Demokrati ’ Berishës : “ Basha është i menderosur,se mos na rrisësh ndonjë këlysh tjetër?”

Demokrati: Na prij përpara zoti Berisha. Pyetja e parë, një fjalë e urtë thotë: Këlyshin kur e rrit të ha për këmbë , do ta provoni një të dytë? Populli përdor një fjalë të urtë, a do rrisni një këlysh të dytë? Pyetja tjetër është kjo…..unë jam i shtresës së të përndjekurve. Neve do na ngresh një gradë më lart. Kam një barsaletë.……..Ishin dy veta në luftë dhe i thotë njëri tjetrit cfarë ere ka gjaku? Ky tjetri ia kthen era fekale, më falni për shprehjen. Ia kthen ky tjetri po pse nuk thua ti që qenkam plagosur unë.’ Ne me nje të menderosur nuk mund të vazhdojmë më.

Berisha: Kam kënaqësinë t’iu informoj se ne Kuvendin e datës 11 dhjetor, themeluesi Azem Hajdari do shpallet President Nderi i përjetshëm i kësaj partie. Së dyti, e vërteta është se në analizë të ftohtë, një nga shkaqet më themelore të deshtimit tonë 8-vjeccar pa asnjë diskutim është largimi i PD-së nga shtyllat kryesore qtë saj, të përndjekurit politikë, pronarët dhe vlerat kryesore të forcave konservatore, familja, prona, interesi kombëtar.