Ka ngjanshmëri mahnitëse me Dua Lipën/ Njihuni me Blogeren nga Tirana që po kthehet në trend në YouTube

Blogerja nga Tirana, Hilda Kërtalli, është kthyer në trendin e kanalit YouTube kohëve të fundit. Ajo është komentuar shpesh herë për ngjashmërinë që ka me Dua Lipën.Për t’ua plotësuar dëshirën ndjekësve të saj, Hilda ka realizuar së fundmi një video-blog, duke rikrijuar disa prej fotografive të artistes shqiptare me renome botërore. Në videon e publikuar, blogerja mund të shihet se si realizon makjazhin, veshjet dhe gjithçka tjetër që t’i përafrohet fotografive të Duas. Dhe në fund rezultati del mahnitës, pasi bukuroshja nga Tirana në fotografitë e realizuara “para-pas” …bën që ndryshimi mes saj dhe Dua Lipës të duket shumë i vogël. Kërtalli ka publikuar edhe në Instagram këto fotografi, ndërkohë që shumë prej komentuesve kanë etiketuar Dua Lipën me shpresën që ajo të shohë se sa shumë i ngjason vajza nga Tirana



Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.