Beatrix Ramosaj ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit, që nga hyrja e saj në Big Brother. Ajo është përfolur shumë për lidhjen e saj në shtëpi me Donaldi, që e ka bërë atë një vajzë të paragjykuar, ku shumë kush e ka etiketuar si “gruaja që i mori burrin dikujt tjetër”, referuar historisë që ka pasur më herët me Borën. Mirëpo përballë këtyre akuzave, ajo ka dalë e përlotur duke thënë se tani nuk do të hesht, duke paralajmëruar çdokush që shpif ndaj saj, do përballet me pasoja ligjore.
