Ushtroi dhunë ndaj gruas në prani të fëmijëve të mitur/ Policia arreston 44-vjeçarin nga Pocesta e Maliqit

Policia e Korçës ka arrestuar 44-vjeçarin me iniciale V.Dh, banues në fshatin Pocestë, Maliq për veprën penale “Dhunë në familje”. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës.

Njoftimi i Policisë :

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit V. Dh., 44 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij shtetases T. Dh., 42 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: