Kjo është familja Korçare që u shua në aksidentin tragjik/ Sot mbërrijnë trupat dhe nesër bëhet varrimi (FOTO)

Në dt 15 Nentor një ngjarje tragjike ndodhi në zonën e Lamias, në Greqi, teksa një familje Korçare pothuajse është shuar në një aksident të rëndë të ndodhur. Makina tip “BMW” me të cilën ata po udhëtonin, është përplasur me një trailer që tranportonte naftë dhe është shkatërruar e gjitha.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka ndërruar jetë babai, nëna dhe vajza e tyre 22 vjeçe. I vetmi i mbijetuar është djali i familjes. 17 vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Lamias. Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ngjarja tronditi gjithë zonën e Lamias në Greqi, por edhe mbarë opinionin publik në Shqipëri. korcablog.com mëson se trupat e pa jete do arrijne nga Greqia pas dy oresh dhe do mbahen ne banesen e tyre ne qytetin e Korçës ndërsa neser ne oren 11:00 do behet varimi ne fshatin Zvezde.