Mirë se vjen o muaj i bekuar/ Fjolla Morina mbulohet për Ramazan…

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, siç duket ka lënë jetën e shthurur dhe është mbuluar me shami.Të shumta janë fotot apo daljet e saj publike që Morina është shfaqur shumë provokuese dhe me veshje mjaft seksi.Por, së fundmi siç duket ajo ka vendosur të ndryshojë. Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit Fjolla i ka habitur të gjithë. Kjo pasi ajo shihet krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim më parë.

Morina pozoi në një fotografi të ndarë me ndjekësit, e mbuluar me shami në kokë, në mbishkrimin e së cilës uroi nisjen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.“

Mirë se vjen o muaj i bekuar i Ramazanit, qoftë i lehtë, i begatë dhe i mbushur me vepra të mira për të gjithë besimtarët. Amin”, shkroi këngëtarja Morina në InstaStory.