Sali Berisha tha sot në një konferencë për mediat se nëse nesër presidenti dekreton një datë për zgjedhjet lokale në disa bashki të cilat janë pa kryetar, do të futet në zgjedhje, në logon e PD-së. Berisha madje ironizoi duke e ftuar Bashën ne ”Foltore’, por tha se atë nuk e lejojnë. Lideri historik demokrat, dha një lajm që pakkush e priste publikisht. Ashtu sic vetëm doktori di të surprizojë e të flasë pa dorashka, ai pohoi se përmes nismës së ndërmarë synon rikthimin e PD-së në pushtet dhe të tijin si kryeministër.
‘PD që është sot para jush, kam parasysh këtë mazhorancë, nesër po dekretoi presidenti i Republikës, fiton zgjedhjet. Nuk diskutohet pjesëmarrja në zgjedhje. Është një entuziazëm i jashtëzakonshëm. Çfarë përfaqëson ai kur nuk takon dot një një anëtarë, ai përfaqëson vetëm muret e tij, e ftoj të vij në Foltore! Futet dot, nuk e lenë se është sjellë në mënyrë të patolerueshme. Ka shkelmuar sovranitetin e forcës politike. Problemet i ka krijuar vet ai.‘- tha Berisha.
