Policia rrugore bën namin në Korçë/ Përgjatë 1 jave gjobit 697 shoferë ,19 prej tyre iu heq patentën

Policia Rrugore, në zbatim të Planit Operacional të hartuar pas analizës së tremujorit të parë të Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, 5 prej tyre për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe 1 tjetër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 697 drejtues mjetesh📝 5 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. 70 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 5 të tjerë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur 170 masa administrative për ndalim/qendrim të gabuar të mjetit.

Janë tërhequr gjithsej 19 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 383 masa administrative, për shkelje të tjera, të ndryshme.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për_më_shumë_siguri_rrugore👮🚓

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.