Tronditet Greqia/ Shqiptarja qëllon ish-in me armë zjarri para vajzës 13-vjeçare

Klodiana Çelo është gruaja me origjinë shqiptare e cila ka qëlluar me breshëri arme zjarri ish-të dashurin e saj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Filikis Eterias”, në Chalandri, të Greqisë. Sipas mediave greke, shqiptarja është artiste që luan në veglën muzikore violinçel. Mediat greke bëjnë me dije se gruaja shqiptare ka pasur mosmarrëveshje të gjata ligjore me ish- te dashurin në lidhje me kujdestarinë e vajzës, të cilën e kishte fituar ky i fundit. 68-vjeçari kishte krijuar një familje të re me një grua angleze si dhe me vajzën që kishte nga martesa me shqiptaren. I plagosuri raportohet se është në gjendje kritike për jetën, dhe është identifikuar si Jorgos Neos, mjek okulist i njohur në Athinë. Vetëm pak pas ngjarjes autorja e ngjarjes është arrestuar. Siç është bërë e ditur deri më tani, gjithçka ka ndodhur para syve të vajzës së tyre 13-vjeçare. Menjëherë kanë ndërhyrë kalimtarët që thirrën policinë dhe ambulancën