Iu bë atentat në Pogradec/ 22 vjeçari dërgohet me urgjencë tek Trauma…

Djali i biznesmenit, që mbeti i plagosur ditën e sotme është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një trajtim të specializuar mjekësor. Sipas informacioneve Joan Mucllari përveç plagosjes në këmbë ka marrë edhe një plagë tjetër që dyshohet me armë të ftohtë. Për këtë arsye është nisur për mjekim më të specializuar në kryeqytet. Nga të dhënat paraprake të policisë autorë të dyshuar janë Firdeus Berberi 21-vjeç dhe Greis Maxhari 23-vjeç. Mësohet se ka pasur një konflikt fizik mes 3 të rinjve, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës dhe të armëve të zjarrit ndërsa ngjarja dyshohet se ka lidhje me atentatin e dy viteve më parë, ku u qëllua me kallashnikov në drejtim të hotel Voloreka.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.