Fluks në Kapshticë/ Pas Pashkëve shqiptarët rikthehen në Greqi…

Përfundimi i Festës së Pashkëve është shoqëruar me kthim të emigrantëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi. Pasditja e kësaj të hëne ka sjellë fluks të dendur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, duke krijuar kështu radhë të gjata automjetesh. Pavarësisht faktit se po punohet me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje është krijuar radhë e gjatë, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të presin shumë në kufi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.