Berisha nuk ndalet/ I rrëmben” Bashës zëdhënësen e fushatës Floriana Garo : “Do të drejtojë foltoret “

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët mbrëmjen e sotme në hotel Rogner, ka prezantuar si drejtore të komunikimi të Foltores Floriana Garon dhe ka deklaruar se ai se do të sjellë fitoren e PD-së, duke u shpallur kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. E ndërsa Floriana garo nuk i fshehu emocionet për këtë vlerësim që i bëri ish-kryeministri Berisha, duke e falenderuar atë për surprizën dhe fjalët e ngrohta.


“Kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e komunikimit të kësaj nisme historike, që ka për synim rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Të gjitha këto me vullnetin e shqiptarëve. Kam kënaqësinë t’iu prezantoj Floriana Garon. Një studente e shkëlqyer dhe konklurrente e suksesshme në garat e bukurisë. Floriana në jetën e saj ka të rregjistruara një sëri sukssesshëm”, tha Berisha.

“Faleminderit doktor se ishte surprizë këto fjalë të ngrohta, për mua është vlerë e madhe që të jem këtu publikisht me doktorin në këtë ditë historike. Doktorit do i lë fjalën dhe do ta shpjegojë më mirë se pse kjo ditë është kaq e rëndësishme“, u shpreh Garo.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.