Ylli Rakipi: “Kjo është një shoqëri komplet dele, Rama është kryeministri më i zotë që unë kam njohur”

Ylli Rakipi është një gazetar i vjetër dhe me përvojë. Por edhe pse i tillë, duket se është një prej atyre që e kanë humbur besimin te Shqipëria. “Këtu njerëzit janë dele, kjo është një shoqëri shumë e prapambetur”, thotë ai ne nje interviste per Mira Kazhanin, teksa i dallohet lehtë pezmi me “këta që kanë marrë paratë e vendit”. Raportin që ka ndërtuar kjo shoqëri me pushtetin, me politikën, Ylli, i cili siç thotë “jeton për vete”, e kritikon fort, madje sjell në krahasim anglezët të cilët, po të kishin politikanë si këta tanët “për 24 orë i marrin dhe i mbytin në lumin Tamis”. Por megjithëse thotë këtë, ai nuk i kursen lëvdatat për Edi Ramën, që është “shumë i zoti”. Paradoks? Ndoshta, por siç thotë dhe vetë Ylli, gazetari që denoncoi i pari skandalin e Unazës, njeriu kështu qenka “një konfuzion gjërash, një përplasje”./ TP.al