Humbi jetën nga tërmeti/ Kjo është Elmira, 28-vjeçarja që u shua në moshën më të bukur…

Tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë Bosnjën ka shënuar një viktimë. Bëhet fjalë për një 28-vjeçare, e cila banonte në Stolaci pasi një shkëmb ra mbi shtëpinë e saj, si pasojë e lëkundjeve të forta. Mediat boshnjake raportojnë se Elmira Sefo u soll ne spital me plagë të renda dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekut dhe reanimacionit të gjatë, humbi jetën, teksa të plagosur lehtë janë prindërit e saj.

Një e afërme i vajzës së plagosur ka thënë për mediat se shkëmbi ka thyer shtëpinë dhe se skenat janë të tmerrshme. “

Ai shkëmb ra dhe u ça në shtëpinë e kushërinjve të mi. Kushëriri im u plagos rëndë. Në shtëpinë time gjithçka ra nga raftet në dysheme. Nuk kam ndjerë një tërmet të tillë në jetën time”, tha ajo.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.