Ngacmonte seksualisht nxënësen 15-vjeçare/ Gjykata le në burg drejtorin e shkollës…

Gjykata e Lushnjes ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Rrahman Çelën, drejtorin e shkollës i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënese 15-vjeçare. Ka qenë psikologia e shkollës dhe prindërit e vajzës ata që kanë bërë denoncim në polici për drejtorin 55-vjeçar. Ky i fundit jepte mësim në shkollën 9-vjeçare ku ishte vajza e mitur. Drejtori gjatë mësimit i thoshte fjalë komplimentuese vajzës së mitur si: “sa bukur je veshur sot”.

55-vjeçari Çela u vunë pranga ditën e djeshme nga policia e Lushnjes.