Familjarët tentojnë të hyjnë brenda gjykatës/ Momenti kur vëllai i 8-vjeçarit kapërcen kangjellat

Një nga momentet më prekëse të ditës së sotme, ndërsa familjarë, shokë dhe qytetarë të Mateos janë para gjykatës, është kur vëllai i të miturit që u vra nga Klodian Çalamani hipën sipër kangjellave.
Ai tenton të hyjë në gjykatë, ndërsa policia ka rrethuar vendin.
Ky i fundit kapërceu edhe derën e jashtme të Gjykatës, pasi kishte frikë se Klodiani do të futej fshehurazi në Gjykatë, por më pas efektivët e morën dhe e çuan te furgoni, për t’i treguar se nuk autori brenda. Është një nga policët që përqafon dhe puth vëllanë e Mateos.
Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu dy ditë më parë nga fqinji i tij ka tronditur mbarë opinionin duke sjellë reagime nga qytetarë, të njohur të tij dhe figura të politikës.