Një i ri në gjendje të dehur ka vënë në alarm policinë rrugore të Tiranës, pasi po qarkullonte me makinën e tij duke shkaktuar aksidente. Fillimisht ka përplasur një qytetar tek vijat e bardha në ‘Vasil Shanto’, e më pas një taksi dhe më tej disa makina. I riu Denis Shima, 30 vjeç është kapur nga policia në tunelet e sheshit ‘Shqiponja’ në tentativë për tu larguar drejt autostradën Tiranë-Durrës .
