Kapen 2 kg kanabis në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, nga polica kufitare. Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se autori ka tentuar të korruptojnë policët me shumën prej 600 euro, ndërkohë është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë. Autori është shtetasi Gjovalin Zefi, 56 vjeç nga Shkodra dhe kërkonte të kalonte drejt Selanikut.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohen 2 kg kanabis në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Droga u gjet gjatë kontrollit rutinë të policisë të një 56-vjeçari që udhëtonte në drejtim të Greqisë. Në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike i cili tentoi të korruptonte punonjësit e policisë që zbuluan drogën dhe një shumë prej 600 eurosh. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së riskut dhe shkëmbimit të informaciomeve me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, automjetin tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin Gj. Z., 56 vjeç, banues në Shkodër. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në mjet, në bagazhin e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 pako me peshë 2 kilogram lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Shtetasi Gj. Z., ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke iu ofruar 600 euro, me qëllim shmangien e kontrollit”, njofton policia.
