Një tërmet i fortë është ndjerë mbrëmjen e sotme në Bosnje dhe Hercegovinë. Tërmeti ka qenë 5.7 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra ishte në jug të Bosnjës dhe u ndje në kryeqytetin Sarajevë, ndersa eshtë shënuar edhe viktima e parë .Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një vajzë 28-vjeçare. Ajo ka ndërruar jetë në spital, sakaq të plagosur kanë mbetur edhe familjarët e saj.
Në rrjetet sociale janë publikuar foto të dëmeve në banesa ndërsa njerëzit kanë dalë në rrugë kujtojme qe lëkundjet janë ndier në disa qytetet të Shqipërisë, si dhe në Kroaci, Mal të Zi dhe Kosovë.




