Flet i riu që sulmoi vëllezërit me thikë: “Më ngacmonin motrën 14-vjeçe”…kisha pirë, m’u errën sytë dhe nxorra biçakun

Ardit Hida i riu i cili vrau me thikë 28-vjeçarin Florenc Kovaçi dhe plagosi rëndë vëllain e tij Mikel është lënë në burg nga gjykata e Elbasanit. Para trupit gjykues, Hida ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë ai ka qenë i pirë dhe se shkaku i kësaj ngjarje ishte se Mikel i ngacmonte motrën 14-vjeçe.

Ardit Hida tha :


Pasi kam pirë edhe një birrë tjetër në një lokal në një rrugicë aty afër ku ndodheshin dy vëllezërit Kovaçi dhe një tjetër shkova te ata dhe e paralajmërova atë që të mos e ngacmonte kurrë më motrën time minorene 14 vjeçe. Por ata reaguan duke më kërcënuar se do më bënin atë që nuk merret me mënd. Pas kësaj m’u errën sytë dhe nxora biçakun që kisha me vete që e kisha marrë për vetëmbrojtje dhe nuk mbaj mënd se çfarë kam bërë. Pasi u përlesha me 19-vjeçarin Mikel Kovaçin që donte ta kishte me zor time motër ndërhyri dhunshëm i vëllai që më qëlloi dhe e kam qëlluar për vetëmbrojtje. Më pas i gjakosur jam larguar nga aty dhe nuk e di sesi kam shpëtuar kokën. Më vonë më ka kapur policia dhe ende jam ne gjendje shoku.