“Luani” shqiptar ka bërë një performancë të shkëlqyer dhe e ka treguar më së miri se përse ka statusin e kampionit. “Faleminderit të gjithë që më kanë mbështetur, nuk kam ardhur këtu me fat. Sot pësova një goditje me kokë, por luftoj më gjak. Kisha frikë mos isha çarë shumë dhe arbitri ndërpriste ndeshjes, por askush s’më ndal”, tha Marku, pas fitores.
Pas duelit, ai foli për “Sky Sports”, duke zbuluar planet për të ardhmen.
Falënderoj nga zemra gjithë shqiptarët”.
“Sot doja t’u tregoja anglezëve se çfarë jam në gjendje të bëj. Doja t’i tregoja të gjithëve se çfarë jam në gjendje të bëj në ring. Mos harroni se jam ende i ri, kam për të mësuar.
Kam vetëm 3 vite si boksier profesionist dhe po mësoj çdo ditë. Unë jap zemrën time kur futem në ring dhe e bërë. E ardhmja? Nuk kam asnjë problem. Më sillni kë të doni dhe unë do e mposht. Amir Khan a je gati? Do të të mposht.
Dua të kem përballë dhe Connor Ben. Këta njerëz më shmangin se kanë frikë nga unë. Në peshën time s’kam asnjë kundërshtar. Do të fitoj ndaj çdokujt që më del përpara. Besojeni apo jo do të jem kampion absolut në boks”, tha Florian Marku.
🗣 "Give me Amir Khan Next!" @FlorianMarku92 with a BIG Callout after his victory! 👀#MarshallHermans | TONIGHT | Utilita Arena | @SkySportsBoxing pic.twitter.com/Wxn4a8XPom
— BOXXER (@boxxer) April 2, 2022

