Vigjilje e Pashkës Ortodokse/ Fluks emigrantësh në Kapshticë ,hyjnë mbi 6000 shtetas

Në vigjilje të Pashkës ortodokse emigrantët shqiptarë kanë përfituar nga ditët e pushimit për tu kthyer në atdhe e për të festuar me familjarët e tyre. Pas 2 vitesh kufizime këtë herë në Kapshticë janë rregjistruar më shumë lëvizje dhe një numur i lartë automjetesh e qytetarësh në territorin doganor. Mbi 5800 persona hyne në Shqipëri nga ky pikëkalim ne 24 ore dhe kanë dalë 1893 shtetas.

Për të shmangur vonesat kufitare dhe rradhët situata është menaxhuar më së miri nga pala greke e cila nuk ka sjellë asnjë problem për emigrantët që dilnin nga shteti grek për të festuar në Shqipëri.

Në doganën e Kapshticës po punohet me kapacitet të plotë me 7 sportele, 5 në hyrje dhe 2 në dalje.

Autoritetet tona kufitare thonë se ky numër pritet të jetë në rritje në orët në vijim si dhe paraditen e së shtunës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.