Sali Berisha :”Do jem kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë”

Ka nisur mbrëmjen e së mërkurës konferenca për mediat e mbajtur nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha. Me nisjen e takimit, Sali Berisha bëri të ditur se Floriana Garo do të jetë drejtoresha e Komunikimit të nismës që ai e cilësoi si historike. Në tryezën e tavolinës, Berisha mban edhe 4,200 firmat e mbledhura për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, ai tha se do të kthehet si kryeministër i vendit. Të pranishëm në sallë janë Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Aldo Bumçi, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

“…fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Të gjitha këto me vullnetin e shqiptarëve. Kam kënaqësinë t’iu prezantoj Floriana Garon. Një studente e shkëlqyer dhe konklurrente e suksesshme në garat e bukurisë. Floriana në jetën e saj ka të rregjistruara një seri suksesesh”, tha ndër të tjera Berisha.