Enca Haxhia nuk ndalet / Pas Afrikës dhe Dubait ,ja destinacion i radhës ku po kalon pushimet….

Janë bërë thuajse një muaj që kur këngëtarja Enca Haxhia ka nisur pushimet e para në Afrikë, Zanzibar. Dhe pas disa ditësh qëndrimi atje, ajo udhëtoi për në Emiratet e Bashkuara Arabe – Dubai. Siç shihet, 26-vjeçarja ka zgjedhur një tjetër destinacion dhe momentalisht ka bërë të ditur se ndodhet në Turqi.

Në disa nga pamjet që ka ndarë nga dhoma e hotelit, krijuesja e hitit “Suavele” është në një vend luksoz.

Pushimet e Encës vijnë pasi muajve të fundit ka bërë një tërheqje nga muzika e po ashtu edhe nga mbrëmjet e koncertet.