://twitter.com/fansstandtv/status/1459259208688410626?s=21

Kualifikueset e Kupës së Botës / Grupi I

Stadiumi “Wembley” / Ora 20:45

FORMACIONET ZYRTARE:

Anglia: Pickford; James, Walker, Maguire, Stones, Chilwell; Phillips, Henderson; Sterling, Foden, Kane.

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.

Gjyqtar: Ruddy Buquet



Biznes me klandestine/ 20 vjeçari ne mjet me të dashurën 16-vjeçare nuk i ndalon policisë në Gjirokastër, aksidentohet në Tepelenë

Një mjet tip “Benz” u aksidentua mbrëmjen e kësaj të premte në aksin “Kakavijë-Gjirokastër”, ndërsa i dëmtuar mbeti drejtuesi i mjetit, një 20 vjeçar dhe tre emigrantë të paligjshmën. Sipas Faxweb në makinë bashkë me të riun ishte dhe e dashura e tij, një 16-vjeçare. Mjeti tip “Benz” doli nga rruga pasi drejtuesi 20-vjeçar tejkaloi shpejtësinë për t’i shpëtuar policisë.

Njoftimi i policisë


Gjirokastër/Informacion paraprak.


Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes “Kordhoc”, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësin e mjetit.

Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.

Burrë e grua, rrihen për gjellën/ 79-vjeçari xheloz e godet me grushte, gruaja i ngul thikën

Një çift në Tiranë është aq i pandashëm sa edhe për d hunën në familje do gjykohen së bashku.Ata janë të dy të moshuar, burri i moshës 79 vjeç dhe gruaja e moshës 71 vjeçe. Ata u grindën aq shumë me njëri-tjetrin për ushqimin, sa më pas u goditën me ç’të mundnin, ku nuk munguan as flakja e tenxhereve dhe tepsive.


Në dosjen që TCH disponon thuhet se kallëzimi u dorëzua nga e moshuara me inicialet L.S., ndërsa sherri ndodhi pasi bashkëshorti u kthye në banesë.

‘Im shoq më kërkoi llogari pse dhe për kë gatuaja kaq shumë ushqim dhe nisi t’më godasë me grushta’ – thotë e moshuara.

Por kur policia ka thirrur 79 vjeçarin, ai akuzoi gruan se kur e pyeti pse gatuante sikur ishin tre persona në shtëpi, ajo nxorri tepsinë dhe e gjuajti. Pas kësaj, përshkruan prokurorja e çështjes, të dy u konfliktuan me enët e kuzhinës, derisa gruaja mori thikën e kuzhinës dhe e qëlloi, mbasi i shoqi flaku gatimin. Të dy ata, përveç akuzës së ngritur nga prokurorja Suela Salavaci, kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga njëri-tjetri.

Shpërthen Klevis Balliu: “Partia Demokratike nuk mund të mbahet peng as nga Rama as nga Basha”

Ish-deputeti Klevis Balliu i Qarkut Korçe, thotë se Partia Demokratike nuk mund të merret peng nga asnjë person. I ftuar në televizionin Klan News, Balliu theksoi se as Lulzim Basha dhe as Edi Rama “nuk mund ta marrin peng Partinë Demokratike”.

Partia Demokratike nuk është një parti e cila mund të merret peng nga hallet dhe problemet të një kryetari apo të një ish-kryetari, për këtë parti janë bërë sakrifica të mëdha, për atë parti njerëz kanë dhënë jetën si Azem Hajdari, nuk e marrin dot peng dy individë sepse kanë hallin e karrigeve të tyre, nuk e merr dot peng dot as Edi Rama dhe as Lulzim Basha Partinë Demokratike. Ne kemi statut dhe rregulla dhe çështja është çfarë po kërkohet nga ky Kuvend”, theksoi Balliu.


Floriana Garo: “Basha flet si Rama, thotë se fajin për humbjet e tij i ka Saliu”

Drejtoresha e Komunikimit në Foltoren e Sali Berishës, Floriana Garo, ka bërë një postim në rrjetet sociale. Garo ka thumbuar Lulzim Bashën, që sot ka dhënë intervistë për mediat, e ku Basha foli edhe për “Foltoren”. Basha deklaroi sot se kishte humbur për shkak të Sali Berishës në PD, i cili sipas tij i kishte shkaktuar dualizim. Floriana Garo shprehet se Basha po flet si Rama, duke thënë se fajin për humbjet e tij i ka Saliu.

Postimi i Floriana Garos:

Basha si Rama: Fajin per humbjet e mia e ka Saliu !


Detaje tronditëse/ Klodiana Çelën e mbyllën në Psikiatri t’i merrnin të bijën

Zbardhen e detajet e tentativës për vrasje nga një shqiptare ndaj ish partnerit të saj grek një ditë më parë në athinë.Mjeku Jorgos Neos i kishte marrë kujdestarinë e vajzës se shqiptares Klodiana Çelos me të cilën 13 vjet më parë kishte rënë në dashuri fryt i së cilës është dhe vajza që pas ndarjes u kthye në mollë sherri deri në aktin ekstrem. Mediat greke shkruajnë se mjeku e kishte njohur fëmijën që lindi në lidhjen jashtëmartesore. por marrja e kujdestarisë së fundi dhe fakti që vajza jetonte me babain dhe bashkëshoren e tij e ka shtyrë Çelon të marrë armën dhe ta qëllojë duke e plagosur.

Autorja u arrestua për tentativën e vrasjes së 68 vjecarit me të cilin ka qenë e përfshirë në njw kalvar te gjate gjyqesh pasi ai e ka akuzuar për sëmundje mendore dhe disa ditë e kanë mbyllur në një institucion psikiatrki për t’i marrë vajzën. Nga kontrollet mjekësore doli se nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe se kjo ishte një tentative për ta larguar nga vajza. Tani Klodiana Çelo rrezikon 17 vjet burg.


Krim i paralajmëruar

Sipas informacioneve të mbledhura nga hetuesit, gruaja shqiptare e cila tashmë është vënë në prangat e policisë, e kishte menduar sulmin e një dite më parë prej një kohe të gjatë. Sipas fqinjëve ajo endej nëpër lagjen e ish partnerit dhe para pak kohësh kishte pasur një sherr me gruan angleze të tij. Ajo vinte nga Kelafonia ku jetonte prej disa kohësh, dhe niste të vëzhgonte lëvizjet e mjekut pa u vënë re prej tij, pasi prej vitesh një vendim gjykate e ndalonte t’i afrohej më shumë se 100 metra. Klodiana Çela prezantohej herë si artiste, herë si trashëgimtare e një pasurie të fshehtë që pretendonte që kishte në Shqipëri.

Në janar 2016 Klodiana kishte thënë:


“Ata krijuan një lojë të tërë, madje paguanin avokatët që kisha marrë për t’i vendosur kundër meje dhe sot e kësaj dite më kércënojnë ose nëpërmjet të tretëve ose vetë. Jeta ime është ndalur që kur më kanë marrë fëmijën.”

Në këtë intervistë Klodiana shpjegoi se vajza e vogël ishte fryt i lidhjes jashtëmartesore me mjekun, i cili ishte dhe është ende i martuar. Vajza ka lindur në vitin 2009 dhe është rritur me shqiptaren në shtatë vitet e para të jetës së saj. Sipas Klodianës mjeku nuk pranoi ta njihte si vajzën e tij, pasi dyshonte në atësinë e saj, megjithatë testi i ADN-së konfirmoi se ishte babai i saj biologjik. Që atëherë ai filloi të takohej me vajzën e mitur, ndërsa në fillim të vitit 2016 arriti të merrte kujdestarinë e fëmijës.

Ajo kishte ngritur disa padi kundër babait të fëmijës së saj:


“Më ka shpifur në çdo mënyrë dhe me çdo mjet duke më çmendur. Pesë muaj pasi e morën, fëmija u shtrua në spital në gjendje kome, por nuk më lanë ta shihja as atje. Fëmija aktualisht jeton me dy 70-vjeçarë në vend që të jetojë me nënën e tij. Jam tharë pa fëmijën tim.”

Gjendja e 68-vjeçarit


68-vjeçari grek është në gjendje të rëndë për jetën. Ditën e djeshme ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati të paktën 8 orë dhe nga trupi i tij u nxorën katër plumba. Avokati i tij Alexandros Alexandrakis deklaroi për mediat se autorja kishte ushtruar presion vazhdimisht ndaj klientit të tij. 5 vite më parë ajo kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. “Pesë vite më parë ajo sulmoi gruan e klientit tim në sy të fëmijës. Ajo e hodhi në dysheme dhe filloi ta godiste me këmbë në kokë. Kjo është arsyeja pse ai u dënua”, është shprehur avokati.

Momenti kur shqiptarja që ekzekutoi ish-burrin grek shkon në gjykatë: “Nuk më linte të shihja vajzën prej 5 vitesh” (VIDEO)

Shqiptarja Klodiana Çela e cila pasditen e djeshme plagosi me armë zjarri ish-partnerin e saj grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës. E veshur me jelek anti-plumb, e rrethuar nga oficerët e policisë shqiptarja ka dalë përpara gjykatës në Athinë. Akuzat që rëndojnë mbi të janë vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë teksa po futej në Gjykatë…

Klodiana Çela tha:


Ai më rrëmbeu vajzën për pesë vjet dhe e dhunoi dhe prokurori nuk bëri asgjë. Unë kam shpëtuar me jetë fëmijën tim. Nuk doja ti ndodhte askujt asgjë e keqe. Unë mendova për fëmijën tim se nuk e kisha parë për pesë vjet.

Ai i dha drogë dhe e dhunoi. Ai bëri gjithçka për pronën time, bashkë me mjekë të tjerë. Mjekë të famshëm që dalin nëpër kanale dhe flasin për mbrojtjen e qytetarëve. Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën… Unë dua fëmijën tim, asgjë tjetër” tha ajo

Në momentin që Klodiana Çela largohet, njëra prej familjareve të shqiptares dëgjohet t’i thotë “të lumtë dora“. Vajza 13-vjeçe që pa me sy të gjithë ngjarjen u dërgua në departamentin e të miturve për t’u asistuar nga psikologët. Ajo u tha atyre se donte të qëndronte me të atin pasi ai ishte kujdesur gjithmonë për të.


Me të kuqe dhe shpejtësi/ Gruaja e Gazment Pajës tregon për gjendjen shëndetësore të aktorit pas aksidentit

Ira Seferi, bashkëshortja e aktorit të humorit Gazment Paja ka folur në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, një ditë pas aksidentit në kryeqytet.Ira thotë se Gazi ka marrë dëmtime të lehta. “Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt”, ka treguar ajo për Vip Magazine.Gaz Paja u aksidentua një ditë më parë, teksa po udhëtonte me motor në rrugën e Kavajës, në momentin kur u përplas me një automjet.

Ai hyri me të kuqe në semafor dhe u përplas me një automjet që drejtohej nga shtetasi E. K. Në momentin e përplasjes Gaz Paja “fluturoi” në ajër dhe ra në tokë. Qytetarë të pranishëm në vendngjarje i erdhën menjëherë në ndihmë dhe u dërgua në spital.Ai pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore nga shërbimet e ambulancës që mbërritën në vendin e ngjarjes.


Berisha thirrje Bashës nga foltorja: “O peng-kryetar shko kontrolloji firmat e një opozite vigane, fitimtare”

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se do të arrijë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të shkarkuar Lulzim Bashën, e për t’u rikthyer vetë si kryetar i PD-së. Berisha tha nga foltorja e Sarandës, se 4,200 mandatet e delegatëve janë dorëzuar aty ku e parashikon statuti, ndërsa tha se Lulzim Basha mund t’i shohë vetëm si anëtar i thjeshtë i PD-së.Sipas liderit historik të PD-së, firmat nuk bëhen publike për shkak të ruajtjes së të dhënave personale në përputhje me Konventën e të Drejtave të Njeriut.

Berisha tha:


“O peng-kryetar, shko merri kontrolloi të 4200 firmat, tagër mbi to ke 0. Cilido nga ju të dashur demokratë që jeni dhe s’jeni mund të shkoni t’i lexoni të 4200, asgjë nuk fshehim ne, por ne ato nuk i publikojmë se ka një ligj, se kur ishim në maxhorancë në përputhje me Konventën e të Drejtave të Njeriut, miratuam ligjin e garantimit të të drejtave. Sot shkuan mediat dhe i panë, kush të dojë le t’i shohë. Edhe në ëndërr kur i shohin, i tmerrojnë firmat tuaja”, tha Berisha

Frika e tij më e madhe janë firmat tuaja, tmerri jo vetëm i atij, por edhe i kreut të Meduzës, janë firmat tuaja, tmerri i madh i Gorge Sorosit që kishte parashikuar shkatërrimin e forcës konservatore në Shqipëri. janë firmat tuaja e një opozite vigane, fitimtare. Ata të cilët përpiqen si donkishotër të mohojnë firmat do bëjnë mirë të çlirohen nga frikërat e tyre, nuk janë firma që ngjallin frikë, por të shkruara me germa të arta të një partie që solli demokracinë në vend, që nxori shqiptarë nga nivele më të larta të varfërisë, që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, në Këshillin e Evropës, e cila hoqi gjeneratorët dhe garantoi furnizimin me energji, që ndërtoi një infrastrukturë moderne, që Shqipëria të mos jetë kurrë ajo e vitit 2005, e cila bëri vetëm këtu në Sarandë të 10-fishohej turizmi. Të jeni të sigurt që do të ecim të pandalshëm drejt fitores. Edi Rama nuk është një pushtet legjitim, le të dalë kush të dojë por ne nuk ia njohim kurrë pushtetin e tij legjitim, nuk do ia pranojmë ato që u pranuan më 25 prill”, tha Berisha.

Lulzim Basha: “Fitova Bashkinë e Tiranës sepse përjashtova Berishën”

Në një intervistë ekskluzive për drejtorin e përgjithshëm të informacionit dhe programacionit në News24, Robert Rakipllari, Basha zbulon se shumë ekspertë të fushatave zgjedhore, e kanë rekomanduar moskandidimin e Berishës në zgjedhje. Kryedemokrati sjell në vëmendje një rast në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në vitin 2011 ku fitoi përballë kryeministrit aktual Edi Rama. Sipas Bashës, çelësi i kësaj fitore ishte përjashtimi i Berishës nga fushata elektorale për Tiranën.

Basha tha:


“Së pari dua ta them që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garën për Bashkinë e Tiranës. Nuk e kam thënë çelsin e fitores deri më sot por tani është momenti ta them. Ka qenë vendimi për përjashtimin e Berishës nga fushata në Tiranë. Gjatë këtyre viteve, ekspertë nga kompani të specializuara të fushatave elektorale, në bazë të studimeve të tyre na kanë rekomanduar moskandidimin e Sali Berishës në raport me interesat elektorale të PD-së.

Kjo ka të bëjë edhe me faktin se gjerësisht perceptohej një dualizëm në PD. Protagonizmi i Berishës merrte trajtat e një dualizmi. Unë kam përgjegjësitë e mia, ai duhet të ishte larguar vetë. Duhet të kishte lënë PD dhe kryetarin të hapë rrugët. Unë kam përgjegjësitë e mia për të lejuar këtë dualizëm. Janë vendime të konsultuara me të gjitha forumet e PD. Janë vendime të kërkuara me ngulm nga Berisha” – tha Basha.

Kandidatja e Lsi-së, publikon mesazhet si Bardhi urdhëronte bazën:”Asnjë votë për LSI, më mirë votoni PS-në”

Përçahet akoma më shumë PD-LSI. E ndërsa pas zgjedhjeve raportet mes dy forcave politike ishin shumë të ftohta, në 24 orët e fundit që pas deklaratës së Gazment Bardhit ka një shpërthim të fortë në akuza. Ish-kandidatja për deputete e LSI në qarkun e Elbasanit, Miranda Rira ditën e sotme ka postuar një status të gjatë në Facebook duke akuzuar Gazment Bardhin dhe Partinë Demokratike për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit. Rira thotë se Bardhi kishte urdhëruar para 25 Prillit që të mos shkojë “Asnjë votë për LSI-së! Nëse nuk votoni PD-në, më mirë votoni PS-në sesa LSI-në”. Pikërisht për këtë, thotë me tej ish-kandidatja e LSI-së, “i kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës dhe kandidatit asokohe për deputet të PD, Z. Lefter Gështenja, ku i kam kërkuar të respektojnë “koalicionin” dhe normat politike të para vendosura, nga të 2 kryetarët e partive respektive”.


“Gazmend Bardhi, duke u gjëndur përballë një uragani të bazës demokrate që ka dalë hapur në mbështetje të Berishës dhe që kërkon largimin një orë e më parë të Lul Bashës, mundohet të mbrojë me thonj Bashën, duke ia hedhur fajin LSI-së, për humbjen e zgjedhjeve te Prillit. Si ish-kandidate për deputete e qarkut të Elbasanit, nuk mund të rri pa i kthyer një përgjigje.

E para, Gazmend(a), erdhi nga Kavaja në Elbasan, me poture e potere të madhe, me aheng e me gjullurdi, me kulisa e me banda guerrile të armatosura, se gjoja do t’i bënte zap elbasanllinjtë dhe se fitoren do ta sillte pikërisht ky, bash aty në kërthizë të Shqipërisë! Në një situatë anormale për zgjedhje të lira e të ndershme, LSI nuk ndenji në hije, përkundrazi unë jam përballur vetë me bandat dhe me një fushë të minuar, si nga PS ashtu edhe nga PD, si nga bandat e njërës palë, ashtu edhe nga bandat e palës tjetër, duke rrezikuar edhe jetën time. Një tufë burrash e hijenash, që m’u vunë nga të katër anët!

Gazmend, në atë qark, ndodhi një vrasje, dhe ti mban mbi shpatulla hijen e rëndë të asaj humbjeje të panevojshme! Një humbje e madhe! Askush nuk duhet dhe nuk mund të vritet për vota, në asnjë parti, për asnjë arsye, në asnjë krah politik,në asnjë kohë, kjo është e patolerueshme dhe e papranueshme! Prandaj, sidomos ti, kur ia hedh fajin LSI në qarkun e Elbasanit, është mirë t’i vësh fre gojës dhe të mendohesh pak!! Pak fare, do t’i bënte mirë ndërgjegjes tënde të turbullt. Hesht Gazmend, e mos fol broçkulla, pazaret e tua i dinë elbasanllinjtë dhe bashkitë e tjera të qarkut.

Lul Bashën nuk e shpëton dot, duke hedhur tym e blozë mbi LSI. LSI ka kusuret e veta, që vuri në listë njerëz çiliminj dhe pa kontribut në Lsi, ka gabimet e veta që i kushtuan shtrenjtë, por ti mos jep mend e mos bëj analizën e kandidatëve të atij qarku se nuk je i kulluar. Shumë shpejt do të ikë edhe lulushi e do mbetesh vetëm, fillikat, nën zemërimin e demokratëve të ndershëm” shkruan Rira.

Ulen shifrat/ 573 raste të reja me Covid ,5 jetë të humbura

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,498 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 573 qytetarë, në këto bashki: 270 në Tiranë, 32 Berat, 29 në Fier, 22 në Vlorë, 19 në Durrës, Kamëz
, 17 në Elbasan, 16 në Gjirokastër, 12 në Krujë, 11 në Lushnje, 10 në Shkodër, Libohovë, 9 në Lezhë, Korçë, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Dimal, 5 në Fushë Arrëz, Kurbin, 4 në Mallakastër, Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, 3 në Tropojë, Delvinë, Gramsh, 2 në Kukës, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Kolonjë, 1 në Vau i Dejës, Has, Dibër, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Belsh.


Janë 8,343 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 58 dhe 73 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 65 dhe 70 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 458 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,687 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 573
Të shëruar në 24 orë 458
Të shtruar në spitale 165
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3,498

Testime totale 1,344,328
Raste pozitive 192,013
Raste të shëruara 180,687
Raste Aktive 8,343
Humbje jete 2,983

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,455
Fier 847
Shkodër 458
Vlorë 459
Durrës 419
Gjirokastër 411
Berat 381
Elbasan 341
Lezhë 197
Korçë 188
Kukës 77
Dibër 75

Kandidatja e LSI shpërthen ndaj Gazment Bardhit: “Mos i jep gojes siç i jep b*thës o Gaz”

Një deklaratë “shpërthyese” ka ardhur nga Drejtuesja e fushates se LSI-së ne Durres ,Elona Guri ndaj deklaratës se Gazment Bardhit. Ky i fundit është shprehur se ka zbuluar tentativat për një marrëveshje para zgjedhore me Lsi-ne, dhe se PD i ka ofruar 15 vende të sigurta në listën e deputetëve LSI-së që të dilnin me listë të përbashkët në zgjedhje, por oferta nuk është pranuar.

“Mos i jep gojes siç i jep b….. o Gaz! Ki kujdes kur flet për gjëra që nuk i di se ty nuk te qaste njeri në zyrë. Monika Kryemadhi të ka ballafaquar me Lulzim Bashën edhe keshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyrën e Bashës se si ti kishe bërë marrëveshjen 8 mandate t’i mbante PS ne Elbasan dhe ti dojë mandatet e LSI dhe ti kishe dale garant bandave s do ishe minister I brendshem . Ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove të bëjë konferencë shtypi kundër Suel Çeles.”, shkruan Guri në Facebook.


Nard Ndoka për Bashën: “Luli i vocërr është fatkeqësi kombëtare, ‘kastravec’ që nuk u bë lider”

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka e ka cilësuar të turpshme reagimin e Gazment Bardhit ndaj kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit në lidhje me mandatet e ofruara, por që sipas numrit dy të PD-së janë refuzuar. Ndërsa u shpreh se Kryemadhi sakrifikoi dhe Ilir Metën si president me dorëzimin e mandateve si deputetë, duke e lënë vetëm me Ramën, e kjo sipas tij, vetëm e vetëm që Basha të bëhej lideri i vërtetë i PD-së.

Nard Ndoka :


“LSI pati një ofertë tunduese nga Rama për tu futur në zgjedhje lokale duke i dhënë disa bashki dhe e refuzoi. La pushtet, ishte një parti që sakrifikoi, nuk erdhi si një parti e profilit opozitar, sakrifikoi programin e vet si parti e majtë. Nuk tentoi bashkëpunimin me PS, por u vendos qartazi në opozitë. Basha u tregua jo vetëm i pabesë dhe pa karakter, sepse ishte parti e dytë në opozitës, pa LSI, e kjo në perceptimin e qytetarëve, ishte e pamundur fitorja. Të dalësh sot dhe vetëm të mos kërkosh falje është e turpshme, LSI që mori mijëra vota e nuk u ndanë në mandate. Unë u habita se si LSI ka rezistuar deri tani, në pjesën e arrogancës së PD dhe tolerancës. Duhet falënderuar Kryemadhi për qëndrimin e mbajtur ndaj Bashës”, tha Ndoka.

Vendimet për dorëzimin e mandatit u mor sepse u përpoq që të rritej autoriteti i Bashës, të bëhej lider, të rritej si kastravec në diell, por kjo nuk u bë. Nuk u bë lider, mbeti lider i vocërr, Luli i vocërr, edhe është fatkeqësi kombëtare që ai të jetë lideri i PD-së. Ky palaço bënte marrëveshje të fshehta dhe në dëm të LSI dhe PD, duke e kthyer në një shtojcë të Edi Ramës”, tha Ndoka.

Ushtroi dhunë ndaj gruas në prani të fëmijëve të mitur/ Policia arreston 44-vjeçarin nga Pocesta e Maliqit

Policia e Korçës ka arrestuar 44-vjeçarin me iniciale V.Dh, banues në fshatin Pocestë, Maliq për veprën penale “Dhunë në familje”. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës.

Njoftimi i Policisë :

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit V. Dh., 44 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij shtetases T. Dh., 42 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.