Ish-kandidati për deputet i PS nxjerr LAJMËRIMIN: “Më kanë humbur 13 milionë lekë, kush i gjen ka shpërblim

Ish-kandidati për deputet për Partinë Socialiste, Vaid Shaba, ka humbur 13 milionë lekë të vjetra. Ka qenë ABCNews e cila ka publikuar foton e denoncimit të bërë nga Shaba ku bën me dije se shuma e lekëve ndodhej në një qese. Kandidati për deputet ka nxjerrë në rrugët e qytetit të Kavajës edhe njoftime ku kërkon bashkëpunimin nga qytetarët.ku thuhet se kanë humbur 10 mijë euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga. Ish-kandidati për deputet ka njoftuar se do të ketë shpërblim për atë që i sjell.

DENONCIMI:

Më ka humbur një qese me 10 mijë euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga. Kushdo që e ka informacionin të kontaktojë në numrin e telefoni: 0682073309 ose të vijë pranë zyrave tona ‘Exchange’ Vaid Shaba, rruga ‘Qazim Kariqi’ tek ish-stacioni i autobusëve ose përballë xhamisë. Personi që sjell paratë do të shpërblehet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.